LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reshje shiu dhe shtrëngata/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

22 Nëntor 2023, 07:03, Sociale CNA

Reshje shiu dhe shtrëngata/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Këtë të mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në veriperëndim me intensitet mesatar.

Gjatë ditës reshjet e shiut do të jenë prezente të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në veriperëndim-perëndim me intensitet deri mesatar.

Në intervale të shkurtra kohore reshjet e shiut pritet të jenë edhe në formën e shtrëngatave. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në orët e mbrëmjes reshjet e shiut humbasin intensitet dhe territor.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut, me shpejtesi mesatare deri në 7 m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 12 m/sek kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe lugina. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 5 deri 13°C;

në zonat e ulëta 8 deri 23°C;

në zonat bregdetare 11 deri 21°C./ CNA

Lajmet e fundit nga