web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E bujshme/ Partizani shet “yllin” e ekipit, zbulohet sa arkëtojnë “demat”

27 Nëntor 2024, 13:57, Sport CNA

E bujshme/ Partizani shet “yllin” e ekipit, zbulohet sa

Mbrojtësi Andi Hadroj do të largohet nga Partizani në merkaton e janarit. Kryeqytetasit kanë arritur marrëveshjen për shitjen e futbollistit në Ukrainë, te skuadra e FC Polissya Zhytomyr.

Në arkat e të kuqve do të shkojnë 150 mijë euro, ndërsa Partizani ka ruajtur edhe 10% të kartonit, në rast të një rishitjeje në të ardhmen.

Hadroj do të firmosë një kontratë 3.5 vite me ukrainasit, nga ku do të përfitojë 12 mijë euro në muaj. Mbetet tashmë vetëm zyrtarizimi nga ana e protagonistëve.





Lajmet e fundit nga