Testimi i vlerësimit të arritjeve/ Kadija: 1231 nxënës në Shkodër morën pjesë në testim
Nxënësit e klasave të 5-ta në gjithë vendin duke përfshirë...
“Përforcimi i trashëgimisë kulturore dhe natyrore si mjet për ripërtëritjen e zonave rurale” është libri i një grupi studiuesish italianë nga Universiteti i Firences që u promovua në bibliotekën shkencore të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Ky libër i studiuesve Antonio Lauria, Francesco Alberti, Pietro Matracchi dhe Gabriela Paolinelli sjell tri hulumtime të reja rreth peisazhit kulturor dhe zonave të brendshme të Benjës në jug të Shqipërisë.
“Sot do të flitet për një risi të të kuptuarit të trashëgimisë kulturore në lidhje me peisazhet, aspekte arkitektonike të saj dhe ta shohim në një mënyrë më të gjallë atë që do të konkretizohet në këtë aktivitet. Do flas pikërisht për këtë process të rëndësishëm që të nxisim dhe të nxjerrim në pah të gjitha pasuritë e rëndësishme natyrore që kemi dhe që janë të domosdoshme për zhvillimin e turizmit. Unë kam punuar që në vitin 2018 edhe në Malësinë e Madhe dhe kam patur eksperiencë dhe mendoj që ka pasuri shumë të rëndësishme natyrore të cilat duhet që të nxirren në pah dhe unë i vlerësoj patjetër. Një prej problemeve kryesore që unë kam vërjetur në territory është formimi por edhe të bëjmë praktika të mira për të ndihmuar sa më shumë në zhvillimin e territorit”, tha studiuesi Antonio Lauria.
Studiuesi Ardian Ndreca i cili ka bërë parathënien e librit shprehet se një studim i ngjashëm duhet që të bëhet edhe për zonat e ndryshme të Shkodrës dhe thotë se jemi ende larg turizmit elitar që mund të kërkojnë europianët.
“Ky libër tregon dhe nxjerr në pah disa vlera që edhe banorët vetë i kanë jetuar por nuk kanë qenë të vetëdijshëm për ekzistencën e tyre dhe aq më tepër nuk kanë mbërritur që ta konceptualizojnë atë pasuri që është atje. Të lexosh territorin nuk do të thotë të lexosh vetë ndërtesat, objektet arkitektonike apo hapësirën e ndërtuar. Të lexosh territorin do të thotë të lexosh edhe njerëzit që banojnë në atë territor. Këtu tek ne gjërat lëvizin shpejt sepse ndërtohet një 30 katësh brenda dy muajsh por zakonisht hapësira i reziston. Ata që ndryshojnë më shpejt se hapësira janë njerëzit, mentaliteti që është më i ngadalshëm. Duhet që të aplikojmë këtë metodologji këtë çasje që është përdorur në Benjë edhe për një territor tjetër dhe rasti i Thethit është paradigmatik në historinë tonë. Kthimi tek e kaluara nuk është për të muzealizuar territorin dhe as për ta kthyer turizmin në një cover sepse turizmi nuk është thjeshtë për të ngrënë qofte dhe për të pirë birra. Turizmi është diçka që kurohet duke nisur prej një tabani kulturor.
Nuk duhet që t’i konceptojmë vlerat e këtij qyteti dhe njerëzit e mëdhenj si patatet që pjesën me vlerë e kanë nën dhe. Nganjëherë detin mundesh ta kesh 30 kilometër larg dhe prap nuk e ke afër, nuk e ke afër për arsye kulturore. Deti aty është nuk lëviz por jemi ne që nuk arrijmë të shkojmë tek deti. Nuk e di se çfarë mund të shërbejë një hekurudhë që lidh Shkodrën me Gjakovën, se çfarë mund të bësh nga Shkodra në Gjakovë dhe nëse nisesh e shkon sa orë qëndron në Gjakovë dhe çfarë mund të bësh atje përveçse ha, pi dhe gjumë. Unë e mendoj çarjen e izolimit nëse bëhet një hekurudhë me Vienën ose një hekurudhë me Pragën apo një linjë të tillë me Berlinin dhe jo të bësh një hekurudhë me një vend që edhe po të vijnë mallrat nuk ke ku t’i lësh sepse nuk ka një park industrial. Sa larg është Shkodra nga Europa dhe çfarë i jep Shkodra një turisti europian. Një këngë e thjeshtë në festivalin europian bëri më shumë bujë se sa gjithë strategjia kulturore e Shqipërisë në 10 vitet e fundit. Është e mjaftueshme vetë nëse organizohemi më mirë që të kemi një inçidencë më të thellë”, tha Ndreca.
Libri i katër studiuesve italianë përqendrohet në Bënjë, një fshat rural në Bashkinë e Përmetit, në jug të Shqipërisë. Hulumtimi përcakton një strategji ndërhyrjesh të vogla që synojnë përmirësimin, në mënyrën më të respektueshme, të burimeve natyrore, arkitekturore dhe sociale të zonës, duke propozuar një qasje për rigjallërimin e zonave rurale./ CNA
Nxënësit e klasave të 5-ta në gjithë vendin duke përfshirë...
Fshati Gjonç në Kolonjë mirëpriti qindra pelegrinë nga ...
Në kuadër të Ditës Botërore të Diversitetit Biologjik, në ...
Në ditët e sotme, kostumet tradicionale të Gjirokastrës po...
Mjeshtri i njohur i gurit, Muhedin Makri, vite më parë i k...
Me moton “Më njih nëpërmjet veprave të mia”, artistja e nj...
Vullnet Kuçi nga qyteti i Pukës, 5 vite më parë vendosi që...
Djemtë vezullues, komedia e amerikanit Neil Simon, është n...
Edhe në Vlorë, Dita e Verës ka sjellë një atmosferë festiv...
Ishte viti 2015, kur “Arka” nisi funksionin e saj në Shkod...
Tepelena është një prej tri bashkive në Qarkun e Gjirokast...
Elena Bego është një nga volejbollistet më të spikatura të...
Në Gjirokastër një pjesë e konsiderueshme e shtëpive karak...
Erdhi nga Polonia për dy javë si turiste në Sarandë dhe i ...
Panajot Falo tregon rrugëtimin e tij nga emigracioni në ha...
Në Vlorë pothuajse të gjitha subjektet private kanë tashmë...
Gjirokastra, një prej destinacioneve më të rëndësishme të ...
Pogradeci po përjeton një transformim të rëndësishëm falë ...
Shkodra për 7 ditë me radhë festoi Karnavalet, një traditë...
Hotel "Argenti" është struktura e parë akomoduese private ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...