Vranësira dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për ditën e sotme
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...

A jeni më i zgjuar se një dhjetëvjeçar? Të dhënat e reja tregojnë se një pjesë tronditëse e të rriturve në shtetet e pasura mund të mos jenë, shkruan "The Economist".
Sipas një studimi të fundit të publikuar nga OECD-ja, afërsisht një e pesta e njerëzve të moshës 16 deri në 65 vjeç nuk arrijnë rezultate më të mira në provat e matematikës dhe të leximit sesa pritet nga një nxënës që mbaron shkollën fillore. Më keq akoma, të rriturit në shumë shtete janë bërë më pak të shkolluar gjatë dhjetë viteve të fundit.
“Anketa e aftësive të të rriturve” e OECD-së kryhet vetëm një herë në dekadë. Studiuesit u kërkuan 160,000 të rriturve në 31 shtete dhe rajone, që të bënin disa provime të shkurtra në matematikë, shkrim-lexim dhe zgjidhje të problemave.
Synimi ishte të vlerësohej nëse ata janë të aftë të mbajnë një vend pune, të marrin pjesë në jetën qytetare dhe në përgjithësi të lulëzojnë në shoqëri. Detyrat më fillestare matnin nëse njerëzit mund të kuptonin paralajmërimet e shënuara në anën e pasme të një pakete aspirine, ose të kuptonin se sa letër muri nevojitet për të mbuluar një dhomë. Në nivele më të përparuara, shqyrtohej se sa mirë njerëzit mund të nxirrnin përfundime të shëndosha nga analizat dhe grafikët që tregohen për shembull, nëpër revista.
Finlanda arriti rezultatet më të larta: ajo mori notën mesatare më të lartë në të tri fushat. Edhe njerëzit në Holandë, Norvegji dhe Japoni arritën një nivel më të mirë se mesatarja në të gjitha disiplinat. Anglia është ngritur në renditje në dhjetë vitet që nga kryerja e fundit e provës, falë rritjes së aftësive të të rinjve. Në të kundërt, rezultatet e Amerikës po bien.

Në mënyrë të ngjashme, Kili, Italia, Polonia dhe Portugalia kanë një përqindje të lartë të njerëzve që arritën rezultate poshtë normës mesatare. Pothuajse gjysma e kilianëve patën rezultate mjaft të dobëta, si në matematikë, ashtu edhe në lexim, krahasuar me vetëm 8% të japonezëve. Rezultatet e përgjithshme tregojnë rënien e aftësive fillestare.
Pothuajse për çdo vend që ka rritur pikët ndjeshëm gjatë dhjetë viteve të fundit, ka një tjetër që ka pasur rënie të pikëve. Për sa i përket shkrim-leximit, vendet me rezultate në rënie janë më të shumta se ato që kanë pasur përparim. Kjo po ndodh pavarësisht se më shumë njerëz po përfundojnë shkollën e mesme dhe më shumë po marrin diploma. Njerëzit më pak të aftë po bëhen gjithnjë e më të paaftë. Në shumë shtete po zgjerohet hendeku midis njerëzve më të aftë dhe atyre më pak të aftë. Një shpjegim është rritja e emigracionit. Banorët jo vendas zakonisht dalin më dobët në provat e gjuhës.
Plakja e popullsisë është një arsye tjetër: të dhënat tregojnë se aftësitë në llogaritje dhe shkrim-lexim arrijnë kulmin rreth moshës 30-vjeçare apo pak më vonë. Por edhe kur llogariten këto ndryshime, rezultatet e shkrim-leximit në shumë shtete po bien. Andreas Schleicher, kreu i arsimit dhe aftësive në OECD, thotë se të rriturit tani po praktikojnë më pak se sa dikur leximin e teksteve të gjata dhe të ndërlikuara. Për këtë mund të fajësojmë edhe TikTok-un.

Studimi i OECD-së nuk është i vetmi që tregon se përmirësimi i aftësive njohëse ka ngecur. Gjatë gjithë shekullit XX, psikometistët vunë re se niveli i inteligjencës po rritej në mënyrë të vazhdueshme, si pjesë e një dukurie të quajtur “efekti Flynn”. Kohët e fundit, në disa shtete është vënë re një stanjacion ose rënie.
Shkaku i kësaj është debatuar ashpër. Ajo që askush nuk e vë në dyshim është se njerëzit me tru të shkathët e kanë më të lehtë të shmangin fatkeqësitë e rënda të jetës dhe kanë më shumë gjasa të shijojnë një jetë më të mirë. Këtë e vërtetojnë edhe sondazhet e kryera krahas provave të OECD-së.
Njerëzit që morën rezultate më të larta në provë fitonin paga 75% më të larta se ata që morën rezultate më të ulëta. Dhe duket se fitimet e të qenët i zoti në matematikë dhe shkrim-lexim nuk janë thjesht financiare. Ata njerëz që arritën rezultate më të mira ishin në përgjithësi më të lumtur dhe gëzonin shëndet më të mirë.
Ndërsa njerëzit që morën rezultate më të dobëta ishin më dyshues ndaj të tjerëve dhe kishin më shumë gjasa të ndiheshin të shkëputur nga politika. Nuk është nevoja të kesh zgjuarsi të jashtëzakonshme për të kuptuar se kjo mund të sjellë telashe në të ardhmen./Monitor
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Ditën e sotme moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjel...
Shqiptarët gjithnjë me shumë po bëhen dyshues në marrëdhën...
Moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët, ndërsa vr...
Besim Ndregjoni zgjodhi Muzeun e Dëshmisë dhe kujtesës në ...
Në një qoshe të harruar të fshatit “Vajze” në Selenicë, nj...
Nga dita e hënë deri ditën e enjte moti parashikohet i...
Nga dita e hënë deri ditën e enjte moti parashikohet i qën...
Qëndrueshmëria e kushteve atmosferike do të vijojë të jetë...
Nga pushimet dimërore në Alpet e Europës, te qytetet e...
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për d...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Këtë të enjte pritet një përmirësim i lehtë i kushteve atm...
Këtë të enjte pritet një përmirësim i lehtë i kushteve atm...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Këtë të martë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Nga DRV Shkoder informohemi se akset rrugore që mbulon kjo...
Ndërsa Shqipëria prej dekadash po vuan nga rrjedhja e trur...
Për ditën e sotme pritet kalimi i një fronti të ftohtë mbi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Houthi-t e Jemenit kanë deklaruar se kanë sulmuar dy anije...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...