E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Të sëmurëve rëndë në QSUT nuk u kryhen më analiza edhe pse mund të jenë në rrezik për jetën.
Një javë më parë Drejtoria e QSUT u ka dërguar mesazh mjekëve që të reduktojnë analizat pasi fondi është drejt fundit.
Por situata bëhet edhe më alarmante pasi mëngjesin e sotëm, mjekëve u dërgohet një tjetër mesazh ku u komunikohet se buxheti te koncesionari është ezauruar në masën 100% e nuk mund të kryhet asnjë analizë.

Në mesazhin dërguar mjekëve theksohet se mund të bëhen veç analizat e raportuara me Kod të Kuq dhe asnjë analizë tjetër.
Po ashtu në mesazh nxirret në pah edhe një tjetër skandal, që mjekët që kërkojnë me insistim që të kryhen analizat e pacientëve në gjendje të rëndë kanë bezdisur koncesionarin, e për këtë kërkohet nga shefat e pavioneve që t'u tërhiqet vëmendja këtyre mjekëve.
E madje, mjekëve specializantë u ndalohet rreptësisht që të kërkojnë të kryhen analiza.

Edhe para dy muajsh QSUT u përfshi nga skandali pasi mbaroi fondi për laboratorët dhe pacientët u lanë pa analiza, pavarësisht nga sëmundjet, nga më të rëndat në rrezik për jetën.
Laboratorët u dhanë me koncesion nga qeveria me një vlerë prej më shumë se 13 miliardë lekë ose 104 milionë euro, për 10 vitet e ardhshme.
KLSH konstatoi shkelje të rënda në procedurën e dhënies së koncesionit PPP dhe në janar të këtij viti kallëzoi penalisht dhjetë zyrtarë të Ogerta Manastirliut.
Koncesioni u firmos në 24 prill 2019 mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe konsorciumit të kompanive Labopharma me 41%, Exalab France me 25% dhe AB Laboratory Solution BV, një kompani e regjistruar në Holandë me 33% pjesë në konsorcium.
Pas koncesionarit fshihen njerëz me lidhje të forta në PS dhe pranë kryeministrit Edi Rama. Edhe te ky koncesion nuk mungon emri i Vilma Nushit, të check up-it, pasi pikërisht ortaku i saj Janis Karathano, pronar i ‘Labopharma’, ka koncesionin e laboratorëve.
KLSH ka arritur në konkluzionin se komisioni duhej të kishte skualifikuar bashkimin e operatorëve, ndryshe nga qëndrimi i Ministrisë që ka pranuar ofertën dhe i ka shpallur fituese.
Koncesioni i laboratorëve hyn te PPP-të skandaloze krahas sterilizimit, hemodializës dhe check up, me miliona euro që shpërdorohen çdo vit nga buxheti i shtetit, ndërsa pacientët nuk përfitojnë shërbimin e duhur mjekësor./ Syri
Viroologu Dr. Amr Bayoumy ka folur sot për mënyrat e t...
Epidemiologu i njohur shqiptar, Ibrahim Luloçi, është ...
30 maji është dita botërore e sklerozës multiple. Në S...
Sot në emisionin “Me zemër të hapur” janë përballur dr...
Pak ditë më parë një video u bë virale, ku një vajzë u...
Eshtë mbledhur këtë mëngjes Komiteti Kombëtar Teknik-K...
Pjesa e parë e ditës do të jetë në mbizotërimin e kush...
Duke lënë mënjanë ditën e sotme me reshje shiu e ulje ...
Skuqje e fytyrës Sipas Institutit Kombëtar për Abuzim...
Me rritjen e varianteve të reja të koronavirusit, simp...
Në një botë që vuan ende pasojat e pandemisë COVID-19,...
Sipas MeteoAlb, deri në orët e mesditës do të jemi me ...
Mjekja Aurora Dollengber, ka folur lidhur me virusin m...
Disa ekspertë të shquar të sëmundjeve infektive kërkoj...
Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka dhënë dis...
Teksa qytetarët shqiptarë ankohen çdo ditë për të ardhmen ...
Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka treguar s...
Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka kritikuar...
Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka folur për...
Paraditja do të jenë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimev...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...