web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Temperaturat deri në 35 gradë/ Moti për ditën e sotme

12 Korrik 2025, 08:15, Sociale CNA

Temperaturat deri në 35 gradë/ Moti për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Sipas SHMU, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar vranësira të pakta kalimtare nga orët e mesditës kryesisht në relievet malore. 

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimore dhe zonave luginore era fiton shpejtësi 8-10 m/s.

Valëzimi në dete do të shkojë nga 1-2 ballë.

Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 35 gradë Celsius./ CNA





Lajmet e fundit nga