web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Studimi: Vdekjet nga kanceri te meshkujt pritet të rriten me 93% deri në vitin 2050

14 Gusht 2024, 11:12, Shëndeti CNA
Studimi: Vdekjet nga kanceri te meshkujt pritet të rriten me 93% deri
Foto ilustruese

Rastet e kancerit dhe vdekjet tek meshkujt pritet të rriten deri në vitin 2050, sipas një studimi të botuar të hënën, me rritje të mëdha tek meshkujt 65 vjeç e lart.

Për studimin të botuar në revistën "Cancer", studiues nga Australia analizuan rastet dhe vdekjet nga 30 lloje kanceri në 185 vende në 2022 për të bërë parashikime për vitin 2050, raporton CNN.

Studimi parashikon që rastet e përgjithshme të kancerit te meshkujt do të shkojnë në 19 milionë në vitin 2050, një rritje prej 84%. 

Vendet me të ardhura dhe jetëgjatësi më të ulët parashikohet gjithashtu të shohin rritje më të mëdha të vdekjeve nga kanceri te meshkujt. 

Burrat tashmë kanë më shumë gjasa se gratë të vdesin nga kanceri, pasi pinë më shumë duhan dhe alkool. 

Ashtu si në vitin 2022, kanceri i mushkërive parashikohet të jetë shkaku kryesor vdekjeve te meshkujt në vitin 2050./CNA 





Lajmet e fundit nga