web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Diell, temperatura të ulëta/ Moti për ditën e sotme

2 Maj 2026, 08:20, Sociale CNA

Diell, temperatura të ulëta/ Moti për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Sipas SHMU, moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura përgjatë relieveve malore në orët e mesditës e pasdite. Pas orëve të pasdites mot i kthjellët në të gjithë territorin.

Reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët (pika) në orët e mesditës e pasdite përgjatë relieveve malore.

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s, ndërsa në bregdet, male dhe lugina hera-herës era do të arrijë deri 17 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 3-4 ballë./ CNA





Lajmet e fundit nga