Tetë ushqimet më të shëndetshme që duhen ngrënë bashkë
Studime të fundit të cilave u referohet AgroWeb.org ka...

Flokët thinjen kur trupi resht së prodhuari pigmentin melaninë që është përgjegjëse për ngjyrën e flokut. Bëhet fjalë për një proces natyral që shkon krah për krah me moshën.
Tradita shqiptare i quan flokët e bardhë si shenjë fisnikërie. Por ata që i mbajnë thinjat, sidomos në moshë të re, duan disa përgjigje se pse u ka ndodhur të zbardhen para kohe. Përgjigjja është: stresi.
Ekspertët thonë se stresi është një nga shumë faktorët që nxit thinjen e flokut. Një studim i publikuar në revistën "Nature", të cilit i referohet AgroWeb.org, shpjegon se stresi nxit në organizëm mekanizmin “lufto ose mbathja” që nëse mbetet aktiv shkakon shumë probleme në organizëm.
Kur njeriu është i stresuar, në organizmin e tij vërehet një prani e lartë e kortizolit, por edhe disa ndryshime në sistemin nervor simpatetik. Ky sistem përbëhet nga shumë nerva, të cilat lidhen gjithashtu me çdo fije floku.
Substancat që çlirohen në trup si pasojë e stresit shuan aftësinë rigjeneruese të pigmentimit duke zhveshur flokun nga ngjyra natyrale.
Megjithatë, stresi nuk është i vetmi faktor që nxit thinjen e flokut. Ekspertët kanë identifikuar disa prej shkaqeve të mëposhtme të zbardhjes së flokëve.
Problemet në ushqyerje
Sipas të dhënave të Agroweb.org, mungesat e vitaminave B12, zinkut dhe bakrit shkaktojnë shfaqjen e parakohshme të thinjave. Këto ushqyes ndihmojnë në procesin metabolik që u jep flokëve ngjyrën natyrale.
Faktori gjenetik
Në shumë raste, faji pas shfaqjes së hershme të thinjave qëndron te faktori gjenetik. Në këtë rast, thinjat janë realitet i pandryshueshëm.
Ndotja mjedisore
Ndotja e përditshme që rrezikon flokun e dobëson shumë atë. Këto goditje të njëpasnjëshme shkaktojnë eventualisht zbardhje të tij.
Duhani
Radikalet e lira që prodhohen nga pirja e duhanit shkaktojnë stres oksidues që dobëson prodhimin e melaninës dhe nxit zbardhjen e flokut.
Tiroidja
Ekspertët thonë se njerëzit që vuajnë nga tiroidja kanë tendencën të thinjen përpara kohe. Ky problem vërehet kryesisht në rastin e hipertiroidizmit që shoqërohet edhe me hollim të flokut.
Ushqimet më të mira kundër thinjes së flokëve
Ushqimet që hamë luajnë një rol të rëndësishëm në ngjyrën dhe shëndetin e flokut.
Bajamet
Bajamet duhet të bëhen pjesë e regjimit tuaj ushqimor sepse janë shumë të pasura me vitaminë E, e cila është shumë e rëndësishme për shëndetin e flokëve.
Arrat
Arrat janë të pasura me biotinë. Kjo vitaminë ul numrin e thinjave dhe përmirëson paraqitjen e flokut.
Barishtet
Spinaqi, selinoja, specat, lakra, kastraveci e barishtet janë shumë të pasura me vitamina dhe minerale të cilat ushqejnë flokun dhe pengojnë shfaqjen e thinjave.
Salmoni
Salmoni është shumë i pasur me selenium që ndihmon në prodhimin e hormoneve të dobishme për flokun. Për më tepër, salmoni përmban proteina të cilat pengojnë thinjen e tij./AgroWeb.org
Studime të fundit të cilave u referohet AgroWeb.org ka...
Problemet me tiroiden nuk vërehen vetëm te njerëzit në...
Problemet me gjumin, mund të shkaktojnë pasoja të rrez...
Rrushi është një frut i jashtëzakonshëm sa i përket pë...
Tensioni i gjakut mund të rritet për arsye të ndryshme...
Shumica prej nesh i jemi mirënjohës kondicionerit, sidomos...
Është fakt që për njerëzit e angazhuar, stresi është n...
I stinës dhe plot shije, shalqiun mund ta gjeni kudo n...
Kolla e natës është një shqetësim i cili ndikon në cil...
Njerëzit po i gëzohen shumë plazhit dhe ditëve të nxehta, ...
Përdorimi i rregullt i aspirinës mund ta mbajë larg on...
Dhjami i tepërt dhe mbipesha njihen si shkaktarë të sh...
Koha më e mirë për të ngrënë fiq është në mëngjes në m...
Flokët janë më të dëmtuarat në përfundim të verës për ...
Ju ka ndodhur ndonjëherë që të zgjoheni në mëngjes duk...
Ju me siguri keni parë shumë reklama në në internet për su...
Hepatiti është një sëmundje tinëzare që nuk ka simptoma sp...
Kafja është pija më e konsumuar në botë sipas statistikave...
Depozitat e mëdha dhjamore në zonën e belit janë të rr...
Siç dihet proteinat janë të pazëvendësueshme dhe shumë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...