Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha në një deklaratë për mediat ka njoftuar se është shtyrë afati i vlefshmërisë për dokumentet e identifikimit, në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit.
Hoxha tha se ky vendim erdhi pasi rezulton të jetë një numër i konsiderueshëm i shtetasve me të drejtë vote, të cilëve u ka skaduar apo u skadon dokumenti i identifikimit deri më 11 maj.
Deklarata e plotë
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratuan dy akte shumë të rëndësishme për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identitetit, të cilave u ka skaduar ose u përfundon ky afat në datë 11 maj 2025, për shtetasit me vendbanim brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.
Nga një analizë e të dhënave, rezulton se janë një numër i konsiderueshëm shtetasish me të drejtë vote, të cilëve u ka kaluar apo u skadon afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik dhe pasaportave biometrike deri në 11 Maj. Këto janë dokumente të domosdoshme për të marrë pjesë në procesin e votimit.
Miratimi i akteve normative merret me qëllim garantimin e të drejtës kushtetuese së të gjithë shtetasve për të votuar pa pengesa, në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
Sipas këtij vendimi, afati i vlefshmërisë së mjeteve të identifikimit, letërnjoftime elektronike dhe pasaporta biometrike që përfundojnë në datën 11 maj 2025 - shtyhet deri në datën 31 maj 2025.
Së fundmi, subjekte politike i kanë kërkuar KQZ, Ministrisë së Brendshme dhe Këshillit të Ministrave, shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të skaduara.
Bëjmë me dije se, në janar 2025, KQZ iu drejtua qeverisë nëpërmjet një kërkese lidhur me problemin e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit për shtetasit që jetojnë jashtë Shqipërisë.
Në Shkurt 2025 u miratuan Aktet Normative, që kishin të bënin me shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve për shtetasit shqiptarë në diasporë.
Ministria e Brendshme në bashkëpunim me KQZ, institucionet e varësisë, si Shërbimi i Gjendjes Civile, apo agjencitë e tjera, kanë ndërmarrë të gjitha masat në përmbushje të detyrimeve ligjore, për të siguruar që procesi zgjedhor i 11 Majit të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa pengesa për qytetarët tanë jashtë dhe brenda kufijve.
Janë marrë ndërkohë të gjitha masat për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor nga pikëpamja e sigurisë. Policia e Shtetit do të kalojë në shërbim të përforcuar për të përballuar me sukses procesin para, gjatë dhe pas mbylljes së votimit, duke zbatuar me korrektësi ligjin dhe detyrimet që rrjedhin nga Kodi Zgjedhor.
Duke përfituar nga ky komunikim, dua të bëj më dije gjithë qytetarët, se po punohet intensivisht për të garantuar mbarëvajtjen e aktiviteteve të rëndësishme që do të mbahen këto ditë në Shqipëri, që janë “Giro d’Italia” në datat 8, 9 dhe 10 maj, si dhe Samiti i Komunitetit Politik Europian, që do të mbahet më 16 maj, në Tiranë.
Kërkoj mirëkuptimin e qytetarëve për bllokimet e detyrueshme në lëvizje dhe qarkullim rrugor, të cilat siç kanë nisur të njoftohen, do të bëhen publike me detaje nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit./ CNA
Juristi i Partisë Demokratike, Franc Nuri, së bashku me dr...
E deleguara politike e Partisë Demokratike për Diasporën, ...
Gazetari dhe kandidati i PD-së për Qarkun Dibër, Basir Çol...
Një shkrim i botuar në median e njohur greke ‘CNN-GR’ thek...
Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një video-postimi të shku...
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun Tira...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me qytetarët ...
Të shtunën në Shqipëri do të jetë heshtje zgjedhore. Dy p...
Teksa na ndajnë edhe 4 ditë nga procesi i votimit, në Shko...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi sot Kancelarin...
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar nga Fushë-Kruja arritj...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë sot detaje sa i pë...
Kryeministri Edi Rama me anë të një videoje në rrjetet soc...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë n...
Nga Selaniku, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për D...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i f...
Në zgjedhjet e 11 majit diaspora voton për herë të parë, d...
Sekretari i Përgjitshëm i Partisë Socialiste, njëkohësisht...
Kryeministri Edi Rama, pak kohë më parë, në një mbledh...
Kreu i PR, në koalicion me ASHM në zgjedhjet e 11 Majit, F...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...