Zbulimi i rëndësishëm/ Shkencëtarët mund ta heqin HIV-in nga qelizat
Shkencëtarët thonë se kanë eliminuar me sukses HIV-in ...

Ekspertët e ushqyerjes së shëndetshme nënvizojnë gjithmonë rëndësinë e konsumit të rregullt të perimeve.
Ato e furnizojnë organizmin me ushqyes të nevojshëm dhe të domosdoshëm për rritjen dhe zhvillimin. I tillë është rasti i brokolit. Kjo perime është fantastike, ka pak kalori, por shumë ushqyes të nevojshëm. Nëse këto argumente nuk ju mjaftojnë, në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni tri arsye kryesore se përse duhet të hani brokoli çdo ditë dhe ndikimi i këtij regjimi në organizëm.
Do të merrni shumë vitaminë C
Një racion me brokoli ofron 80 miligramë vitaminë C që plotëson nevojat ditore të kësaj vitamine te femrat dhe 90 për qind te meshkujt. Vitamina C është një antioksidant i rëndësishëm për shëndetin e lëkurës.
Trupi e përdor atë për të prodhuar kolagjen, një proteinë e domosdoshme për flokët dhe lëkurën.
Për më tepër, vitamina C ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Për ta përmbledhur, duke ngrënë brokoli çdo ditë do të keni flokë dhe lëkurë të shëndetshme, por edhe do të keni një zemër më të fortë.
Më shumë vitaminë K
Brokoli është shumë i pasur me vitaminë K.
Kjo vitaminë është shumë e rëndësishme për mpiksjen e gjakut pas një lëndimi apo plage. Prania e saj nxit një reagim kimik që ndalon gjakderdhjen dhe nxit shërimin.
Vitamina K është e rëndësishme edhe për shëndetin e kockave. Një racion me brokoli do të ofrojë 93 mikrogramë të vitaminës K ose diku rreth 75-100 për qind të nevojës suaj ditore. Pra, duke ngrënë brokoli çdo ditë, do të keni kocka të forta.
Antioksidantët
Brokoli përmban disa antioksidantë që luftojnë qelizat e dëmshme. Ushqimet me antioksidantë siç është brokoli përmirësojnë shëndetin e zemrës.
Si të shijoni brokolin çdo ditë
Ideja e të ngrënit brokoli të gatuar në avull tingëllon e mërzitshme. Megjithatë, ka disa mënyra të larmishme për ta ngrënë brokolin çdo ditë. Brokolin mund ta përzieni me omëletë, ta kombinoni në gatime me djathë, ta kaloni në miksër për ta transformuar në salcë ose ta kavërdisni lehtë me vaj ulliri e hudhër e ta pasuroni me djathë të bardhë ose kaçkavall e ta përdorni për makaronat./AgroWeb.org
Shkencëtarët thonë se kanë eliminuar me sukses HIV-in ...
Hudhra është një nga thesaret më të mrekullueshëm të n...
Botox-i redukton shfaqjen e rrudhave, duke ju dhënë rini d...
Sëmundjet neurologjike në rang global janë rritur shumë dh...
Ekspertët kanë paralajmëruar se një numër i fëmijëve n...
Një studim i ri ka sugjeruar se një test gjaku "i lirë dhe...
Ekspertët kanë zbuluar se një ndryshim në zakonin e mbyllj...
Shkencëtarët po zhvillojnë një pilulë që imiton përfitimet...
Stresi ose ankthi e nxisin njeriun ta shohë ushqimin si ng...
Në periudhat e agjërimit apo mungesës së gjatë të ushq...
Të gjithë ne që jemi mbipeshë, na ndodh të themi herë ...
Një raport i fundit nga Qendrat për Kontrollin dhe Paranda...
Studimet e fundit kanë paralajmëruar se ushqyerja e vonë g...
Sipas një studimi të ri, simptomat e apneas obstruktiv...
Ka shumë këshilla që të ndihmojnë me një gjumë sa më të sh...
Shtylla kurrizore mban peshën e gjithë trupit dhe mundëson...
Një studim i ri ka zbuluar se depresioni shton rreziku...
"Cancer Research UK" ka publikuar një listë me gjashtë she...
Zgjimi herët në mëngjes duket diçka shumë e vështirë, sido...
Duke qenë se tuberkulozi është rithyer në Angli, një s...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...