LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vranësira dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

15 Maj 2024, 07:05, Sociale CNA

Këtë të mërkurë, vendi ynë do të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellime.

Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në veriperëndim dhe perëndim të vendit. Reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët e lokalisht me intensitet mesatar. Në orët e mesditës reshjet e shiut do të jenë prezente me intensitet të ulët, por përgjatë relieveve malore të vendit.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon reshje shiu në formën e shtrëngatave, në intervale të shkurtra kohore, shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era pritet të fryjë nga kuadrati i jugut me shpetësi mesatare deri në 8 m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 14 m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 8 deri 22 °C;

në zonat e ulëta 9 deri 28°C;

në zonat bregdetare 13 deri 27°C./ CNA

22:46 Sociale Lira Gjika

Miqësia nga virtyti

Aristoteli, një nga filozofët më të mëdhenj që ka jetuar n...

Lajmet e fundit nga