Pogradeci gati për verën/ Turistë, traditë dhe shije vendase
Pogradeci ka çelur zyrtarisht sezonin turistik veror, duke...

Në fshatin piktoresk të Kolanecit në Bashkinë e Maliqit, është zhvilluar për herë të parë një panair tradicional, duke shënuar kështu hapjen zyrtare të sezonit turistik në këtë zonë. Banorët, të rinj e të moshuar, janë bërë bashkë në një ditë feste e gëzimi, ku tradita dhe kultura u sollën në vëmendje përmes ushqimeve bio, këngëve, valleve dhe mikpritjes karakteristike të zonës.
Organizatorja e këtij aktiviteti, Brizida Gjikondi, ka theksuar rëndësinë e këtij panairi si pjesë e një vizioni më të gjerë për zhvilimin e zonës malore të Bashkisë Maliq, me qëllim kthimin e saj në një destinacion turistik bashkëkohor. Për Gjikondin, në këtë ditë flitet për paqe, për dashuri e për harmoni mes njerëzve ndërsa shprehet optimiste se do të kthehet në traditë për Kolanecin.
"Qëllimi është rivitalizimi i të gjithë zonës së Maliqit. Kjo është kryesore, sidomos për zonën malore të kësaj bashkie, Kolaneci dhe pjesa tjetër e Gorës. Mendoj që fshati Kolanec tani nuk do të flasë më me luftën e të shkuarën, por do të flasë me turizmin dhe do të jetë një vend turistik bashkëkohor. Për hir të së vërtetës, nga Bashkia Maliq dhe kryetari Gëzim Topçiu patëm një mbështetje maksimale për çdo gjë, nga më e vogla te më e madhja. Kjo është një ditë që flet për paqen, për dashurinë, për harmoninë mes gjithë njerëzve dhe besoj se do të bëhet një traditë që në fund maji e fillim qershori do të flasë për Kolanecin dhe për Maliqin", u shpeh Gjikondi.
Në këtë nismë është përfshirë edhe Bashkia Maliq, e cila ka mbështetur aktivitetin e organizuar për herë të parë në këtë zonë. Në fjalën e tij, kryebashkiaku Gëzim Topçiu ka treguar se Kolaneci është një nga fshatrat më të bukur prej natyrës, por edhe traditës e historisë.
Topçiu thekson një nga investimet më të rëndësishme të zonës në shtrimin e rrugës kryesore që do të sjellë rikthimin e të larguarve në këtë fshat e sigurisht do ta kthejë në një atraksion turistik.
"Jemi në një nga fshatrat më të bukur të Bashkisë Maliq, jo vetëm për bukuritë e natyrës, por edhe për traditën e historinë. E meritonte fshati Kolanec këtë organizim që do të jetë traditë për të gjitha vitet. Bashkia Maliq sapo ka filluar investimin për rrugën e fshatit që do të zgjatet brenda këtij viti me 1 km për të bërë të mundur që hap pas hapi ne të realizojmë një nga investimet më të dëshirueshme për ta kthyer këtë fshat në një atraksion turistik. Le të jetë ky një fillim i mbarë, do t'i falënderoja të gjitha amvisat e Kolanecit që sot kanë përgatitur produktet e tyre bio tradicionale të kësaj zone. Besoj që vitin tjetër do të ketë më shumë njerëz, do të jetë më bukur se sot falë edhe mbështetjes që do të ketë vetë bashkia për këtë fshat", tha kryebashkiaku.
Një prej zonjave të moshuara të fshatit Kolanec, mes emocionesh dhe shumë krenare për këtë aktivitet, ndan me shikuesit ndjesitë e saj për këtë ditë të veçantë.
"Ky është panairi i parë dhe i gjithë fshati është ngritur në këmbë për ta shijuar e gëzuar këtë ditë të sotme. Mosha e tretë që ka mbetur e ndien më shumë sesa të rinjtë se ata kanë ikur sa andej sa këtej, por edhe ata do të vijnë. Ata që janë nga fshati e kanë vajtur në Tiranë e ngado, na kanë marrë në telefon për këto organizime që bëhen pavarësisht se këtë radhë nuk jemi të përgatitur, por herët e tjera do ta bëjmë aq mirë, sa nuk e keni idenë. Ne të fshatit jemi shumë të kënaqur", tha banorja.
Kolaneci ka dhënë kështu sinjalin e parë të një rilindjeje turistike, ku tradita takohet me zhvillimin dhe bashkëpunimin lokal. Një fillim i mbarë për një të ardhme plot shpresë për banorët e zonës dhe për gjithë rajonin e Maliqit./ CNA
Pogradeci ka çelur zyrtarisht sezonin turistik veror, duke...
Sezoni turistik në Pustec ka nisur zyrtarisht, për të dyti...
Qyteti i Pogradecit ka çelur zyrtarisht ditën e sotme sezo...
Pothuajse gjysma e të rinjve në shkollat e mesme në Shkodë...
Mbrëmjen e së premtes nisi edicioni i 63-të i Festivalit M...
Në Galerinë e Arteve Digjitale në Korçë është hapur ekspoz...
Në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Shkodër po zhvillohet n...
Në qytetin e Vlorës, që njihet për bukuritë natyrore dhe h...
Rikonstruksioni i plotë i shkollës 9-vjeçare “Ndre Mjeda” ...
Një vit më parë, Leo Gjeloshi së bashku me 3 vëllezërit e ...
Në një qytet të njohur për traditën dhe ushqimin e tij kar...
Problemet e turizmit në Qarkun Shkodër, në një kohë kur se...
Në qytetin e Korçës, një vajzë ka sjellë një frymë krejt t...
Rënia e numrit të studentëve në Shqipëri po rrezikon gjith...
Shkolla e mesme e Ulqinit “Vëllazërim-Bashkim” hapi një ek...
Në qytetin e Përmetit është mbajtur për herë të parë festi...
"Moto Fest Shkodra 2025 " ka dhuruar spektakël dhe adrenal...
Shkrimtarja e re shkodrane Ambra Hysa promovoi katër libra...
Qyteti i Korçës mirëpriti edhe këtë vit, edicionin e 29-të...
Në fshatin e bukur “Andon Poçi” të Gjirokastrës u mbajt me...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...