Temperaturat e larta në vend/ Mjeku endokrinolog këshillon diabetikët
Mjeku endokrinolog Florian Toti ka folur për ndikimin nega...

Në Forumin Shkencor mbi 'Investimet efektive në shërbimet kirurgjikale dhe ndikimi në shëndetin e pacientëve', me pjesëmarrjen e ekspertëve të Institutit të Shëndetit Publik, mjekë të QSUT-së dhe drejtues të Universitetit të Mjekësisë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka vënë theksin në përfitimet në shëndet që kanë sjellë investimet në shërbimet kirurgjikale.
"Vlerësohet që ditëqëndrimi është ulur me 2 herë, krahasuar me fillimet e punës sonë, kur infeksionet e plagëve operatore ishin mbi 35%. Reduktimi tyre, tashmë ndër vite është një fakt, i cili, jo vetëm është i matshëm, por ajo që është me rëndësi është që jeta e qytetarëve sot është më e sigurt dhe pacienti sot në spital, jo vetëm merr shërbim më shpejt, por edhe shërimi i tij ndodh më shpejt, pikërisht në sajë të investimeve të kryera dhe punës që bëjnë profesionistët tanë në strukturat spitalore të kirurgjisë. Nga momenti i pikënisjes së këtij programi, të sterilizimit dhe instrumenteve kirurgjikale, janë mbi 400 mijë ndërhyrje të kryera në sistemin shëndetësor me standarde evropiane",- tha Ministrja Manastirliu.
Gjatë këtij forumi shkencor, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se është ulur ndjeshëm edhe përdorimi i antibiotikëve, por nga ana tjetër, u ka kërkuar drejtuesve të spitaleve, standardizimin e protokolleve në këtë drejtim, me qëllim ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.
"Të dhënat e studimit të ISHP-së, në raport me vitin 2014, tregojnë se është ulur me 20% përdorimi i antibiotikëve në ditët postndërhyrje dhe besoj që këtu kemi shumë për të thenë në raport me atë që spitalet duhet të bëjnë.
E para, drejtuesit e spitaleve, së bashku me stafet teknike dhe me njësitë e infeksioneve spitalore, duhet që të kenë në mënyrë periodike evidencat e përdorimit të antibiotikëve. Nuk ka më asnjë justifikim te përdorimi i antibiotikëve pa të gjithë analizat mikrobike, sepse nuk mund të përdoren antibiotikët se kështu ka qenë bërë dhe të vazhdojmë me modelin e vjetër. Eshtë përgjegjësi e drejtuesve të institucioneve dhe stafeve teknike për t’i shpallur luftë antibiotiko-rezistencës",- tha Manastirliu.
Prof. Arben Gjata tha se falë investimeve të kryera dhe programit të sterilizimit ka indikatorë të përmirësuar vitet e fundit, siç janë ulja e ditëqëndrimit në spital dhe reduktimi i infeksioneve spitalore.
"Nëse e marrim nga viti 2019 gati 90% e operacioneve bëheshin me kirurgji tradicionale, kirurgji të hapur, e cila rriste riskun. Sot mbi 98% realizohen totalisht në mënyrë laparoskopike, gjë që ul ditëqëndrimin, ul riskun e infeksioneve", - u shpreh prof. Gjata.
Të dhënat studimore të Institutit të Shëndetit Publik në Forumin Shkencor për 'Investimet Efektive në Shërbimet Kirurgjikale. Ndikimi në Shëndetin e Pacientëve', tregojnë qartë për efektin pozitiv të programit të sterilizimit dhe instrumeneteve të reja kirurgjikale në reduktimin e infeksioneve spitalore, duke rritur sigurinë për shëndetin dhe jetën e pacientëve.
Studimi i kryer nga ISHP, krahasoi të dhënat e infeksioneve spitalore, infeksioneve të plagëve operatore dhe shpërthimet epidemike të ndodhura përpara apo pas vitit 2014 dhe pas vitit 2021. Gjithashtu u krye vlerësimi i përdorimit të antibiotikëve dhe infeksioneve spitalore në të njëjtat periudha në disa spitale të vendit (Spitali Rajonal Lezhë, Spitali Rajonal Vlorë, Spitali Universitar 'Shefqet Ndroqi' dhe Klinika 3 Kirurgjikale e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë).
Të gjithë treguesit tregojnë se: Gjatë vitit 2021 vihen re më pak infeksione të plagëve operatore, ku nuk ka pasur izolime për patogjenë të ndryshëm në karahasim me vitet e mëparshme. Gjatë vitit 2021 nuk janë vënë re shpërthime epidemike në spitalet e vendit nga infeksionet spitalore që tregon një përmirësim të mjedisit spitalor, sterilizimit dhe dezinfektimit e masave të tjera.
Në studim u evidentua një rënie me 2 herë e ditëqëndrimit spitalor si dhe rënie në 20% të rasteve të pacienteve që kanë përdorur antibiotikë në shërbimet kirurgjikale, që lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe me uljen e infeksioneve që trajtohen me to./ CNA
Mjeku endokrinolog Florian Toti ka folur për ndikimin nega...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Man...
Kardiologu Indrit Temali është shprehur se sipas një studi...
Një endokrinolog sugjeron katër lëvizje të thjeshta që mun...
A e dini se acidet yndyrore Omega-3, Omega-6, Omega-9 janë...
Petraqi, 71 vjeçari nga Durrësi, është një tjetër rast suk...
Për shkak të valëve të të nxehtit ekstrem, janë të shumtë ...
Popullariteti i ushqimeve pa mish dhe qumësht në dieta...
Plot meshkuj mbi moshën 40 vjec por edhe më të rinj ndjejn...
Intolerancë ndaj një ose disa ushqimesh do të thotë që tru...
"Vrasësi i heshtur" mund të rrisë rrezikun e sulmeve në ze...
Çfarë dimë në të vërtetë mbi marrëdhënien midis mediave so...
Ka shumë gjasa të njihni dikë që duket se po plaket ngadal...
Shëndeti është aseti më i rëndësishëm për jetën tonë pasi ...
UASHINGTON (AP) - Zyrtarët amerikanë kanë miratuar pilulën...
Provat shkencore mbështesin atë që shumica e adhuruesve të...
Një lexuese më shkruan në inbox: "Përshëndetje Doktor, un...
Depresioni është një çrregullim i zakonshëm i shëndetit me...
Të dhënat vijnë nga një studim mbi kafshët. Por ka gjasa q...
1. Kastravecat përmbajnë shumicën e vitaminave që ju nevoj...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...