web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

3 Maj 2026, 08:06, Sociale CNA

Për ditën e diel, priten kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, më të theksuara në zonat malore.

Në orët e mëngjesit parashikohen vranësira të lehta deri mesatare, të shoqëruara lokalisht me reshje të dobëta shiu, kryesisht në zonat verilindore dhe lindore të vendit. Gjatë mesditës dhe pasdites pritet përmirësim gradual i motit me kthjellime dhe intervale me diell në pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat do të jenë tipike për fillimin e muajit maj, me vlera minimale rreth 7-10°C në zonat malore dhe deri në 12-14°C në ultësirë, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë 18-22°C në pjesën më të madhe të vendit.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga kuadrati i veriut dhe verilindjes, me shpejtësi rreth 2-5 m/s. Në vijën bregdetare dhe zonat e hapura era mund të fitojë intensitet të përkohshëm. /CNA





Lajmet e fundit nga