web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

FOTO/ Para ndeshjes me Kosovën, trajneri i Islandës jep dorëheqjen

26 Nëntor 2024, 15:22, Sport CNA
FOTO/ Para ndeshjes me Kosovën, trajneri i Islandës jep
Kosova

Age Hareide nuk është më trajneri i kombëtares së Islandës.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Federata e Futbollit të Islandës bën me dije se trajneri ka vendosur që të largohet nga drejtimi i ekipit kombëtar të vendit të tyre.

Hareide mori drejtimin e skuadrës nga Arnar Vidarsson në prill 2023 dhe e drejtoi atë në një total prej 20 ndeshjesh.

Ky vendim i norvegjezit vjen para ndeshjeve të marsit, me Islandën që do të ndeshet me Kosovën në “play off"-in e Ligës së Kombeve.

Federata islandeze e falënderon 71-vjeçarin për punën e bërë në krye të skuadrës së tyre, ndërsa bën me dije se kanë nisur kërkimet për teknikun e ri.

“Falenderojmë Age për punën e tij dhe i urojmë gjithë të mirat. Kanë nisur kërkimet për një trajner të ri. Detyra e radhës e kombëtares A të meshkujve është në muajin mars, ku skuadra do të përballet me Kosovën në play-off për një vend në Ligën B të Ligës së Kombeve”, -shkruhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Islandës.

Kosovë-Islandë do të përballen në datat 20 dhe 23 mars për të siguruar ngjitjen në Ligën B të Ligës së Kombeve./CNA

FOTO/ Para ndeshjes me Kosovën, trajneri i Islandës jep





Lajmet e fundit nga