web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Abuzoi me 22-vjeçaren shqiptare, vendimi për ish-sulmuesin e Milan-it

27 Nëntor 2024, 14:06, Sport CNA
Abuzoi me 22-vjeçaren shqiptare, vendimi për ish-sulmuesin e
Milan

Ish-sulmuesi i Milan-it, Robinho, do të vazhdojë të vuajë dënimin e tij në burg.

I arrestuar që nga marsi 2024 pranë Sao Paulo-s, ish-sulmuesi i Milan-it po vuan dënimin e tij në Brazil, pasi u dënua me 9 vjet burg nga sistemi i drejtësisë italiane për rastin e përdhunimit në grup të një 22-vjeçareje shqiptare, që ndodhi në Milano në 2013-ën.

Ai e apeloi këtë vendim në Brazil, megjithatë 9 nga 11 gjyqtarë të Gjykatës së Lartë Federale të Brazilit vendosen që Robinho duhet të vuajë dënimin e tij në burg.

Edhe Federata braziliane shprehu opinionin e saj për Robinho-n, duke u distancuar me fjalë të ashpra.

Ednaldo Rodrigues, president i Konfederatës Braziliane të Futbollit (CBF), deklaroi se ishte "një nga kapitujt më katastrofikë në futbollin brazilian".

“Është e turpshme që një lojtar të ndihet rehat të kryejë këtë lloj perversiteti, duke përfituar nga ajo që ka arritur dhe duke menduar se nëpërmjet sportit do të mbrohet në njëfarë mënyre nga çdo ndëshkim. CBF, të gjithë drejtuesit e saj dhe komisioni teknik i ekipit brazilian, qëndrojnë në solidaritet me viktimën e krimit brutal të kryer nga ish-lojtari, për të luftuar jo vetëm dhunën seksuale, por të gjitha llojet e dhunës”, -u shpreh Rodrigues./CNA





Lajmet e fundit nga