Vranësira dhe kthjellime/ Moti për ditën e sotme
Ditën e hënë moti parashikohet kryesisht i kthjellët me vr...

Në Shqipëri, 1 Maji, që teorikisht përkujton protestat e punëtorëve në shekullin XIX, për të kërkuar të drejtën e punës 8-orëshe, e ka humbur me kohë simbolikën e vet.
Përpara viteve ’90, kjo ditë ishte një paradë manifestimi propagandistik, që demonstronte arritjet e diktaturës së proletariatit.
Në kontrast, në shtetet, që në atë kohë i quanim kapitalisto-shfrytëzuese, ku 1 Maji vlerësohet si dita e solidaritetit ndërkombëtar të punonjësve, kjo ditë shoqërohej me protesta.
Pas viteve ’90, 1 Maji është kthyer nga një ditë parade me detyrim thjesht në një ditë më shumë pushimi, ku njerëzit shëtisin, i gëzohen kohës së ngohtë, shkojnë në plazh, apo dhe udhëtojnë jashtë shtetit, duke shfrytëzuar linjat me kosto të ulët (sa keq që 1 Maji i këtij viti nuk qëlloi e martë, ose e enjte, sepse Qeveria do të vendoste që dhe e hëna apo e premtja të bëheshin pushim, siç vepron rëndom).
Në morinë e ngjarjeve që ndodhin në Shqipëri, askush nuk shqetësohet më për këtë ditë. Të gjithë janë shumë të zënë me "Big Brother" e politikë.
Manifestimet ua kanë lënë vendin shfaqjeve në salla, apo paradës së shifrave që interpretohen sipas interesit. Ecejaket nëpër SPAK janë kthyer ai ato telenovelat, ku në pjesën më të madhe dihet që fundi do të jetë i lumtur.
Ndonëse kësaj dite i ka humbur simbolika, po tentojmë që të dalim pak kundër rrymës dhe të shprehim "urra" për 1 Majin tonë:
Rroftë 1 Maji, për fuqinë punëtore që largohet! Shqipëria ka një histori të gjatë emigracioni të pas viteve ’90, por që pas pandemisë, vala u gjallërua sërish. Ikja nuk është më prej varfërisë së tejskajshme, siç ndodhte tri dekada më parë. Tashmë po largohen familje me të ardhura të mira, për hir të së ardhmes së fëmijëve të tyre, nga një vend që premton pak për arsimin apo shëndetësinë.
Eurostat raportoi se në periudhën 2013-2023, Shqipëria ishte e dyta në botë për numrin e lartë të kërkesave për azil të personave nën 18 vjeç.
Ndërsa në shtetet e tjera “konkurrente” me ne, ikja është për shkak të luftës, në Shqipërinë e bukur, që ka hyrë në procesin e pakthyeshëm drejt integrimit evropian dhe po e vizitojnë miliona turistë, largimi nuk është për arsye jetike. Këta të rinj që ikin janë punonjësit e munguar të së ardhmes, që do ta përkeqësojnë më keq tregun e punës, që edhe sot po vuan nga mungesa e fuqisë punëtore.
Statistikat sot tregojnë se Shqipëria ofron ndër orët më të gjata të punës në Evropë dhe pagat më të ulëta. Të rinjtë e “Gen Z” nuk janë si Millennials, ata kërkojnë shumë dhe nëse nuk e marrin rendin drejt alternativave të tjera.
Nuk u gjet dot zgjidhja as te marrja e të huajve, që më së shumti e panë Shqipërinë vetëm si trampolinë për t’u larguar drejt shteteve të tjera të Evropës.
Rroftë 1 Maji, për vendet e punës, që sot janë bosh, përfshirë dhe administratën publike! Rendja e qeverisë për të rritur pagat, në një përpjekje për t’i barazuar ato me rajonin, paradoksalisht nuk po arrin të tërheqë më shumë punonjës në administratë.
Janë vetë qeveritarët që ankohen se kanë shumë vende bosh dhe se nuk po arrijnë t’i plotësojnë, pasi firma që ata mund të vënë në dokumentet shtetërore mund t’i çojë në SPAK!
Pra në administratën tonë, punonjësit, edhe pse të zgjedhur nga radhët e militantëve, ikin t’i shpëtojnë ndëshkimit për shkak të korrupsionit të pafre të shefave të tyre.
Rroftë 1 Maji, për kontributet e munguara në sigurime që do të sjellë edhe më varfëri në shtresën e punonjësve nesër në moshë pensioni. Të dhënat zyrtare tregojnë se në vitin 2023, gjysma e pensionistëve morën pagesa të pjesshme, për arsye se nuk kanë arritur të përmbushin kriteret e ligjit për Sigurimet Shoqërore, për përfitimin e pagesave të plota, nga 28% në vitin 2014.
Punonjësit sot duan perspektivë. Dhe kjo nuk nënkupton vetëm paga më të larta, apo kushte të mira pune. Shumë kompani private, në fakt, po i rrisin standardet dhe kanë politika bashkëkohore të zhvillimit të burimeve njerëzore.
Punonjësit e sotëm kërkojnë, mbi të gjitha, një të ardhme të qëndrueshme, që t’i sjellë mundësi zhvillimi në karrierë, pa u frikësuar për pasojat (sidomos në Administratën Shtetërore), ku taksat që paguajnë dhe shpesh u rriten, t’u kthehen mbrapsht me shërbime dhe jo të shohin se si u vidhen me lloj-lloj skemash, madje banale, ku shërbimi shëndetësor të jetë i një standardi të paktën normal, apo arsimi të jetë cilësor, jo t’i rendisë nxënësit në fund të Evropës, apo të shënojë rënien më të madhe globale (testi i PISA). Sot, alternativat janë të shumta. Evropa po kërkon profesionistë dhe po ua merr vendeve të tilla si Shqipëria.
Ndaj 1 Maji nuk duhet të jetë një ditë për të festuar, por një ditë simbolike për të reflektuar për të ardhmen e pasigurt të vendit./ Revista Monitor
Ditën e hënë moti parashikohet kryesisht i kthjellët me vr...
Aristoteli, një nga filozofët më të mëdhenj që ka jetuar n...
Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet nga ...
Dita e diel do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe v...
Dita e shtunë do të jetë në ndikim të kushteve atmosfe...
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve ...
Vendi ynë ditën e sotme do të ndikohet nga kushtet atmosfe...
Vendi ynë, ditën e sotme parashikohet të ndikohet nga kush...
Numri i automjeteve që qarkullojnë në vend është rritur nd...
Edhe këtë të martë, moti parashikohet i kthjellët në të gj...
Pak ditë më parë, fillimisht të enjten e javës që lamë...
Këtë të hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet ...
Skema e pensioneve, në vitin e dhjetë të zbatimit të saj, ...
Dita e diel do të jetë në ndikim të kushteve atmosferi...
Dita e shtunë do të jetë në ndikim të kushteve atmosfe...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte ...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte ...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Ditën e sotme pritet përkeqësim i kushteve atmosferike...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...