Zbulimet e fundit në luftën kundër sëmundjeve kardiovaskulare
Në vitin 2023, bota e shkencës mjekësore ka shënuar përpar...

Analiza e gjendjes shëndetësore të indeve vërteton se organet “lodhen” duke ndjekur trajektore të ndryshme të cilat rëndojnë stilin e jetesës.
Organet tona kanë një perceptim të kohës të shënuar nga shumë të ndryshme, orë të brendshme, me akrepa që vrapojnë me shpejtësi të ndryshme. Një studim mbi funksionalitetin e indeve të trupit të njeriut ka vërtetuar se organet nuk plaken të gjitha me të njëjtin ritëm. Disa prej tyre si veshkat dhe mushkëritë, përballen me një përparim të qartë në moshën e tyre biologjike dekada përpara të tjerëve.
Hulumtimi nga Universiteti i Vjenës është postuar në parapublikim në serverin biorXiv.
Si ndryshojnë indet?
Që organet plaken me shpejtësi të ndryshme nuk është, në vetvete, një zbulim i kohëve të fundit. Në vitin 2022 një studim nga Universiteti i Singaporit e kishte sugjeruar tashmë, megjithatë, kishte vlerësuar moshën biologjike jo aq shumë të organeve individuale, por të 9 sistemeve të ndryshme (si sistemi imunitar ose sistemi kardiovaskular) duke u nisur nga një seri shënuesish biologjikë të zbuluar në gjak.
Studiuesit vjenezë vendosën të vlerësojnë ndryshimet në strukturën e indeve, një karakteristikë treguese e plakjes, e rëndësishme për organet që të vazhdojnë të kryejnë funksionet e tyre. Studiuesit analizuan pothuajse 26,000 imazhe të indeve nga 29 lloje organesh, të dhuruara pas vdekjes nga pothuajse një mijë njerëz që vdiqën midis moshës 20 dhe 70 vjeç. Për shkak të rrethanave tragjike të vdekjes indet nuk u përkeqësuan siç do të ishin për shembull, pas një sëmundjeje të gjatë. Ekipi trajnoi modele të inteligjencës artificiale për të mësuar të lidhin moshën e dhuruesit në momentin e vdekjes me disa karakteristika të indeve, si ngjyra, tekstura (konsistenca, dendësia) dhe shpërndarja e qelizave brenda tyre.
Janë marrë modele për secilin nga 29 organet e analizuara. Më pas, këto sisteme të AI ishin në gjendje të kuptonin moshën e dhuruesit në momentin e vdekjes vetëm nga imazhet e indeve të tyre, me një diferencë mesatare saktësie prej 4.9 vjetësh në krahasim me moshën e dhuruesit.
Por modelet u përdorën gjithashtu për të kuptuar se si plakja kishte përparuar për organe të ndryshme gjatë rrjedhës së jetës së njerëzve. Pesha e zakoneve të këqija. Disa organe, si veshkat dhe mushkëritë, duket se plaken më shpejt se të gjitha të tjerat midis moshës 20 dhe 40 vjeç, mund të ndodhë "gjithsesi", nga natyra, por hipoteza është se faktorët më të shpeshtë të stilit të jetesës kontribuojnë në këtë përshpejti, si alkooli, duhani e të tjerë. Prandaj hipoteza është se reduktimi ose braktisja e këtyre sjelljeve në këto dekada mund të ofrojë përfitime të veçanta për shëndetin e frymëmarrjes dhe të veshkave.
Cilat janë fazat "kritike"?
Zemra plaket më shpejt se pjesa tjetër e trupit në të 30-at, dhe përsëri midis 45 dhe 55. Koha kalon më shpejt për trurin, lëkurën dhe muskujt sesa për pjesën tjetër të trupit midis moshës 30 dhe 60 vjeç (arsyet për këto dallime janë aktualisht të paqarta). Mitra plaket me një ritëm të përshpejtuar midis moshës 45 dhe 55 vjeç, një kornizë kohore që korrespondon me moshën në të cilën zakonisht fillon menopauza.
Rezultatet, që do të hetohen më tej me studime të shtrira në mostra më përfaqësuese nga pikëpamja etnike dhe gjeografike, mund të ndihmojnë për të kuptuar më mirë disa mekanizma të plakjes së indeve dhe pasojat që këto kanë në funksionalitetin e organet./ CNA
Në vitin 2023, bota e shkencës mjekësore ka shënuar përpar...
Është stinë virozash dhe problemet shëndetësore që shkakto...
Qoftë për shkak të përpjekjeve për humbje peshe apo pr...
Janë pjesë e rekomandimeve të të gjithë dietelogëve që kës...
Një nga arsyet që dhimbja e dhëmbëve bëhet më e padurueshm...
Kolla mund të bëhet shumë e ashpër dhe munduese për rr...
Mund të themi me siguri se një nga gjërat më të bukura...
Gjethet e dafinës janë të pasura me përbërës bimorë, v...
Nëse keni marramendje të shpeshta apo ndiheni të lodhu...
Ka pasur 61 raste të konfirmuara të gripit të shpendëve në...
Instituti i Shëndetit Publik ka dhënë disa këshilla pë...
Se sa shpesh duhet të urinojë një njeri ka qenë një te...
Sipas një studimi, qëndrimi ulur për një kohë të gjatë...
Të pesëdhjetat janë vite të rëndësishme në jetën e një...
Mungesa e zinkut ka një lidhje të fortë me tensionin e lar...
Pirja e një sasie të vogël vere çdo ditë mund të mbrojë ze...
Kafeja është një nga pijet që konsumohet më shumë në b...
Skizofrenia konsiderohet një çrregullim serioz psikiat...
Ne e dimë se vitamina D ndihmon në forcimin e dhëmbëve...
Pijet joalkoolike, ushqimet e paketuara dhe ëmbëlsirat, si...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...