“Simfoni e jetës”/ Shkolla speciale “3-Dhjetori” pajiset me dhomë profesionale terapeutike
Në Shkollën Speciale “3-Dhjetori” në Shkodër është inaguru...

Viti kalon shpejt dhe festa e teatrit për më të vegjlit rikthehet sërish në qytetin e Pogradecit. Festivali mbarëkombëtar i teatrit të kukullave “Xinxifilo” ka mbërritur në edicionin e tij të 20-të, duke sjellë në skenë trupa nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Drejtori i Qendrës Kulturore të Pogradecit, Eritan Kamolli, tha se ky festival është një nga më të dashurit për fëmijët, ndaj dhe këtë vit fokusi kryesor është largimi i tyre nga teknologjia dhe afrimi me artin dhe kulturën përmes shfaqjeve me mesazhe të qarta edukative.
"Viti kalon shumë shpejt dhe ja ku vijmë sërish në edicionin e 20-të të festivalit mbarëkombëtar të teatrit të kukullave "Xinxifilo". Këtë vit kemi ftuar trupën e teatrit kombëtar të Prishtinës "Dodona" dhe nga Maqedonia e Veriut kemi trupën e teatrit të Tetovës. Është një festival i shumëpritur, veçanërisht nga fëmijët, kështu që ne jemi përpjekur që me trupat pjesëmarrëse të rakordojmë në atë mënyrë që shfaqjet të jenë të bukura e me mesazhe për fëmijët. Në historikun e teatrit të kukullave tematikat pak a shumë janë ezauruar, këtë vit jemi përpjekur të fokusohemi te largimi i fëmijëve nga teknologjia dhe afrimi i tyre te sallat, koncertet, aktivitetet rinore. Ky është i vetmi festival mbarëkombëtar që zhvillohet në Shqipëri", tha Kamolli.
Pjesëmarrës në këtë edicion janë edhe trupa të mirënjohura si ajo e teatrit “Dodona” nga Prishtina dhe teatri i Tetovës. Vlen të përmendet edhe trupa e Vlorës, që vjen me një shfaqje që ka në qendër ndotjen e ambientit, me titullin “Perla e dritës së detit”. Regjisori Eduard Ismaili theksoi rëndësinë e sensibilizimit të publikut, veçanërisht fëmijëve, për ruajtjen e mjedisit dhe pastrimin e deteve nga plastika.
"Vlora sivjet vjen me një pjesë që ka të bëjë më shumë me ndotjen e ambjentit, me titull "Perla e dritës së detit" dhe është një shfaqje që duam të sensibilizojmë të gjithë njerëzit dhe fëmijët që mos të hedhin plastikën, qeskat në det dhe ta mbajmë pastër ambjentin. Është një shfaqje që ne e kemi dhënë premierë në Vlorë e ka qenë shumë e ndjekur, ndërsa e kemi për herë të parë që e japim në këtë festival ndërkombëtar. Ky është edicioni i 20-të, mund të kem qenë në 17-18 edicione të tjera si nxënës në fillim, tani si rregjisor i trupës së Vlorës dhe për mua çdo vit ka atë bukurinë e saj por gjithmonë emocionet ngelen", u shpreh regjisori.
Festivali ka edhe pjesëmarrës besnikë. Aktori dhe regjisori Sulejman Kafexhiu, pjesë e çdo edicioni që nga fillimi, ndau emocionet e tij duke e cilësuar “Xinxifilon” si një shkollë të vërtetë arti për teatrin e kukullave në Shqipëri. Këtë vit ai vjen me shfaqjen “Patat punëtore” me tekst të Sulejman Fugës.
"Unë jam më i vjetri këtu, vij për të 20-tën herë në festivalin "Xinxifilo" të Pogradecit. Është kënaqësi e madhe në këtë qytet, bashkia bën një punë jashtëzakonisht të mirë, gjë që nuk ndodh andej nga vij unë. Këtu mësova shumë, ishte një shkollë për mua, njoha shumë prodhues të teatrit të kukullave pra tekstshkrues, aktorë, rregjisorë dhe mbetet aktiviteti më i bukur për mua. Shfaqja është një pjesë e një teatri të thjeshtë, titullohet "Patat punëtore" e shkruar nga Sulejman Fuga", tha Kafexhiu.
Ndërkohë, Teatri Skampa i fëmijëve nga Elbasani sjell shfaqjen “Elefanti që donte të fluturonte”, me autor austriak, duke përdorur teknika të ndërthurura të teatrit të tavolinës dhe lojës skenike. Për regjisorin Hysen Mullajonuzi, pjesëmarrja në këtë festival është një kënaqësi e përsëritur dhe një dëshmi se teatri i kukullave nuk e humbet kurrë fuqinë për të magjepsur fëmijët.
"Teatri Skampa i fëmijëve të Elbasanit këtë vit do të prezantohet me një shfaqje të një autore austriake, që titullohet "Elefanti që donte të fluturonte". Është teknika e teatrit të tavolinës por e ndërthurrur dhe me lojën e aktorëve në skenë. Është hera e 5-6 që ne vijmë në këtë festival e jemi shumë të kënaqur që marrim pjesë në këtë festival shumë mikpritës. Mendo që teatri i kukullave nuk vdes kurrë dhe fëmijët sado të dhënë të jenë pas teknologjisë, gjithmonë vijnë e janë shumë dashamirës. Fëmijët janë spektatori më special e më i dashur”, tha Mullajonuzi.
Festivali “Xinxifilo” mbetet i vetmi aktivitet i këtij lloji me përmasa mbarëkombëtare në Shqipëri dhe dëshmon përherë se arti, kur është i pastër dhe i sinqertë, gjen gjithmonë rrugën për te zemrat e fëmijëve. Festivali do të përfundojë ditën e shtunë ku do të jepen edhe çertifikata pjesëmarrje për të gjithë trupat e teatrove që i'u bashkuan në këtë edicion festivalit "Xinxifilo"./ CNA
Në Shkollën Speciale “3-Dhjetori” në Shkodër është inaguru...
Korça është gati të mirëpresë një sezon turistik plot akti...
Në një shoqëri ku shpesh të rinjtë largohen nga vendi në k...
Atë Pjetër Meshkalla u përkujtua në një aktivitet të organ...
Fshati turistik i Thethit në Shkodër, në zemër të alpeve t...
Sot në të gjithë Shqipërinë po zhvillohet provimi i parë i...
Miran Pali është nga Shkodra dhe prej 8 vitesh merret me h...
Vlora është bërë një destinacion tërheqës për ata që kërko...
Mes ajrit të freskët malor, pyjeve të dendura me pishë dhe...
Në qytetin e Korçës, një vit pas ndarjes nga jeta të poeti...
Në fshatin piktoresk të Kolanecit në Bashkinë e Maliqit, ë...
Pogradeci ka çelur zyrtarisht sezonin turistik veror, duke...
Sezoni turistik në Pustec ka nisur zyrtarisht, për të dyti...
Qyteti i Pogradecit ka çelur zyrtarisht ditën e sotme sezo...
Pothuajse gjysma e të rinjve në shkollat e mesme në Shkodë...
Mbrëmjen e së premtes nisi edicioni i 63-të i Festivalit M...
Në Galerinë e Arteve Digjitale në Korçë është hapur ekspoz...
Në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Shkodër po zhvillohet n...
Në qytetin e Vlorës, që njihet për bukuritë natyrore dhe h...
Rikonstruksioni i plotë i shkollës 9-vjeçare “Ndre Mjeda” ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...