Shkodra, me vonesa në sezonin turistik/ Bashkitë: Duhet më shumë mbështetje
Problemet e turizmit në Qarkun Shkodër, në një kohë kur se...

Në një qytet të njohur për traditën dhe ushqimin e tij karakteristik si Pogradeci, një risi gastronomike po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e vendësve dhe turistëve. “La Casa” është restoranti më i ri në qytet, që sjell shijen e Italisë, freskinë e detit dhe elegancën në çdo detaj. Me picat napolitane, pastat artizanale dhe një menu të pasur me sushi, ky restorant po sjell një tjetër nivel në shërbimin dhe kuzhinën pogradecare.

Arben Balliu, shef kuzhine dhe njëkohësisht administrator i lokalit, tregon për CNA TV se bashkë me vëllain vendosën të sillnin diçka ndryshe në qytetin e liqenit, përtej restoranteve tradicionale. Fokusin e kanë vendosur te picat napolitane, pastat e freskëta dhe gatimet e detit. Së fundmi, kanë shtuar edhe sushi, të përgatitur nga një kuzhiniere tajlandeze. Me mbi 15 vite eksperiencë, brenda dhe jashtë vendit, Arbeni thotë se ky rrugëtim profesional ka qenë vendimtar për krijimin e një standardi të lartë në “La Casa”. Për të, eksperienca është çelësi i suksesit.
"Pas një eksperience të gjatë, unë dhe vëllai im vendosëm të hapnim një restorant. Duke parë që qyteti i Pogradecit kishte vetëm restorante tradicionale, ne vendosëm të hapim një restorant italian, kryesisht me pica napolitane, pasta të freskëta dhe gatimet e detit. Së fundmi kemi shtuar edhe sushi me një kuzhiniere tajlandeze. Eksperienca jonë është të paktën 15-vjeçare, si brenda dhe jashtë vendit. Normalisht ka qenë shumë e vlefshme. Eksperienca gjithmonë vlen shumë", tha Balliu.
Restoranti është konceptuar me shumë kujdes. Arredimi përfshin elementë simbolikë si lulet, në përputhje me epitetin e Pogradecit si “qyteti i luleve”, si dhe një akuarium që lidhet me liqenin. Druri është një element dominues, që krijon një atmosferë të ngrohtë dhe autentike, veçanërisht në kombinim me furrën e picës.
"Janë disa gjëra që ne kemi pasur dëshirë t'i kishim në restorantin tonë. Duke ia shpjeguar arkitektit është bërë arredimi i lokalit. Lulet duke u përshtatur me emrin e qytetit tonë që është qyteti i luleve edhe një akuarium që ka lidhje me liqenin. Edhe drurin, kombinimi i picës me drurin është fantastik”, u shpreh administratori.
Sekreti i picave qëndron te brumi i fermentuar për 24 orë dhe përdorimi i produkteve italiane, gjithmonë të freskëta. Pastat e freskëta prodhohen në restorant, ndërsa gatimet e detit dhe mishrat e stazhionuar janë të përzgjedhur me kujdes.
"E veçanta e brumit të picave është fermentimi 24 orë, po ashtu duke përzgjedhur produkte të freskëta, italiane. Pastat e freskëta që kryesisht prodhohen nga ne. Gatimet e detit që furnizohemi shpesh, po ashtu mishrat e stazhionuar dhe ato të vendit", u shpreh Balliu.
Sushi është elementi më i ri në menu dhe, sipas Balliut, ka ngjallur shumë kuriozitet. Klientët janë tërhequr nga estetika dhe shija unike e këtij gatimi, i cili përfshin produkte si ostrike, karkaleca, salmon dhe ton të freskët.
"Sushi është një gatim i ri dhe njerëzit janë shumë kuriozë ta provojnë. Në përgjithësi të gjithë mbeten të kënaqur. Është një shije e re, me gjëra të vogla, estetike, të bukura. Llojet janë të shumta, kryesisht janë të përbëra nga gatimet e detit duke filluar nga ostriket, karkalecët viola, karkalecët e thjeshtë, salmoni, peshku ton, i cili merret i freskët. I kanë pëlqyer shumë", tha ai.
Përshtypjet nga klientët janë shumë pozitive. Picat, pastat dhe gatimet e detit janë më të preferuarat. Ndërsa kërkesat për gatime tradicionale janë më të rralla, restoranti ofron gjithashtu peshkun koran të famshëm, të përgatitur në skarë ose në tavë me receta të vjetra pogradecare.
"Në përgjithësi përshtypjet e klientëve janë shumë të mira. Të preferuara për ta janë picat, pastat dhe gatimet e detit. Për shkak se jemi të fokusuar kryesisht te kuzhina italiane, shumë pak kërkojnë gatime tradicionale. Pogradeci njihet për peshkun koran që ne e servirim në zgarë dhe në tavë. Në tava kemi dy lloje, njëra është me vaj e me uthull, kurse tjetra me qepë e domate. Të dyja janë receta tradicionale të vjetra të qytetit", u shpreh administratori i “La Casa".
Pogradeci po vizitohet gjithnjë e më shumë nga turistët, kryesisht nga Tirana dhe vendet e ndryshme të Europës. Vizitorët vlerësojnë jo vetëm ushqimin, por edhe klimën e freskët, liqenin dhe mikpritjen e pogradecarëve.
"Kryesisht turistët nga Tirana e vizitojnë më shumë Pogradecin, kurse nga jashtë shtetit është shumëllojshmëri. Vijnë turistë të shumtë nga gjithë Europa. Sa vjen e vizitohet akoma më shumë. Ju pëlqen ajri, liqeni, freskia, njerëzit e mirë, punëtorë e të sjellshëm. Do të vazhdojmë me restorantin duke sjellë receta të reja dhe produkte të mira për t'u shërbyer sa më mirë njerëzve", shprehet Balliu.
“La Casa” nuk është thjesht një restorant, por një përvojë që ndërthur shijen, estetikën dhe mikpritjen.
Me pasionin për kuzhinën dhe dëshirën për të ofruar gjithmonë më të mirën, Arben Balliu dhe ekipi i tij po sjellin një standard të ri në qytetin e liqenit. Pogradeci tani ka jo vetëm një pasuri natyrore, por edhe një destinacion gastronomik për t’u vizituar./ CNA
Problemet e turizmit në Qarkun Shkodër, në një kohë kur se...
Në qytetin e Korçës, një vajzë ka sjellë një frymë krejt t...
Rënia e numrit të studentëve në Shqipëri po rrezikon gjith...
Shkolla e mesme e Ulqinit “Vëllazërim-Bashkim” hapi një ek...
Në qytetin e Përmetit është mbajtur për herë të parë festi...
"Moto Fest Shkodra 2025 " ka dhuruar spektakël dhe adrenal...
Shkrimtarja e re shkodrane Ambra Hysa promovoi katër libra...
Qyteti i Korçës mirëpriti edhe këtë vit, edicionin e 29-të...
Në fshatin e bukur “Andon Poçi” të Gjirokastrës u mbajt me...
Në Shkodër u promovua albumi fotografik “Tinguj Folklorik ...
Guri Koço, një ikonë e artit skenik dhe kinematografik shq...
Në Shkodër po përgatitet plani konkret që synon zhvillimin...
“Higjiena kibernetike në shkolla” është konferenca që u zh...
Në Shkollën Teknike Profesionale të Korçës, nxënësit po tr...
Një ekspozitë me pikturat e nxënësve të klasave të 8-ta dh...
Mes emocioneve dhe muzikës, mes shumë përmetarëve, miqve, ...
“Përforcimi i trashëgimisë kulturore dhe natyrore si mjet ...
Nxënësit e klasave të 5-ta në gjithë vendin duke përfshirë...
Fshati Gjonç në Kolonjë mirëpriti qindra pelegrinë nga ...
Në kuadër të Ditës Botërore të Diversitetit Biologjik, në ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...