Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Një vit më parë, Leo Gjeloshi së bashku me 3 vëllezërit e tij vendosën të hapnin bujtinën e tyre në Theth. "Mikpritja” ishte emri që mori menjëherë pëlqimin e familjes, për t'u kthyer kështu në atraksion të padiskutueshëm që në vitin e parë. Leo vetëm 22 vjeç, tregon mbi këtë iniciativë të familjes, që e riktheu atë sërish për të jetuar në zonën turistike të Thethit.

“Ideja ishte e thjeshtë. Në fillim, kur menduam që të hapim diçka të tillë bashkë me dy vëllezërit e mi që punojnë këtu, kishim thjesht një plan sepse Thethi është një zonë që po zhvillohet dita-ditës, vijnë shumë turistë dhe e dinim që një investim i tillë me punën që bëjmë ne dhe faktin që jemi rritur në një familje tradicionale shqiptare pretendojmë se mikpritja të jetë pika jonë më e fortë sepse e kemi pasur gjatë gjithë jetës. Ishte iniciativa e vëllait të madh dhe thamë po sikur ta vendosim në punë dhe ta provojmë veten në treg se si është mikpritja jonë me njerëz që nuk i njohim dhe kështu nisi si ide. Më pas nisëm me ndërtimin e vilave. Nuk ishim mësuar dhe ende nuk e dinim tamam se çfarë ishim duke bërë sepse ishte fillimi. Duke e diskutuar dita-ditës, e pamë që ne mundeshim të bënim diçka shumë të bukur. Vendi i përshtatshëm, vilat e bukura, qetësia që ofrohet këtu, pjesa e restorantit sepse unë vetë jam kuzhinier, vëllai tjetër mund të shërbejë mrekullueshëm dhe vëllai tjetër mund të presë klientët. Ai di si të komunikojë me ta dhe kështu gjithë bashkë thamë se mund të bëjmë diçka të bukur. Ja ku jemi sot, ajo ide funksionoi shumë bukur. Jemi këtu dimër dhe verë dhe jetojmë këtu tashmë. Nuk është thjesht një punë, por është shtëpia jonë. Është diçka që ia vlen, diçka e bukur, kemi pasur një punë të mrekullueshme, kemi shkëmbyer eksperienca me njerëz që ia vlejnë. Kemi parë jashtë botës, pa qenë asnjëherë jashtë dhe kemi parë se sa mund të përparojmë. Ne kemi jetuar në fshatin Vrakë më përpara, në Malësinë e Madhe dhe tani jemi zhvendosur këtu. Është e vështirë sepse duhet të distancohesh nga një jetë e mëparshme dhe këtu është një stil jete krejt tjetër. Këtu në Theth janë bukuritë natyrore, merrem me gatimin dhe flas me njerëz, por nuk është se ka 1 milion aktivitete si në Shkodër. Këtu është më shumë punë, pak eksplorim dhe kjo pjesë është pak e vështirë. Më pas, është që gjatë dimrit nuk e ke të njëjtin fluks njerëzish dhe ka edhe shumë pak banorë. Shumicën e kohës duhet që të rrimë vetëm me familjarët. Mund të duket e vështirë në fillim, por më pas mësohesh”,-tregon Gjeloshi.

Sot “Mikpritja” ka 6 vila. U zgjodh që krahas vendndodhjes së shkëputur, të ofrojë edhe oazin e qetësisë, duke mos zgjedhur sasinë, por cilësinë e rehatinë.
“Kemi 6 vila në total, 4 janë familjare dhe 2 vetëm për çifte dhe kemi restorantin që është në shërbim të vilave dhe kjo ka qenë ideja jonë fillestare ku ne të shërbejmë në restorant vetëm për ata që janë në vila. Klientët që vijnë këtu janë prioriteti i parë. Nuk janë shumë, por nuk janë as pak. Janë mjaftueshëm që ne t’i bëjmë që të ndihen sa më rehat dhe t’ia japim eksperiencën më të mirë të Thethit, të jenë sa më të mikpritur. Në momentin që do të vish këtu, të harrosh që ke probleme, por vetëm të kalosh një kohë të mirë. Shërbimin e restorantit e kemi nga ora 8:00-22:00, por kemi edhe shërbime për 24 orë në raste emergjente sepse ne jemi këtu bashkë me klientët dhe përveç kësaj ne ofrojmë ndihma me guidat turistike, ndihmë me transportin apo çdo kuriozitet që mund të kenë rreth Thethit”,-shprehet Gjeloshi.

Në 365 ditë, vizitorët kanë qenë të shumtë, jo vetëm shqiptar, por edhe të huaj, kryesisht nga Franca dhe Spanja.
“Gjatë periudhës së sezonit, pra në verë dhe vjeshtë kanë qenë kryesisht të huaj që kanë ardhur nga Spanja dhe Franca dhe nga vendet e tjera nuk ka pasur aq shumë. Nuk është si më përpara, të paktën sezonin që kaloi dhe këtë sezon. Më parë vinin nga vendet skandinave sepse unë kam 7 vite që punoj në fushën e turizmit dhe këtë vit kanë dominuar spanjollët dhe francezët. Gjatë pjesës tjetër të vitit janë kryesisht shqiptarë që nuk kanë qenë ndonjëherë në Theth, kryesisht nga Tirana apo nga jugu i vendit, që preferojnë një zonë të ftohtë malore dhe normalisht të ndryshosh komplet terren është edhe një gjë shumë e bukur”,-thotë 22-vjeçari.

Ushqimi është padyshim konkurrenca më e fortë që ka sot “Mikpritja”.
“Sa i përket anës profesionale, e kam nisur që 14 vjeç sepse në atë kohë kam punuar dhe ishin fillimet e mia ndërsa pasioni im për kuzhinën mund të ketë nisur që 7 vjeç. Nëna ime është kuzhiniere e mrekullueshme. Ajo ka ato recetat e veta, ka ato traditat e veta, mënyrën se si gatuan, jo vetëm e bukur, por është edhe e ëmbël ta shohësh dhe aty më ka lindur si ide. Isha i vetmi në familje që kisha dëshirë për të gatuar, ndoshta ka nisur duke bërë një tost, më pas një ëmbëlsirë të vogël dhe kështu me radhë, derisa u bëra profesionist me shumë përkushtim. Sot erdhi mundësia që të kem një biznes që është i familjes sime dhe mundem që të jap një pjesë të vetes sime. Kam qejf që çdo klient të dal dhe ta pyes se çfarë do që të hash dhe sigurohem që klientët asnjë ditë të mos konsumojnë të njëjtën gjë, nëse rrijnë për shembull 5 ditë apo 10 ditë. Ne kemi lloj-lloj ushqimesh, por që janë më të rëndësishmet ato tradicionalet. Për mesoret janë kaçimaku, djathi i zier, specat me gjizë, flia dhe byreku i shtëpisë. Kurse ato që ne vlerësohemi është mishi i furrës. Është një mënyrë e vjetër, por që e kemi modernizuar. Marinimi është esenca, tashmë po fusim edhe mishin e egër sepse është ndër gjërat më të mira nëse gatuhet mirë. Gjatë sezonit të verës kemi ëmbëlsira tradicionale si revani dhe tespixhe, pasi Dukagjini nuk ka një ëmbëlsirë tradicionale. Kam ushtruar profesionin në Kosovë dhe Ulqin. Atje kam punuar në restorantet më të mira dhe kam marrë shumë eksperiencë”,-tregon Leo.
Sezoni në Theth duket se ka nisur herët. Leo tregon se në kulmin e sezonit të pakten 3500 turistë në ditë vizitojnë Thethin.
Krahas bukurive dhe atraksioneve si Syri i Kaltër apo edhe Ujëvara, “Mikpritja” ofron akomodim dhe ushqim të mirë, duke plotësuar çdo element për të mos lënë Thethin pa e vizituar./CNA
Në një qytet të njohur për traditën dhe ushqimin e tij kar...
Problemet e turizmit në Qarkun Shkodër, në një kohë kur se...
Në qytetin e Korçës, një vajzë ka sjellë një frymë krejt t...
Rënia e numrit të studentëve në Shqipëri po rrezikon gjith...
Shkolla e mesme e Ulqinit “Vëllazërim-Bashkim” hapi një ek...
Në qytetin e Përmetit është mbajtur për herë të parë festi...
"Moto Fest Shkodra 2025 " ka dhuruar spektakël dhe adrenal...
Shkrimtarja e re shkodrane Ambra Hysa promovoi katër libra...
Qyteti i Korçës mirëpriti edhe këtë vit, edicionin e 29-të...
Në fshatin e bukur “Andon Poçi” të Gjirokastrës u mbajt me...
Në Shkodër u promovua albumi fotografik “Tinguj Folklorik ...
Guri Koço, një ikonë e artit skenik dhe kinematografik shq...
Në Shkodër po përgatitet plani konkret që synon zhvillimin...
“Higjiena kibernetike në shkolla” është konferenca që u zh...
Në Shkollën Teknike Profesionale të Korçës, nxënësit po tr...
Një ekspozitë me pikturat e nxënësve të klasave të 8-ta dh...
Mes emocioneve dhe muzikës, mes shumë përmetarëve, miqve, ...
“Përforcimi i trashëgimisë kulturore dhe natyrore si mjet ...
Nxënësit e klasave të 5-ta në gjithë vendin duke përfshirë...
Fshati Gjonç në Kolonjë mirëpriti qindra pelegrinë nga ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...