web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Champions/ Barça-Atletico dhe PSG-Liverpool, rezultatet në kohë reale

8 Prill 2026, 20:59, Sport CNA

Champions/ Barça-Atletico dhe PSG-Liverpool, rezultatet në kohë

Barcelona pret Atletico Madrid-in në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, në përballjen e pestë mes tyre që nga dhjetori.

Katalanasit fituan 2-1 në kampionat dhe kryesojnë me 7 pikë diferencë në La Liga. Skuadra e Hansi Flick ka fituar 8 nga 9 ndeshjet e fundit dhe shënoi 8 gola ndaj Newcastle në turin e kaluar.

Atletico vjen pas 3 humbjeve radhazi dhe ka pësuar 4 humbje në 6 transfertat e fundit. Në përballjet direkte, Barcelona ka fituar 10 nga 13 ndeshjet e fundit dhe është e pamposhtur në shtëpi ndaj Atleticos që nga viti 2006.

Në sfidën tjetër, PSG përballet me Liverpool, ku francezët vijnë pas 4 fitoresh radhazi. Liverpool humbi 4-0 ndaj Manchester City-t dhe ka vetëm 1 fitore në 5 ndeshjet e fundit.

REZULTATET LIVE

BARCELONA-ATLETICO MADRID 0-2

PSG-LIVERPOOL 2-0 





Lajmet e fundit nga