Rama intervistë për CNN/ Përplaset me gazetaren për Zvërnecin: Duhet të më dëgjoni, sepse nuk ka projekt
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për CNN Inte...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për CNN Inte...

Për shumë vite, këshilla më e besueshme e mjekut ishte edhe më e thjeshta: Pini dy aspirina, dhe më telefononi në mëngjes, për të më thënë se si ndiheni.
Ky qetësues dhimbjesh, i lirë nga ana ekonomike, dhe që ndërkohë ndihmon në hollimin e gjakut dhe reduktimin e inflamacionit, ka qenë një element kryesor i kutisë së ilaçeve në çdo familje kudo në botë, që kur u bë i disponueshëm pa recetë gati 110 vjet më parë.
Lëvorja e shelgut, një paraardhëse e largët e aspirinës, ishte një përbërëse popullore në ilaçet e lashta për të lehtësuar dhimbjen dhe për të trajtuar problemet e lëkurës. Hipokrati, Babai i Mjekësisë, besonte shumë te fuqitë kuruese të shelgut.
Për gratë me probleme gjinekologjike në shekullin V Para Krishtit, ai këshillonte djegien e gjetheve të shelgut “derisa avulli të hyjë në mitër”. Por fakti që lëvorja e shelgut mund të reduktonte ethet, nuk u zbulua deri në shekullin XVIII.
Eduard Stone, një klerik anglez, vuri re se shija e saj jashtëzakonisht e hidhur, ishte e ngjashme me atë të pemës cinchona, burimi i ilaçit të kushtueshëm ndaj malaries, kininës.
Stone e thau lëvoren e pemës së shelgut dhe e përdori tek vetja në doza të vogla për të trajtuar ethet.
Kur nisi të ndihej më mirë, ai e testoi pluhurin te të tjerët që vuanin nga malaria. Kur ethet e tyre u zhdukën pas disa kohësh, ai i raportoi me entuziazëm Shoqërisë Mbretërore në vitin 1763 se kishte gjetur një kurë tjetër për malarien. Në fakt, kishte identifikuar një mënyrë për të trajtuar simptomat e saj.
Shelgjet përmbajnë salicinë, një hormon bimor me veti antiinflamatore, ulëse të temperaturës dhe qetësuese të dhimbjeve. Eksperimentet me salicinën, dhe me nënproduktin e saj acidin salicilik, nisën seriozisht në Evropë duke nisur që nga vitet 1820.
Në vitin 1853, kimisti francez Charles Frédéric Gerhardt zbuloi se si të krijonte acidin acetilsalicilik, përbërësin aktiv të aspirinës. Por më pas e la në mes kërkimin e tij dhe mjerisht vdiq në moshë të re. Midis historianëve ka ende debate se si aspirina u bë një ilaç i suksesshëm për kompaninë gjermane Bayer.
Historia e saj zyrtare i jep meritat Felix Hoffmann-it, një kimist i kësaj kompanie, që në vitin 1897 arriti të sintetizojë në laborator acidin acetilsalicilik duke shpresuar të lehtësonte dhimbjen e rëndë reumatike të babait të tij. Bayer e patentoi aspirinën në vitin 1899, dhe deri në vitin 1918 ajo ishte bërë një nga barnat më të përdorura në botë.
Por a punoi Hoffmann i vetëm? Pak kohë para vdekjes së tij në 1949, Arthur Eichengrün, një kimist hebre që e kishte kaluar Luftën e Dytë Botërore në një kamp përqendrimi, botoi një letër ku pretendonte se kompania Bayer e kishte fshirë qëllimisht kontributin e tij.
Në vitin 2000, BMJ publikoi një studim që mbështeste pretendimin e Eichengrün-it. Bayer në vitin 1925 që u bë pjesë e konglomeratit I.G.Farben, mbështetës i nazistëve, e ka mohuar që Eichengrün të ketë luajtur ndonjë rol në përparimin shkencor me aspirinën.
Po ashtu kompania hodhi poshtë lidhjet e saj me Rajhun e Tretë, pasi I.G. Farben e shiti Bayer në fillim të viteve 1950, por hegjemonia e këtij ilaçi u zgjerua me shumë shpejtësi. Deri në vitin 1956, filiali britanik i Bayer solli në treg acetaminofen.
Ndërkohë ibuprofeni u bë i disponueshëm në vitin 1962. Ky ilaç, u bë edhe më popullor pasi “New England Journal of Medicine” publikoi një studim në vitin 1989, që zbuloi se pilula ul me 44 për qind kërcënimin e një ataku kardiak.
Disa zyrtarë të shëndetit publik, inkurajuan menjëherë këdo mbi 50 vjeç që të pinte çdo ditë një aspirinë si një masë parandaluese. Por si në rastin me pastorin Stone, duket se gjërat janë më të ndërlikuara.
Në vitin 2022, Task Forca e Shërbimeve Parandaluese të SHBA-së u shpreh zyrtarisht kundër marrjes së ilaçit si një masë parandaluese, duke pasur parasysh rrezikun e gjakderdhjes së brendshme dhe disponueshmërinë e terapive të tjera. Pra aspirina mund të bëjë çudira në disa raste, por jo mrekulli në çdo rast./ Wall Street Journal
Miliona njerëz në botë vuajnë nga sëmundja e osteoartritit...
Lëngu i hudhrave është i jashtëzakonshëm për mbrojtjen...
Kolesteroli është kryefjala e një lumi artikujsh e këshill...
Kush mund t'i rezistojë patateve të skuqura, veçanërisht p...
Shkencëtarët thonë se goditja në tru, dëmtimi i nervit...
Disa nga sëmundjet më vdekjeprurëse që kanë goditur nj...
Muaji i Ramazanit sjell me vete jo vetëm një periudhë refl...
Ashtu siç mund të mos vraponi më aq shpejt siç bënit kur i...
Një studim i publikuar së fundmi në Revistën Evropiane Për...
Leukemia është një lloj kanceri që prek qelizat e bardha t...
Dje kam vizituar një italian 84-vjeçar, i cili jetonte në ...
Ju mund të gjendeni në një periudhë të jetës ku jeni s...
Ndoshta tashmë e dinit se dalja në natyrë për të marrë pak...
Mishi i kuq është një nga pjatat kryesore dhe shumë të...
Një studim paraprak i paraqitur në konferencën shkenco...
Ditën e hënë është miratuar nga ‘Administrata Amerikan...
Mund të tingëllojë e çuditshme, por shijimi i një ushq...
Ekspertët e ushqyerjes së shëndetshme nënvizojnë gjith...
Shkencëtarët thonë se kanë eliminuar me sukses HIV-in ...
Hudhra është një nga thesaret më të mrekullueshëm të n...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...