Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Shkalla e punësimit erdhi më rënie në tremujorin e parë 2025 në krahasim me të njëjtin periudhë të një viti më parë, për shkak të rënies së fortë të punësimit në sektorin e bujqësisë.
Sipas të dhënave të INSTAT shkalla e punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart ishte 58,3 %. Numri i të punësuarve për popullsinë 15 vjeç e lart, nga tremujori i parë i vitit 2024 në tremujorin e parë 2025, është ulur me 0,8 %.
Në terma vjetorë, punësimi është ulur me 9,3 % në sektorin e bujqësisë, ndërsa është rritur me 0,1 % në sektorin e industrisë dhe me 6,4 % në sektorin e shërbimeve.
Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, në tremujorin e parë 2025, punësimi për popullsinë 15 vjeç e lart është rritur me 0,3 %. Punësimi ulet me 2,7 % në sektorin e bujqësisë dhe me 0,8 % në sektorin e industrisë, ndërsa është rritur me 3,3 % në sektorin e shërbimeve.
Shkalla zyrtare e punësimit për popullsinë 15–64 vjeç është 69,5?%. Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, kjo shkallë është rritur me 1,2 pikë përqindje, dhe në raport me tremujorin e katërt 2024, rritja është 1,1 pikë përqindje.
Shkalla zyrtare e papunësisë për popullsinë 15 vjeç e lart është 8,7?%. Ky tregues është ulur me 0,1 pikë përqindje si në tremujorin e parë të vitit 2024, ashtu edhe me tremujorin e mëparshëm. Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për popullsinë 15–64 vjeç, është 76,7?% në tremujorin e parë 2025.
Ky tregues është rritur me 1,2 pikë përqindje si në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2024, ashtu edhe me tremujorin e katërt 2024.
Për gratë, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 70,9 %, ndërsa për burrat ky tregues është 82,8 %.
Për burrat, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 12,0 pikë përqindje më e lartë sesa për gratë. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për gratë është rritur me 1,5 pikë përqindje, dhe për burrat me 0,9 pikë përqindje.
Gjatë tremujorit të parë të vitit 2025, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 54,5 %.
Ky tregues është ulur me 0,5 pikë përqindje, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024, ndërsa është rritur me 0,9 pikë përqindje, në krahasim me tremujorin e katërt 2024. Për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e parë 2025, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 85,0 %.
Shkalla e punësimit për burrat e grup-moshës 15-64 vjeç është 75,8 %, ndërsa për gratë është 63,3 %. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024, shkalla e punësimit është rritur për burrat me 1,4 pikë përqindje dhe për gratë me 1,0 pikë përqindje.
Në tremujorin e parë të vitit 2025 shkalla e punësimit të të rinjve është 44,8 %. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024, shkalla e punësimit të të rinjve është rritur me 0,9 pikë përqindje dhe në krahasim me tremujorin e katërt 2024 ështe rritur me 1,4 pikë përqindje. Për popullsinë 30- 64 vjeç, në tremujorin e parë 2025, shkalla e punësimit është 78,6 %.
Në tremujorin e parë të vitit 2025, shkalla zyrtare e papunësisë është 7,6 % për burrat dhe 9,8 % për gratë. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024, shkalla e papunësisë është rritur me 0,4 pikë përqindje për gratë, ndërsa është ulur me 0,6 pikë përqindje për burrat.
Shkalla e papunësisë për të rinjtë 15–29 vjeç është 17,9 %. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024, ky tregues është ulur me 2,4 pikë përqindje, dhe në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2024 është ulur me 1,3 pikë përqindje.
Për grupmoshën 30–64 vjeç, shkalla e papunësisë është 7,5 %. Në terma vjetorë, ky tregues është rritur me 0,4 pikë përqindje, dhe krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2024 është rritur me 0,3 pikë përqindje.
Popullsia ekonomikisht jo-aktive Në tremujorin e parë të vitit 2025, 17,2 % e popullsisë ekonomikisht joaktive në moshë pune (15–64 vjeç) është e angazhuar për të përmbushur detyrat shtëpiake, 12,3 % është në pension ose pension të parakohshëm, ndërsa 15,2 % është në paaftësi të përhershme për punë.
Gjithashtu, 2,5 % e popullsisë ekonomikisht joaktive në këtë grupmoshë deklaron se nuk po kërkon punë pasi beson se nuk ka punë të disponueshme, dhe për këtë arsye klasifikohet si të papunë të dekurajuar.
Të rinjtë e moshës 15-29 vjeç që deklaruan se janë nxënës/studentë ose në trajnim përbëjnë 72,7 % të të rinjve ekonomikisht jo-aktivë. Ndër të rinjtë e moshës 15-29 vjeç ekonomikisht jo-aktivë, 1,1 % klasifikohen si të papunë të dekurajuar.
Në popullsinë e moshës 30-64 vjeç, ky grup përbën 15,0 % të popullsisë ekonomikisht jo-aktive të kësaj grup-moshe./ Revista Monitor
Më shumë se 110 milionë njerëz në të gjithë Europën vuajnë...
Të paktën 178 krerë të imëta janë asgjësuar në dy fermat q...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushtev...
Kominiteti rom i strehuar tek kontinierët që Bashkia Shkod...
Një vatër e dytë e murtajës është konfirmuar zyrtarisht në...
Është konfirmuar vatra e dytë e murtajës në Qarkun e Korçë...
Provimet e Maturës Shtetërore përmbyllen sot, me provimin ...
Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Flet babai i 12-vjeçarit që u mbyt rreth 10 ditë më parë n...
Shfaqja e murtajës te dhentë në Shkodër ka bërë që Autorit...
Ditën e hënë vendi ynë do të ketë mot të qëndrueshëm dhe t...
Territori shqiptar do të vijojë nën mbizotërimin e motit t...
Ujësjellës Kanalizimet Durrës me anë të një njoftimi kanë ...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Kancelarja e Arsimit në Nju Jork, Melissa Aviles-Ramos, nj...
Një stuhi e pazakontë me reshje të dendura shiu dhe breshë...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Me përjashtim të rastit të dy javëve më parë kur në një fe...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Franca dhe Gjermania, dy shtete drejt të cilave u dyndën s...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...