Maliqi çel sezonin turistik me panairin e organizuar për herë të parë në fshatin Kolanec
Në fshatin piktoresk të Kolanecit në Bashkinë e Maliqit, ë...

Në qytetin e Korçës, një vit pas ndarjes nga jeta të poetit Skënder Rusi, u zhvillua një mbrëmje poetike e ngrohtë dhe e mbushur me emocione. Familjarë, miq, artistë dhe dashamirës të poezisë u mblodhën për të kujtuar një prej figurave më të ndjeshme të letërsisë shqipe.
Mbrëmja u organizua me rastin e botimit të librit të fundit të poetit, “Ditët e mia pa ty”, një përmbledhje me poezi të gjetura mes dorëshkrimeve që ai kishte lënë pas.
Eris Rusi, djali i poetit, ndau me të pranishmit një rrëfim të ndjerë mbi procesin e zbulimit të dorëshkrimeve dhe emocionin që mbartin ato fletë të shkruara me dorë. Ai përshkroi marrëdhënien e të atit me poezinë si një përkushtim të heshtur, por të fuqishëm, që vazhdon të jetojë përmes fjalës së shkruar.
"Një vit pas ndarjes nga jeta të poetit Skënder Rusi, u zhvillua një mbrëmje poetike me poezitë e librit të sapobotuar prej tij, "Ditët e mia pa ty". Për qytetin e Korçës, për dashamirësit e poezisë së Skënderit, kjo nuk ishte një ditë pa Skënder Rusin, ishte një ditë me Skënder Rusin. Është fat për poetët që ditët e tyre, edhe kur nuk janë më pjesë e kësaj bote, ti ndajë me lexuesit, e si të tilla ato ditë të jenë përjetësi. Unë jam i bindur që boshllëku që krijohet nga njeriu, plotësohet nga ajo trashëgimi shpirtërore që ka lënë krijuesi, poeti. Në mungesë të Skënderit në përditshmërinë tonë, si familjarë të tij, ne kemi mundësinë të zgjedhim nga rafti i librave, pikërisht ato ditë, ato momente, ato ndjesi të bukura që Skënderi ka lënë veçmas për ne. Dhe kjo është mrekulli", tha Eris Rusi.
Libri është vetëm një pjesë e vogël e një trashëgimie shumë më të madhe që ndodhet ende në raftet e shtëpisë së tij, një thesar poetik që dëshmon për jetën krijuese të një shpirti të thellë.
"Im atë kishte një natyrë të veçantë dhe ishte besnik i gjithçkaje që bënte vetë dhe e ruante me fanatizëm atë. Poezitë e tij hapeshin dhe mbylleshin me një çelës që e mbante vetëm ai dhe askush nuk kishte të drejtë të hynte në atë lloj hapësire. Ishte një hapësirë e shenjtë që ne na bënte të stepeshim edhe në momentin që u nda nga jeta. Por më pas ishte më e fortë dëshira për të parë se çfarë kishte brenda atij sirtari dhe kishte dorëshkrime pa fund, poezi të lëna me një shkrim që vetëm nëna ime mund ta kuptonte. Nisëm duke kapërcyer edhe atë që ishte dhimbja e momentit që të përjetonim dhe rishkruanim ato poezi që u bënë ky libër, që nuk janë të gjitha sepse aty ka vend për shumë libra të tjerë pasi ai raft është pambarimisht me dorëshkrime", u shpreh djali i Skënder Rusit.
Zamira Kita, aktore dhe drejtuese e mbrëmjes poetike, theksoi dashurinë e Skënder Rusit për qytetin e Korçës, për artin dhe për familjen, duke e cilësuar këtë aktivitet si një detyrim moral dhe artistik për të ruajtur kujtimin e një poeti që ka lënë gjurmë.
"Ka ikur një vit dhe ne sot jemi mbledhur që ta kujtojmë poetin tonë të dashur Skënder Rusi. Ai është gjithmonë pranë nesh sepse ka lënë jo vetëm poezinë, por edhe dashurinë e tij të madhe për qytetin, poezinë, familjen e tij, muzën e tij. Ne sot do të përcjellim vargjet e tij për publikun e Korçës që e do aq shumë", tha aktorja Kita.
Egla Ceno, pjesë e interpretimit artistik të vargjeve, ndau me publikun përjetimin e saj personal me poezinë e Rusit. Ajo e përshkroi takimin me poezinë e tij si një zbulim që e preku thellë dhe e frymëzoi, duke i dhënë një tjetër dimension asaj që do të ishte një performancë në skenë.
"Unë jam e nderuar në fakt që mora këtë ftesë nga Zamira. Më vjen turp ta them por nuk kisha patur kontakt me poezitë dhe kur i lexova ... ngela. Ia kam shkruar dhe Zamirës që ishin të mrekullueshme dhe vërtet që është përgjegjësi, emocion dhe nder që të jem sot me Zamirën, me Kristianin, me Blertën në skenë për këto poezi të mrekullueshme dhe për këtë kujtesë të poetit tonë", u shpreh aktorja Ceno.
Kristjan Koroveshi e përshkroi Skënder Rusin si një prej zërave më të veçantë të lirikës shqiptare. Ai e cilësoi poezinë e Rusit si një përballje elegante me dhimbjen, dashurinë dhe ndjesitë njerëzore më të thella, duke e vendosur atë jo në nivel kombëtar.
"Është një kënaqësi e veçantë të përkujtojmë sot në këtë homazh Skënder Rusin, një prej lirikëve të jashtëzakonshëm të dhimbjes së bukur. Një poet unikal do të thoja, jo vetëm i Korçës por i gjithë Shqipërisë. Njeri që i ka folur me shumë emocion dhimbjes, dashurisë, vdekjes, xhelozisë, njeriut dhe gjithçkaje tjetër", tha Ceno.
Nëpërmjet interpretimeve të vargjeve dhe kujtimeve personale, kjo mbrëmje përkujtimore solli jo vetëm një homazh për jetën dhe veprën e poetit, por edhe një përjetim të gjallë të prezencës së tij përmes artit. Ishte një ditë që nuk i përkiste mungesës, por pranisë. Skënder Rusi u rikthye në mesin e atyre që e deshën, përmes poezisë së tij që flet, frymëzon dhe preket.
Korça e kujtoi me dashuri poetin e saj. Ai nuk ishte aty fizikisht, por ishte kudo, në zërat e atyre që lexuan vargjet e tij, në sytë e atyre që u prekën, dhe në heshtjen e thellë që lë pas një krijues i vërtetë. Poezia e tij, tashmë, është pjesë e përjetësisë./ CNA
Në fshatin piktoresk të Kolanecit në Bashkinë e Maliqit, ë...
Pogradeci ka çelur zyrtarisht sezonin turistik veror, duke...
Sezoni turistik në Pustec ka nisur zyrtarisht, për të dyti...
Qyteti i Pogradecit ka çelur zyrtarisht ditën e sotme sezo...
Pothuajse gjysma e të rinjve në shkollat e mesme në Shkodë...
Mbrëmjen e së premtes nisi edicioni i 63-të i Festivalit M...
Në Galerinë e Arteve Digjitale në Korçë është hapur ekspoz...
Në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Shkodër po zhvillohet n...
Në qytetin e Vlorës, që njihet për bukuritë natyrore dhe h...
Rikonstruksioni i plotë i shkollës 9-vjeçare “Ndre Mjeda” ...
Një vit më parë, Leo Gjeloshi së bashku me 3 vëllezërit e ...
Në një qytet të njohur për traditën dhe ushqimin e tij kar...
Problemet e turizmit në Qarkun Shkodër, në një kohë kur se...
Në qytetin e Korçës, një vajzë ka sjellë një frymë krejt t...
Rënia e numrit të studentëve në Shqipëri po rrezikon gjith...
Shkolla e mesme e Ulqinit “Vëllazërim-Bashkim” hapi një ek...
Në qytetin e Përmetit është mbajtur për herë të parë festi...
"Moto Fest Shkodra 2025 " ka dhuruar spektakël dhe adrenal...
Shkrimtarja e re shkodrane Ambra Hysa promovoi katër libra...
Qyteti i Korçës mirëpriti edhe këtë vit, edicionin e 29-të...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...