Elzbieta Loska, guidatorja turistike nga Polonia prej 10 vitesh në Sarandë
Erdhi nga Polonia për dy javë si turiste në Sarandë dhe i ...

Në Gjirokastër një pjesë e konsiderueshme e shtëpive karakteristike dhe ambienteve në zonën muzeale këto 5-6 vitet e fundit, po kthehen nga vendasit në shtëpi mikpritjeje dhe ambjente shërbimi. Në një prej lagjeve më të vjetra të qytetit siç është Dunavati, numri i lartë i turistëve ka shtuar shërbimet. Me këtë trend rritës është frymëzuar edhe familja Lani. Brez pas brezi kjo familje gjirokastrite njihet për kuzhinierët, të cilët kanë shërbyer ndër vite në pazarin historik. Elvira e ardhur nuse në këtë familje e ka mësuar historinë nga vjehrri i saj dhe ka mësuar prej tyre pjatat e larmishme dhe sekretin e përgatitjes së tyre. Mendja e Elvirës para disa vitesh ishte të ikte në emigracion, pasi investimi fillimisht në lokalin e lagjes nuk po ecte siç ajo kishte menduar. Teksa kryenin punimet për t’i dhënë pamjen e merituar tavernës, ata u ndeshën për herë të parë me një grup turistësh francezë të cilët kërkuan të drekonin aty. Ashtu siç rrëfen Elvira ka qenë emocion i veçantë pasi iu serviren gatime si në shtëpi dhe ata mbetën të mrekulluar duke dërguar pak kohë më vonë të tjere miq të tyre.
Vrulli i vizitorëve në tavernën Lani sa vinte dhe shtohej, duke mbledhur rreth ambjentit dhjetëra vizitorë vendas e të huaj të cilët provonin shijet e qifqive, pashaqofteve, byrekut, sarmave dhe oshafit, ëmbëlsirës të gatuar me aq mjeshtëri nga nënat gjirokastrite. Elvira sot ka krijuar një ambjent tepër të veçantë, ku më shumë se sa ajri i pastër pamja është fantastike. Përballë saj qëndron stoike kalaja Argjiro e cila iu ofron vizitorëve një kartolinë të shkrepur përmes aparateve fotografikë. Sot pas shumë sfidave, Elvira krenare për çka ka arritur tregon për CNA-në se ndjehet e vlerësuar kur shikon se sa të kënaqur largohen turistët nga ambjenti i saj.
“Që në vitin 1960, familja Lani ka punuar me dyqanet e pazarit të qytetit, ku shërbenin ushqimin tradicional. Rreth viteve ‘69 –‘70 i mbyllën për shkak të taksave të larta që u vendosën asokohe. Më pas në vitin 2000 filluan t’i restauronin si klub në lagje dhe ishim shumë të mërzitur nga lëvizja demografike në Gjirokastër dhe sidomos këtu në lagje nuk shikoje fare njerëz, thamë që do të iknim, por e pamë që ato vite filluan të vinin shumë turistë, duke pasur resurse shumë të mira në siç është kalaja, ura e Ali Pashës, bypass-i që u ndërtua dhe shtëpia e Çerçizit.
Filluam të bëjmë dhe ne restaurime nga një klub i vogël e kthyem në restorant, e zgjeruam dhe bëjmë gatime si nga duart e gjyshes, se kemi ushqim tradicional. Grupi i parë që më ka ardhur kanë qenë francezë, kishim pak ushqim, iu shërbyem dhe pas 2 muajsh kanë sjellë shokë e miq të tyre. Vijnë për ushqimin po ndalen për ambjentin dhe mikpritjen që ofrojmë, sepse ndihen si në shtëpinë e tyre. Kur turisti thotë faleminderit pasi konsumon një vakt këtu, unë mbushem me kënaqësi. Kemi organizuar mbrëmje live, karaoke, nxënësit kanë ardhur për festa, për 8 marsin patëm nënat dhe gratë. Të huajt mësojnë këtu të këndojnë e kërcejnë shqip.
Oborrin e shtëpisë e kemi kthyer në ambjent kaq të bukur, asnjë turist nuk ka ikur pa thënë faleminderit.”
Taverna Lani është kthyer në ndalesën kryesore të turistëve të huaj që zgjedhin të shijojnë Gjirokastrën dhe të marrin prej saj të mirat dhe bukuritë që ajo ofron. Me një kapacitet prej rreth 150 personash, Elvira si sipërmarrëse e kësaj taverne ka krijuar mundësi të shumta edhe për punësimin e shumë të rinjve, të cilët shërbejnë në tavernë.
Mesazhi i saj për turistët është i qartë:
“Ejani vizitoni Gjirokastrën!”/ CNA
Erdhi nga Polonia për dy javë si turiste në Sarandë dhe i ...
Panajot Falo tregon rrugëtimin e tij nga emigracioni në ha...
Në Vlorë pothuajse të gjitha subjektet private kanë tashmë...
Gjirokastra, një prej destinacioneve më të rëndësishme të ...
Pogradeci po përjeton një transformim të rëndësishëm falë ...
Shkodra për 7 ditë me radhë festoi Karnavalet, një traditë...
Hotel "Argenti" është struktura e parë akomoduese private ...
Të huajt dominojnë blerësit vendas në tregun imobiliar. G...
Prej 20 vitesh qëndistarja Vjollca Mezini administron në p...
E pozicionuar në zemër të zonës muzeale Hotel Bar Restor...
11-vjeçari Rei Pinderi nga Korça, e ka marrë lapsin në dor...
Të dielën e ardhshme, më 9 shkurt, Kori “Lira”, simboli i ...
Korça është një zonjë e madhe me motra e vëllezër shumë. M...
Qyteti i Pogradecit është një nga destinacionet më të pref...
Qyteti verior për tri net radhazi u kthye në arenë festime...
Shkatërrimi i Urës së Hoshtevës në Gjirokastër, ka krijuar...
"Himne hiri" titullohet albumi i parë i Ana Bushgjokës. E ...
Policia e Korçës ka festuar sot 13 Janarin, 112 vjetor...
Në Gjirokastër është rikthyer eventi kinematografik i r...
Kompania "Mjalti Morava" është një histori suksesi që u kr...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...