web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Temperaturat deri në 40 gradë celsius/ Moti për ditën e sotme

6 Korrik 2025, 08:11, Sociale CNA

Temperaturat deri në 40 gradë celsius/ Moti për ditën e

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Sipas SHMU, moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa përgjatë orëve të mesditës deri ato të pasdites alternime vranësirash të pakta deri mesatare kryesisht në relievet malore në lindje të territorit.

Në zonën e juglindjes reshje shiu afatshkurtra dhe intensitet të ulët ndërsa në malësitë e kësaj zone reshjet në mënyrë të izoluar në formën e shtrëngatave. 

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi 6-8 m/s.

Valëzimi në dete do të shkojë nga 1-2 ballë.

Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 40 gradë celsius./ CNA





Lajmet e fundit nga