web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pritej Silvinjo, klubi brazilian zyrtarizon trajnerin

7 Prill 2026, 16:26, Sport CNA

Pritej Silvinjo, klubi brazilian zyrtarizon trajnerin

Klubi i njohur brazilian, Corinthians, ka njoftuar zyrtarisht emërimin e Fernando Diniz në postin e trajnerit, duke i dhënë fund spekulimeve për një rikthim të mundshëm të Silvinjos në vendlindje.

Drejtuesit e klubit lëvizën me shpejtësi për të plotësuar vendin e lënë bosh pas dorëheqjes së Dorival Junior, duke përzgjedhur ish-teknikun e Fluminense-s dhe kombëtares braziliane për të marrë drejtimin e skuadrës.

Emri i Silvinjos ishte përfolur gjerësisht në mediat braziliane ditët e fundit si një kandidat potencial, nisur edhe nga fakti se kontrata e tij aktuale me Federatën Shqiptare të Futbollit skadon në korrik të këtij viti.

Me këtë lëvizje të Corinthians, zërat për një largim të menjëhershëm të teknikut kuqezi drejt kampionatit brazilian shuhen, ndërkohë që vëmendja mbetet te vendimi që do të merret për të ardhmen e tij në krye të Shqipërisë pas përfundimit të marrëveshjes zyrtare.





Lajmet e fundit nga