Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë
Mbrëmjen e së premtes nisi edicioni i 63-të i Festivalit M...
Pothuajse gjysma e të rinjve në shkollat e mesme në Shkodër janë konsumatorë të duhanit, ndërsa ky fenomen, sipas psikologëve, është përhapur edhe te shkollat 9-vjeçare ndjeshëm. Në një aktivitet ndërgjegjësues të organizuar në shkollën e mesme “28 Nëntori” në ditën botërore pa duhan, psikologu Fatjon Taipi tha se mbi 40% e nxënësve janë duhanpirës në bazë të statistikave.
“Aktiviteti ‘Duhani, rruga drejt së keqes’, është më shumë se një paralajmërim. Është një thirrje që ne i bëjmë rinisë për një jetë të shëndetshme. I bëjmë thirrje të jetojnë të lirë nga varësitë të cilat dëmtojnë jo vetëm trupin, por edhe mendjen”, tha Jetina.
Një mesazh dha edhe drejtori rajonal i Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër, Visar Jetina.
“Duhanpirja te gjimnazistët është një problem ndërsa ka filluar edhe te nxënësit e shkollave 9-vjeçare. Është një problem shumë shqetësues për faktin se nuk janë të vetëdijshëm për dëmin që shkakton duhani. Në një studim që kemi bërë kemi mbi 40% të nxënësve që deklarojnë se ata vetë ose shokët e shoqet e tyre konsumojnë duhanin. Patjetër që është një shifër shumë e lartë sepse i bie që gjysma e gjimnazistëve e përdorin duhanin”, u shpreh Taipi.
Një problem që po përhapet gjithnjë te të rinjtë është përdorimi i cigareve elektronike nga ana e tyre.
Specialistja e OSHKSH Shkodër, Jozefina Delia, tha se një problem i madh së fundmi është edhe përdorimi i cigareve elektronike.
“Së fundmi një problem i madh i shoqërisë sonë është përdorimi në masë i cigareve elektronike. Kjo është një formë e re që lidhet me mitin e gabuar që nuk janë të dëmshme, por në fakt janë më të dëmshme se vetë duhani”, u shpreh Delia.
Vetë nxënësit tregojnë se konsumimi i duhanit në radhët e tyre është gjithnjë e më problem.
“Duhanpirja është një problem shumë shqetësues në ditët e sotme sepse shumë të rinj e konsumojnë duhanin, tashmë në masë edhe fëmijët dhe ajo që doja t’u thoja është STOP duhanit sepse është shumë i dëmshëm”, tha një nxënës.
“Ky aktivitet është për të ndërgjegjësuar jo vetëm duhanpirësit që e bëjnë dëmin, por edhe për atë që quhet duhanpirja pasive, pra dëmi që u shkaktojnë të tjerëve”, u shpreh një tjetër nxënës.
31 Maji njihet si Dita Botërore pa Duhan me qëllim për të rritur sensibilizimin për rreziqet që sjell përdorimi i tij si dhe marrjen e masave për të ulur duhanpirjen.
Në botë janë afro 8 milionë persona që humbin jetën çdo vit nga duhanpirja, ndërsa në Shqipëri kjo shifër përllogaritet afro 5 mijë persona në vit që vdesin si shkak i duhanit./ CNA
Mbrëmjen e së premtes nisi edicioni i 63-të i Festivalit M...
Në Galerinë e Arteve Digjitale në Korçë është hapur ekspoz...
Në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Shkodër po zhvillohet n...
Në qytetin e Vlorës, që njihet për bukuritë natyrore dhe h...
Rikonstruksioni i plotë i shkollës 9-vjeçare “Ndre Mjeda” ...
Një vit më parë, Leo Gjeloshi së bashku me 3 vëllezërit e ...
Në një qytet të njohur për traditën dhe ushqimin e tij kar...
Problemet e turizmit në Qarkun Shkodër, në një kohë kur se...
Në qytetin e Korçës, një vajzë ka sjellë një frymë krejt t...
Rënia e numrit të studentëve në Shqipëri po rrezikon gjith...
Shkolla e mesme e Ulqinit “Vëllazërim-Bashkim” hapi një ek...
Në qytetin e Përmetit është mbajtur për herë të parë festi...
"Moto Fest Shkodra 2025 " ka dhuruar spektakël dhe adrenal...
Shkrimtarja e re shkodrane Ambra Hysa promovoi katër libra...
Qyteti i Korçës mirëpriti edhe këtë vit, edicionin e 29-të...
Në fshatin e bukur “Andon Poçi” të Gjirokastrës u mbajt me...
Në Shkodër u promovua albumi fotografik “Tinguj Folklorik ...
Guri Koço, një ikonë e artit skenik dhe kinematografik shq...
Në Shkodër po përgatitet plani konkret që synon zhvillimin...
“Higjiena kibernetike në shkolla” është konferenca që u zh...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...