Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Qershori dhe korriku mund të quhen ndryshe ‘Muajt kombëtarë të shalqirit’, këtij fruti të kuq, të ëmbël e të freskët, epitoma e verës perfekte. Gjatë këtyre muajve, prodhimi i shalqirit në vend arrin kulmin.
Shalqiri është padyshim fruti më i konsumuar në Shqipëri ndjekur nga pjepri dhe vedeni. Shalqiri është pjesë e së njëjtës familje botanike që përmbledh kastravecat, kungujt dhe kungulleshkat. Mendohet që shalqiri është zbuluar në Egjipt rreth 5000 vjet më parë siç është përshkruar edhe në shumë hieroglife.
Shalqiri i rritur në Shqipëri nuk ka të krahasuar në aspekt shijesh dhe vlerash. Zonat e Fierit, Lushnjës dhe Mallakastrës janë kampionë të prodhimit të shalqirit në Shqipëri. Vendi ynë numëron plot 5600 hektarë tokë të mbjellë me shalqi. 2300 hektarë gjenden në zonat e lartpërmendura dhe 764 hektarë të tjerë në zonën e Shkodrës.
Në vitet e fundit, Shqipëria ka prodhuar plot 221,628 tonë shalqinj nga fushat dhe 1044 tonë nga serat. Prodhimi vjetor i Lushnjës arrin në 81, 804 tonë ndjekur nga Shkodra me 22,779 tonë. Ritmi i prodhimit të Lushnjës është 51 tonë për hektar, ndërsa i Shkodrës është 30 tonë për hektar. Shalqinjtë në zonën veriperëndimore që përfshin Lezhën dhe Shkodrën mbillen në prill dhe mblidhen në korrik.
Ngrënia e shalqirit është argëtim më vete për shqiptarët. Por gjithsesi duhet të kini kujdes. Kur të hani shalqi, që mos të përballeni me hungërimat e stomakut, idealja është që të mos hani ushqim tjetër 30 minuta para ose pas ngrënies së shalqirit.
6 fakte interesante për shalqirin
1. Shalqiri ka më shumë likopen se domatet
Likopeni është një antioksidant i fuqishëm që u jep frutave ose perimeve atë ngjyrën e bukur rozë ose të kuqe. Zakonisht ky antioksidant gjendet te domatet, por shalqiri është një burim më i përqendruar antioksidantësh. Një filxhan me shalqi ka 1.5 herë më shumë likopen sesa një domate e madhe e freskët.
2. Lëngu i shalqirit ju çliron nga dhimbjet e muskujve
Nëse keni një mikser frutash, atëherë shtrydhni një të tretën e një shalqiri të freskët dhe pijeni lëngun para stërvitjes. Ky lëng përmban më shumë se një gram aminoacide që mbrojnë kundër dhimbjeve muskulare. Studimet kanë treguar që meshkujt që pijnë lëng natyral shalqiri para stërvitjes vuajnë më pak nga dhimbjet e muskujve ditën e nesërme, në krahasim me meshkujt që pinë vetëm ujë.
3. Shalqiri është edhe frut edhe perime
Siç e thamë më lart, shalqiri është i së njëjtës familje me kastravecin, kungujt dhe kungulleshkat. Kjo për faktin se shalqiri është pjesërisht frut dhe pjesërisht perime. Në fund të fundit është një kokërr e madhe që prodhon fara. Fakti tjetër që mbështet këtë teori është se lëvorja e shalqirit është e ngrënshme.
4. Ju mund të hani farat dhe cipat e bardha e shalqirit
Shumica e njerëzve i hedhin cipat e bardha ose lëvoret e shalqinit. Ajo që duhet të dini është se nëse këto lëvore i fusni në një mikser ushqimor bashkë me limon jeshil, do të përgatisni një masë shumë të shijshme dhe të shëndetshme. Lëvorja e shalqirit përmban shumë elementë ushqyes të shëndetshëm që i bëjnë mirë gjakut. Lëvorja në fakt ka më shumë aminoacide, siç është citrulina, sesa vetë tuli. Citrulina transformohet në argininë për veshkat. Është një aminoacid i rëndësishëm për shëndetin e njeriut dhe sistemin imunitar, por ka edhe vlera terapeutike.
Shumë njerëz preferojnë shalqirin pa fara, por farat e zeza të shalqinit janë krejt të ngrënshme dhe të shëndetshme. Ato përmbajnë hekur, zink, proteina dhe fibër.
5. Shalqiri është pothuaj i gjithi ujë
E dini të gjithë ndoshta, por bëhet fjalë për një të dhënë interesante. 91% e shalqinit është ujë. Kjo do të thotë që nëse në ditët e nxehta të verës ju konsumoni shalqi, jo vetëm që do të qëndroni të hidratuar, por edhe keni një zëvendësues natyral për ujin.
6. Keni dëgjuar për shalqirin e verdhë?
Shalqiri i verdhë është më i ëmbël. Ka një shije që të kujton mjaltin dhe ndryshe nga shalqiri me tul të kuq. Shalqiri i verdhë ofron një sërë vlerash shëndetësore dhe ushqimore, por deri më tani të gjitha studimet shkencore janë përqendruar në varietetet e shalqirit me tul të kuq.
Zhgënjimi më i madh është kur pret shalqirin dhe zbulon që është pa shije ose pa atë ngjyrën e ndezur të kuqe. Ndaj duhet të mësoni si të zgjidhni shalqirin perfekt. Në pjesën fundore të shalqirit duhet të kërkoni për një njollë të zbehtë me nuancë të verdhë (jo të bardhë e as jeshile). Ajo njollë formohet teksa bostani piqet dhe është treguesi më i mirë i një shalqiri të pjekur mirë. Një tjetër taktikë përzgjedhjeje është që të zgjidhni një shalqi të rëndë në peshë, me lëvore të lëmuar ose mund të zgjidhni taktikën mjaft popullore të kërcitjes së gishtit. Thuhet që shalqiri i pjekur lëshon një tingull të mbytur bas nën goditje./AgroWeb.org
Një burrë nga Massachusetts ka rifituar zërin e tij pa...
Artriti reumatoid është një sëmundje autoimunitare që ...
Qumështi i gjirit është forma më e mirë e të ushqyerit...
E folura në gjumë është një nga fenomenet më interesan...
Shëndeti i stomakut është i një rëndësie të veçantë në...
Shumica e miqve të mi përqëndrohen kryesisht tek ushqi...
Ekspozimi në diell na mundëson plotësimin e nevojës pë...
Shija, ngjyra dhe kremoziteti i bananes janë subjekt n...
Aktiviteti fizik është i një rëndësie thelbësore për n...
Njerëzit që marrin Ozempic ose Wegovy mund të kenë një...
Kalciumi është një nga mineralet më të nëvojshme për t...
Në ditët e sotme, sa herë që kemi një dhimbje ose prob...
Pse të mos pini ujë kur të hani ëmbëlsira? Pirja e uji...
Xhenxhefili është një nga erëzat më të fuqishme të glo...
Një studim i ri i kryer në Mbretërinë e Bashkuar ka zb...
Nëse u befasuat nga titulli mos u habisni. Bananet shkakt...
Temperaturat e larta që kanë mbizotëruar gjatë ditëve ...
Ndërsa temperaturat rriten, ajo që ndodh brenda trupit...
Temperaturat shumë të larta, të kombinuara me lagështi...
Grupet e gjakut i ka zbuluar patologu, hematologu dhe ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...