Roli i mbipeshës tek sëmundjet që shkaktojnë plakjen e trurit
Depozitat e mëdha dhjamore në zonën e belit janë të rr...

Kafja është pija më e konsumuar në botë sipas statistikave më të fundit. Njerëzit zakonisht llumin e saj e hedhin, por pasi të keni lexuar këtë artikull nga AgroWeb.org, mund ta mendoni dhe njëherë.
Llumi i kafesë ka shumë përdorime praktike si në shtëpi dhe në kopsht, madje mund t’ju ndihmojë dhe për shëndetin e lëkurës suaj. Më poshtë AgroWeb.org ju liston disa nga përdorimet më kreative për llumin e kafesë.
Plehëroni kopshtin tuaj
Ata që kanë kopsht, por dhe ata që në ballkonin e tyre kanë vazo me lule, e dinë që plehu jo gjithmonë është i pasur me vlerat e nevojshme. Për më tepër bimët që ju keni mbjellë, i thithin të gjitha këto vlera, duke e lënë plehun të zbrazët.
Llumi i kafesë përmban disa nga mineralet kryesore që nevojiten për rritjen e bimëve siç janë: nitrogjeni, kalciumi, kaliumi, hekuri, fosfori dhe magnezi.
Gjithashtu llumi i kafesë thith dhe metalet e dëmshme që mund të kontaminojnë plehun. Për më tepër, llumi i kafesë tërheq dhe krimbat e tokës, të cilët janë shumë të nevojshëm për ajrosjen e kopshtit tuaj. Nëse nuk dini se si ta përdorni, është shumë e thjeshtë, mjafton vetëm ta spërkatni plehun me llumin e kafesë.
Largon insektet
Disa përbërës që gjenden në kafe, si kafeina, mund të jenë shumë toksikë për insektet. Për këtë arsye ju mund të përdorni llumin e kafesë, për të larguar insektet e bezdisshme si mushkonjat apo mizat. AgroWeb.org ju këshillon të spërkatni oborrin tuaj me këtë përbërje, ose të lini disa enë të mbushura me llumin e kafesë në dritare.
Nëse doni të mbani kërmijtë larg bimëve tuaja, AgroWeb.org ju sugjeron të spërkatni rreth kërcellit të tyre, kjo nuk do t’i lejojë të ngjiten nëpër degë.
Neutralizoni aromat
Arrijnë të neutralizojnë aromat e ndryshme, duke ju mundësuar të mos ju mpihen shqisat e nuhatjes. Këtë rol, llumi i kafes e realizon përmes nitrogjenit, i cili eliminon aromat e forta. Ju mund të vendosni një gotë me llumin e kafes në frigoriferin tuaj për ta pastruar atë nga aromat e ushqimeve të ndryshme.
Gjithashtu mund të mbushni një çorape me llumin e kafesë, pasi e keni tharë, dhe ta vendosni në:
-këpucë
-çantën e palestrës
-dollapë ku keni rrobat
-në makinë.
Madje mund dhe të lani duart me të, pasi keni qëruar hudhra, qepë dhe peshk, për të larguar aromën.
Një përbërje natyrale për pastërtinë
Llumi i kafesë duke qenë i ashpër ndihmon në pastrimin e sipërfaqeve të ndryshme. Përveç se pastrojnë ato dhe dezinfektojnë në sajë të vlerave antibakteriale që kanë. AgroWeb.org ju sujgeron se ju mund të përdorni llumin e kafes për të pastruar lavamanin, sobën, madje dhe enët e gatimit.
Por sigurohuni që t’i shpëlani me ujë të bollshëm pasi e keni përdorur.
Trajtoni rrathët poshtë syve
Lëkura afër syve është vendi i parë ku shfaqen dhe shenjat e para të plakjes. Shumë faktorë ndikojnë në formimin e rrathëve të zinj dhe të fryrë poshtë syve, përfshirë dhe qarkullimin e pamjaftueshëm të gjakut.
Llumi i kafesë është një zgjidhje premtuese, pasi është i pasur me antioksidantë dhe kafeinë. Ai mundëson në uljen e inflamacionit dhe ënjtjes.
Përmes antioksidantëve, lufton radikalet e lira, dhe parandalon krijimin e rrudhave. Mjafton vetëm të shtoni pak ujë dhe pak vaj ulliri në llumin e kafes duke formuar një pastë.
Aplikojeni në zonat poshtë syve, dhe lëreni për 10 minuta para se ta shpëlani. Mund ta përsërisni këtë proces çdo ditë./AgroWeb.org
Depozitat e mëdha dhjamore në zonën e belit janë të rr...
Siç dihet proteinat janë të pazëvendësueshme dhe shumë...
Vitamina D është thelbësore për shëndetin e megjithatë...
Ecja ka përfitime të shumta për shëndetin dhe mirëqenien t...
Qershori dhe korriku mund të quhen ndryshe ‘Muajt komb...
Hidratimi është thelbësor për shëndetin tonë, por shum...
Hudhra dhe xhenxhefili janë dy produkte që përmbajnë v...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) është duke b...
Qepa është një nga perimet më të shëndetshme të nëntokës q...
Rreziku i zhvillimit të kancerit ovarian duket se rrit...
Frutat janë një pjesë thelbësore e një diete të shëndetshm...
Të trajtosh flokët e dëmtuar apo t’i mbash ata të shën...
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka dhënë disa k...
Variantet e reja të Covid kanë filluar të përhapen në të g...
Rrushi është rritur mbi tokë për mijëra vite me rradhë...
Gurët në veshka janë depozitime mineralesh që formohen...
Fiku i detit është një bimë frutore tradicionale me em...
Gjella me kripë e kripa me karar thotë populli, por ku...
Qershori dhe korriku mund të quhen ndryshe ‘Muajt komb...
Një burrë nga Massachusetts ka rifituar zërin e tij pa...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...