Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Në Shtator të këtij viti, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan transmetoi një rast problematik në Lezhë pasi një zonjë tregoi se çfarë lojërash ka bërë ish-bashkëshorti me të cilin jetoi 23 vjet, për t’i marrë shtëpinë. Ky i fundit në bashkëpunim me firmën ndërtuese tjetërsuan pasurinë e blerë në vitet 2017-2018. Në fund shtëpia i kaloi një personi të lidhur me ish-burrin e saj, kunatit të tij. Në të gjitha këto veprime, denoncuesja nuk është pyetur fare nga noteri Fran Gjoni. Vetë noteri nuk i pranoi shkeljet.
6 SHTATOR 2023:
Noteri: Po, ku di unë. Shife, ku thotë Gjergj Suti këtu, i ka dhënë… përfaqësues… ja urdhëro. E ka bërë pa dijeninë e gruas. Kur e ka porosit, ka dijeninë e gruas, kur e ka revukuar pa gruan.
Qytetari: I bie është gabim!
Qytetari: Domethënë, kur unë blej një shtëpi dhe jam i martuar ose porosis diçka, kur bëj revokim, nuk del atje domethënë, që unë jam i martuar dhe duhet të vijë edhe nusja, që të firmosë, apo…?
Noteri: Që në 2019-tën, o djali. E kam bërë në 2019-tën me sistemin e vjetër të asaj, kurse tani, me sistemin e ri, që e kanë fut automatikisht edhe gruan, është problem tjetër. Deri atëherë, s’e kanë pas fut gruan.
Kur gruaja ka tentuar të hyjë në apartamentin, të cilin e mban ish-burri me letra të falsifikuara, zonja u dhunua jo vetëm nga ai, por edhe nga djali 18-vjeçar. Ajo u ekzaminua nga një mjek, u shtrua në spital dhe u pajis me raport mjeko-ligjor për 9 ditë paaftësi. Më pas bëri dhe denoncim në polici. Por ish-bashkëshorti pas tre javësh qëndrim në burg, u la i lirë dhe zonja ndjehet e kërcënuar.
6 SHTATOR 2023:
Gjergj Suti: E di, që ke prek pronën e huaj?
Denoncuesja: Mos e prek burrin e huaj! Ik!
Djali: Merr Policinë, merr!
Denoncuesja: Ik të thashë, ik! Hë gjuaj!
“Djali e heq kamerën. Pasi është mbyllur kamera vjen burri më fut duart në fyt dhe më fut dy grushte në kokë. Më thotë me u largua nga këtu se kjo nuk është shtëpia jote”, tha denoncuesja.
Një video tronditëse e bërë publike në “Stop” ku paraqitet dhuna që i biri ushtron ndaj të ëmës, ka nxitur revoltimin e drejtuesit të emisionit investigativ Saimir Kodra.
Denoncuesja: He hajde më rrih. Hë, ça do? Ik të thashë atje, ça don? Ik David! Ik të thashë! Ik të thashë o David! Ndihmë!
Saimir Kodra: Është djali i një nëne që e ka lindur dhe që e dhunon, nuk e di. Nuk e do nënën tënde, ke punë me Zotin, por mos e prek me dorë se është femër, është motra e dikujt, e mbron ligji shqiptar dhe italian mor djalë. Mirë babai yt nuk e ka gjë, e ka grua dhe mund ta ndajë, por as ai nuk ka të drejtë ta prekë. Por ti je djali i vet, që rreh nënën? Nuk e di.
29 SHTATOR 2023:
Denoncuesja: Mora policinë, erdhi policia dhe shkuam të gjithë në polici, ku unë bëra kallëzimin për dhunë në familje. Pastaj Gjergj Suti hyri në burg për 3 javë. Me datë 8 Shtator, mora vesh, që ai ka dalë nga burgu. Unë, pasi jam dhunuar, jam shtruar në spital, për një javë edhe më kanë dhënë raport më shumë se 9 ditë.
Eksperti mjeko-ligjor që ekzaminoi viktimën e dhunës, pranon se zonjën e “ka mbytur burri i vet”. Ajo ka patur dëmtime e konfuzion cerebral. Por ky raport i ekspertit, i ka shkuar prokurorisë vetëm pas interesimit të “Stop”.
Eksperti Mjeko-Ligjor: Ajo ka pasur dëmtime, konfuzion cerebral, konfuzion corpus. Kartelën e ka të hapur, është problematike ajo, se e ka mytur burri i vet.
Gazetarja: Ju a keni informacion nëse kartela apo informacioni mjeko-ligjor është depozituar në Prokurori?
Eksperti Mjeko-Ligjor: Jo në Prokurori, akoma nuk është çuar, se Prokuroria ka qenë pushim këtë muaj, muajin e Gushtit, tani fillon Prokuroria. Unë i kam dokumentet, s’ka ardhë kush me i marrë. Nuk i çoj unë. Kuptove?
Gazetarja: Dëmtimet kanë qenë më pak apo më shumë se 9 ditë?
Eksperti Mjeko-Ligjor: Më shumë se 9 ditë.
6 SHTATOR 2023:
Denoncuesja: Ne ja kemi blerë Davës. Ky ka bërë letra të tjera e kontratë tjetër. Ia ka blerë Ndrekë Lleshit dhe kanë rënë dakord që Ndreka të ja shesë prapë kunatit të Gjergj Sutit pa lejen time.
Arben Llangozi: Noteri nga viti 2013 e vijim kemi me një regjistër noterial shqiptar, RNSH quhet dhe çdo lloj veprimi apo transaksioni, noteri e ka të përcaktuar në këtë regjistër.
“Stop” ka kërkuar informacion zyrtar nga Prokuroria e Lezhës për situatën ku thanë se veprimet hetimore janë ndjekur, por janë sekret hetimor. Prokuroria ka kërkuar burgim për agresorin, por gjykata ka vendosur “detyrim paraqitjeje” për Gjergj Sutin.
Së fundi, “Stop” ka mësuar se prokuroria ka regjistruar procedimin penal për “mashtrim” për shtetasin Gjergj Suti.
Fatmir Laçej, ekspert i problemeve noteriale e konsideron revokimin e kontratës pa prezencën e zonjës, të parregullt dhe për të gjitha kontratat e tjera, ai propozon padi civile në gjykatë për palën e penalizuar.
Fatmir Laçej: Revokimi i kontratës duhet bërë padyshim pas asnjëlloj diskutimi nga të dy bashkëshortët, të cilët janë palë porositëse në kontratë. Nëse ky revokim është bërë nga vetëm njëri prej bashkëshortëve, do të thotë se është i parregullt dhe nuk ka bazë ligjore.
Gazetarja: Nëse kemi të bëjmë me revokim në mënyrë të paligjshme dhe më pas kemi lidhjen e kontratave me të tjerë persona, a janë të vlefshme këto kontrata në këto kushte?
Fatmir Laçej: Në rastin konkret, pala duhet t’i drejtohet gjykatës me një padi civile, ku të kërkojë pavlefshmërinë e revokimit të kontratës dhe me marrjen e vendimit nga gjykata, atëherë çdo kontratë tjetër del e pavlefshme.
Ky problem po ndiqet edhe nga Ministria e Drejtësisë, e cila ka kërkuar informacion nga noteri Fran Gjoni dhe nga Prokuroria e Lezhës për rastin në fjalë. Në një shkresë drejtuar zonjës, Prokuroria e Lezhës thotë se ka regjistruar procedim penal për noterin Fran Gjoni dhe është administruar material voluminoz nga Agjencia Shtetore e Kadastrës Lezhë.
“Për të kuptuar në emër të kujt është regjistruar ky apartament pasi i gjithë pallati është i certifikuar “Stop” pati një komunikim me Agjencinë Shtetërore e Kadastrës, nga ku thuhet se në lidhje me përshkrimin e këtij apartamenti të pozicionuar në katin e parë teknik, seksioni C, nuk ka të regjistruar një kontratë pranë ASHK Lezhë dhe të jetë prodhuar një certifikatë në pronësi në emër të shtetasit Ndrec Milici, që është edhe kunati i Gjergj Suti. Pra, jemi para faktin që shtetasi Ndrec Milici mund ta ketë shitur këtë apartament tek një tjetër shtetas./tvklan.al
Mënyra se si veproni në punë luan një rol vendimtar në...
Këtë të enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve a...
Nervozizmi dhe ankthi janë ndjenja shumë të zakonshme,...
Dëmet mesatare vjetore në infrastrukturë që vijnë nga fatk...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikim t...
Dje vendi u mbizotërua nga moti i qëndrueshëm me kthje...
Vera e kuqe mund të shkaktojë dhimbje koke më të rënda...
Me dimrin që tashmë ka trokitur në çdo vend, lind edhe...
Masat ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriore...
Sezoni i Akrepit po i vjen fundi dhe ndërkohë një aspekt i...
Laureta i kërkon motrës së saj binjake, Mirushes të cilën...
Pas divorcit të saj vetëm një vit e gjysmë pas martes...
Gratë kryefamiljare do të vijojnë të mbështeten edhe m...
Ditën e diel orët me diell do të mbizotërojnë në pjesë...
Teksa prezantuam këtë mini-reportash, i cili pasqyr...
Banjat e Bënjës në Përmet janë renditur ndër 9 ujërat ...
Fundjava pritet të jetë me mot të kthjellët por me tem...
Këtë të premte, pjesa më e madhe e territorit është pë...
Sinoptikanja Lajda Proja ka bërë me dije se ditën e ne...
Masat ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriore...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...