web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përforcime në mbrojtje, Amorim kërkon yllin e Milan-it

27 Nëntor 2024, 11:02, Sport CNA
Përforcime në mbrojtje, Amorim kërkon yllin e Milan-it
Milan

Ruben Amorim ka nisur menjëherë nga puna te Manchester United dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm me trajnimin e skuadrës, por edhe me merkaton.

Tekniku i ri i “Djajve të Kuq” ka kthyer fokusin nga lojtarët e rinj që kërkon të ketë në ekip.

39-vjeçari ka nisur tani të mendojë seriozisht për të ardhmen, kjo në bashkëpunim me bordin drejtues që duket i gatshëm të ndihmojë portugezin në realizimin e dëshirave të tij.

Objektivi i parë për "Djajtë e Kuq" sipas medieve britanike raportohet se është mbrojtësi i Milan-it, Theo Hernandez.

Francezi është në bisedime me klubin e tij për rinovimin, me kontratën aktuale që skadon në verën e vitit 2026.

Situatë nga e cila Manchester United kërkon të përfitojë, pasi Theo dhe Milan ende nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për zgjatjen e kontratës.

27-vjeçari francez konsiderohet si një lojtarë thelbësor me të cilin United kërkon të përforcojë mbrojtjen.

Tashmë e gjitha do të varet nga lojtari, nëse deri në fund të sezonit do të rinovojë apo jo kontratën me Milan-in./CNA

 

 

 





Lajmet e fundit nga