Ulen temperaturat/ Moti për ditën e sotme
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...

Një familje prej 5 anëtarësh në Trebinjë të Pogradecit mbeti e pastrehë pasi flakët e zjarrit përfshinë banesën e tyre mbrëmjen e së hënës. Për pasojë, e gjithë banesa bashkë me orenditë dhe çdo send personal të familjarëve u shkrumbuan. Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve, por edhe banorëve të lagjes ‘Qosollë’, banesa u dogj tërësisht. Fatmirësisht nga flakët masive të zjarrit nuk pati të lënduar.
Agron Qose, kryefamiljari, tregon se gjithçka nisi me një kërcitje në çati, si pasojë e një shkëndije elektrike dhe më pas e gjithë banesa u përfshi nga flakët në pak sekonda.

“Rreth orës 4, ishim në shtëpi brenda me gjithë gruan. Dëgjuam një kërcitje, por nuk ia vumë veshin, vetëm kur erdhi një komshi dhe na thirri: 'Dilni se u dogjët!'. Kur për 5 minuta ra çatia përdhe, ranë tavanet dhe s'mundëm dot të shpëtojmë asgjë prej gjëje. Erdhi zjarrfikësja, por nuk patën mundësi të bënin shumë, bile njëri zjarrfikës u aksidentua duke fikur zjarrin sepse u rrëzua kur punonte”,-tregon Qose.
Teksa të pestë anëtarët e familjes mbetën pa çati mbi tokë, tashmë shpresa e tyre e vetme është shteti, pasi të gjitha kursimet e tyre të jetës i kishin futur në ndërtimin e shtëpisë. Kryetari i Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli, teksa vizitoi familjen, tha se bashkia do të bëjë të gjitha përpjekjet ligjore për ringritjen e banesës së djegur.

“Agron, shyqyr që nuk ka ndodhur dëme në njerëz dhe bagëti. Unë prandaj jam sot këtu me grupin e emergjencave, do të mbajmë shënime dëmet dhe brenda ligjit do të bëjmë të mundur që të ta ringremë shtëpinë. Të uroj gjithë të mirat, Zoti të dhëntë shëndet, pasi të tjerat do të rregullohen”,-tha Xhakolli.
Momentalisht familja Qose është duke u strehuar tek të afërmit në fshat, ndërsa kanë nevoja urgjente për veshmbathje dhe ushqime bazë./CNA
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Tregtarët e Zdrales në Shkodër kanë reaguar duke mos qenë ...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Aktivistja Zhaklin Lekatari ka bërtë me dije se Vip Magazi...
Ilir Gëdeshi dhe Russell King prej dekadash merren me stud...
Të dhënat mbi popullsinë në moshë pune (15–64 vjeç) në Shq...
Shqipëria po hyn në një cikël të shpejtë boshatisjeje. Tek...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Një situatë e pazakontë ka ardhur nga fshati Cernalevë, në...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Agjencia e Shërbimit Veterinar ka ndërmarrë disa aksione n...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Tregu i kafshëve në fshatin Stom Golem të Shkodres funksio...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Europa është në gatishmëri të lartë ndërsa kontinenti përb...
Ditën e shtunë vendi ynë parashikohet me kushte atmosferik...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...