web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjithçka e hapur, Egnatia dhe Elbasani ndahen në “paqe”

8 Prill 2026, 20:08, Sport CNA

Gjithçka e hapur, Egnatia dhe Elbasani ndahen në “paqe”

Egnatia dhe Elbasani barazuan 1-1 në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë. Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 5-të me golin e Sotës pas një goditjeje këndi.

Elbasani reagoi dhe barazoi në minutën e 44-t me Ze Gomesh, pas një kundërsulmi të shpejtë. Goli u konfirmua pas një kontrolli 7-minutësh nga VAR për pozicion jashtë loje.

Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat krijuan raste, por pa ndryshuar rezultatin. Rasti më i mirë në fund ishte në minutën e 92, kur Bakajoko u ndal dy herë nga Totoshi dhe më pas gaboi kontaktin me topin.

Ndeshja u mbyll në barazim, duke lënë gjithçka të hapur për sfidën e kthimit. Kualifikimi do të vendoset në “Elbasan Arena”.





Lajmet e fundit nga