Temperaturat deri në 35 gradë/ Moti për ditën e sotme
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...

Aktori Liam Neeson e “bëri të njohur” Shqipërinë duke ndjekur Markon nga Tropoxha (Tropoja).
Filmi “Taken”, ku Neeson luan rolin kryesor, dhe seriale si “Blacklist” apo “Bones” kanë përfshirë sekuenca ku shqiptarët përshkruhen si rrëmbyes, trafikantë apo terroristë.
Për dekada, Shqipëria ka luftuar me imazhin e një vendi të rrezikshëm, të lidhur me krimin, trazirat dhe paqëndrueshmërinë. Edhe vetë qeveria shqiptare përdori në një reklamë sloganin “takenbyalbania”, duke “ftuar” aktorin Neeson të vizitonte një Shqipëri ndryshe nga sa përshkruhej në film.
U desh që vendi i shqiponjave të “zbulohej” nga turistët që ky imazh të ndryshonte tërësisht. Ishin vetë të huajt, që gjetën një Shqipëri tjetër, që po zhvillohej me shpejtësi, me diversitet natyror e kulturor, çmime të lira, traditë, njerëz miqësorë.
Dalëngadalë Shqipërisë po i largohet stigma e të qenit një vend i rrezikshëm, nga krimi i organizuar dhe turistët janë në fakt ata që po i ndryshojnë imazhin vendit, duke e bërë atë viral për mirë në rrjete sociale.
Vendi madje renditet si një ndër pesë më të mirët për të udhëtuar vetëm nga platformat e specializuara për udhëtime.
Megjithatë, zhvillimet e fundit tregojnë se ky imazh është ende i brishtë – dhe mund të dëmtohet lehtësisht.
Pamjet e fundit nga Thethi – një ndër perlat natyrore të Shqipërisë dhe një destinacion gjithnjë e më i promovuar – treguan një skenë krejt tjetër: përplasje fizike mes policisë dhe banorëve, nxjerrjen e armëve në mes të sezonit turistik, një shfaqje force që ngjalli frikë dhe pasiguri te turistët e huaj dhe vendas.
Kjo nuk ishte më një skenë filmi, por një realitet shqetësues që mund të kthejë mbrapa vite përpjekjesh për përmirësimin e imazhit të vendit.
Sigurisht, shteti ka të drejtë të luftojë ndërtimet pa leje dhe paligjshmërinë, jo vetëm në Theth por në çdo cep të vendit, por ndërhyrja në Theth nxorri në pah dy problematika kryesore:
1.Mungesa e përgjegjësisë institucionale – aksioni nxori zbuluar vetë institucionet shtetërore, që me dashje (para zgjedhjeve) apo pa dashje (nga paaftësia) kishin lejuar që të bëheshin kudo ndërtime pa leje. Ndërtimet pa leje janë toleruar për vite, shpesh në periudha zgjedhore apo për shkak të mungesës së planeve rregulluese.
2.Metoda e ndërhyrjes dëmton imazhin – aksionet me fadroma në kulmin e sezonit krijojnë pasiguri dhe dëmtojnë edhe ata që operojnë ligjërisht.
Shqipëria nuk po kalon një sezon të lehtë turistik as pa këto episode. Probleme si furnizimi me ujë, ndotja e detit nga ujërat e zeza, menaxhimi i mbetjeve, djegia e plehrave, infrastruktura rrugore, apo trafiku i rënduar kanë krijuar një mjedis stresues për operatorët turistikë dhe pushuesit.
Dhoma Amerikane e Tregtisë, në një deklaratë të drejtpërdrejtë, paralajmëroi për ndikimin negativ që këto probleme po sjellin në cilësinë e jetesës dhe në funksionimin e strukturave akomoduese.
Bumi i sektorit turiztik i erdhi Shqipërisë në një moment kritik, duke amortizuar pasojat e rënies së popullsisë në konsum dhe duke nxitur një sërë sektorësh ekonomikë.
Interesi i lartë e kapi qeverinë disi të papërgatitur, pa një model të qartë të politikave të zhvillimit dhe kjo është e dukshme në mënyrën se si po menaxhohet sektori.
Në disa zona, zhvillimi iu la rastësisë, si në veri, ku banorët ndërtuan pasi nuk po zgjidhnin as problemin e pronësisë dhe as po merrnin dot leje në mungesë të planeve të zhvillimit.
Në disa zona, si në jug, kodrat po betonohen me leje strategjike. Në disa të tjera, zonave natyrore po u hiqet mbrojtja.
Turizmi nuk zhvillohet me aksione policore apo me “fushata” sezonale. Ai kërkon strategji afatgjata, planifikim të integruar, bashkëpunim institucional dhe respekt për komunitetin lokal. Aty ku mungon shteti, lind kaosi. Dhe aty ku kaosi bëhet normë, turisti largohet.
Nëse Shqipëria do të vazhdojë të ecë përpara si një destinacion i qëndrueshëm dhe konkurrues, duhet të kuptojë se zhvillimi turistik nuk është çështje force, por çështje vizioni.
Pa një plan kombëtar për zhvillimin e zonave turistike, pa rregullime ligjore për pronësinë, pa standarde ndërtimi, pa infrastrukturë dhe shërbime publike funksionale, vendi rrezikon që ky “aventurizëm turistik” të përfundojë në një histori të palumtur – jo vetëm për turistët, por për të gjithë ekonominë.
Turizmi, njësoj si ekonomia në tërësi, nuk ndërtohet me aksione, por me institucione funksionale, me politika të qëndrueshme dhe plane të qarta zhvillimi. Përndryshe, “imazhi i ri” i Shqipërisë do të jetë po aq i rrezikshëm sa në filma – vetëm se këtë herë, i vërtetë./ Revista Monitor
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Trendet demografike po përkeqësohen nga viti në vit, me rë...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Vështirësitë për punësimin e të rinjve me arsim të lartë j...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushtev...
Një familje prej 5 anëtarësh në Trebinjë të Pogradecit mbe...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Tregtarët e Zdrales në Shkodër kanë reaguar duke mos qenë ...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Aktivistja Zhaklin Lekatari ka bërtë me dije se Vip Magazi...
Ilir Gëdeshi dhe Russell King prej dekadash merren me stud...
Të dhënat mbi popullsinë në moshë pune (15–64 vjeç) në Shq...
Shqipëria po hyn në një cikël të shpejtë boshatisjeje. Tek...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Një situatë e pazakontë ka ardhur nga fshati Cernalevë, në...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...