I nxehti ekstrem në Greqi/ Qeveria urdhëron pezullim të detyrueshëm të punës për 4 orë në disa sektorë
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...

Në zgjedhjet e 11 majit diaspora voton për herë të parë, duke i bërë këto zgjedhje historike për vendin dhe për të gjithë shqiptarët që jetojnë dhe punojnë jashtë, të cilët do të shprehin vullnetin e tyre me votë.
Megjithatë në faqen e KQZ-së dedikuar zgjedhësve nga jashtë shihet se votat e diasporës të mbërritura në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve mbeten ende në nivele të ulëta krahasuar me regjistrimet e emigrantëve.
Sipas KQZ-së, lista e zgjedhësve nga jashtë vendit është 245.935 persona, 224.628 zarfe janë marrë nga zgjedhësit dhe 144.783 zarfe kanë mbërritur në KQZ.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një deklaratë të martën, ka renditur disa nga problematikat që janë hasur në procesin e votimit në diasporë. 21 mijë fletë votimi nuk janë shpërndarë tha ai, ndërsa 11 mijë prej tyre rrezikojnë të mos shpërndahen deri ditën e fundit pasi zgjedhësit kanë pasaktësi në të dhënat e regjistruara.
“21 mijë zarfe kompania nuk i ka shpërndarë akoma. 11 mijë janë për shkak të problematikave për saktësi adrese, e-maili, kontakti apo numër telefoni, pra nuk janë mundur të gjenden zgjedhësit dhe janë në zyrat e tyre. I kemi bërë thirrje para disa ditësh këtyre votuesve që të shkonin te shërbimi DHL i vendit përkatës dhe të interesoheshin. Pjesa tjetër janë që DHL i ka telefonuar apo njoftuar dhe nuk u janë përgjigjur thirrjeve dhe deri në datën 8 maj kanë kohë për të shkuar. Kompania pret që zgjedhësit të shkojnë vetë”, tha Celibashi.
Numri më i madh i të regjistruarve në diasporë që nuk kanë votuar ende vijon të jetë në Greqi, aty ku pjesëmarrja është 9.6%, ndërsa përqindja e të regjistruarve është 27.8%. Konkretisht janë 68.380 emigrantë të regjistruar në Greqi, por i kanë kthyer mbrapsht këto zarfe 23.640 qytetarë që jetojnë e punojnë në shtetin helen.
Partia Demokratike i është drejtuar me një shkresë KQZ-së ku kërkon “vënien në dispozicion të të gjitha komunikimeve, provave dhe dokumentacionit me të cilin operatori postar vërteton dorëzimin e zarfit dhe materialit zgjedhor te çdo zgjedhës”. Ndërkaq, drejtuesja politike për diasporën, Jozefina Topalli, tha në një dalje për mediat se persona të caktuar në shkelje të ligjit po manipulojnë vullnetin e emigrantëve dhe se zarfet po tërhiqen nga persona të tjerë, ndërsa ngriti gishtin e akuzës ndaj socialistëve.
“Kemi raste si në Itali, që një zonjë që punon në ambasadën në Romë, shkon e mbledh zarfet dhe i dorëzon zarfet në mënyrë antiligjore. Quhet Marjeta Mikeli dhe kjo është e pabesueshme, jo se nuk e kanë bërë gjatë regjistrimit, por tani kanë kaluar çdo masë. Por nëse Itali është më e kufizuar, por zonja do të merret nën hetim, ajo që po ndodh në Greqi është në të gjithë territorin e shtetit grek dhe shqetësimi është jashtëzakonisht i madh. Kemi informacione që marrin makina me qira dhe i çojnë në Greqi për të mbledhur votat”, tha Topalli.
Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje emigrantëve në Greqi që të mos humbasin mundësinë për të shprehur vullnetin e tyre. Rama përgënjeshtroi akuzat e opozitës se vota e emigrantëve në Greqi po manipulohet.
“Ju lutem shumë të gjithëve dhe në mënyrë të veçantë atyre që janë regjistruar për të më mbështetur mua dhe PS-në të mos lënë pa votuar. Salamandra blu kishte nxjerrë ca zarfe në rrugë dhe pretendonte që ishin zarfe të kapur, nuk e di se si. Mund t’i fotografosh në rrugë dhe të thuash që këto po t’i bën narkoregjimi, por këto nuk i ha njeri”, tha Rama.
Ndërsa, Celibashi ka theksuar se KQZ trajton çdo ankesë bazuar në prova konkrete dhe jo në deklarata politike të partive. KQZ u ka bërë apel qytetarëve që të raportojnë në sistemin PER (Platformën Elektronike për Regjistrimin e votuesve nga jashtë) çdo problem në lidhje me marrjen e dokumentacionit zgjedhor. Theksohet se vetëm në këtë mënyrë KQZ merr njoftim për problemin në fjalë dhe mund ta adresojë atë. Ndërkaq fleta e votimit mund të dërgohet mbrapsht në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve duke llogaritur kohën që ajo të mbërrijë në këtë institucion, jo më vonë se ora 19:00 e datës 11 maj.
Ngelet për t’u parë se si do të shkojë procesi, ndërsa fjala e fundit i ngelet sovranit, tashmë jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë trojeve shqiptare!/ CNA
Sekretari i Përgjitshëm i Partisë Socialiste, njëkohësisht...
Kryeministri Edi Rama, pak kohë më parë, në një mbledh...
Kreu i PR, në koalicion me ASHM në zgjedhjet e 11 Majit, F...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka paralajmëruar se pas 11 Majit...
Kandidatja e PD-së për Tiranën në listën e hapur Edith Har...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin E...
Kandidatja e PD-së për Tiranën , Edith Harxhi e ftuar në e...
Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj në takimin për...
Kreu i PAA Agron Duka në takimin përmbyllës të PD-së në Du...
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, hedh poshtë kateg...
Kandidati i PD-së në listën e hapur për Tiranën, Grigels M...
Kandidati i PD-së në listë të hapur për Tiranën, Grige...
Materialet zgjedhore për 11 Majin janë dërguar në Sarandë ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi këtë të ...
Kreu i PD-së Sali Berisha në takimin përmbyllës në Berat k...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një ...
Të gjithë ata zgjedhës nga jashtë, kudo në botë, por veçan...
Kryeministri Edi Rama ka ngritur në qiell Elisën e incener...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim zgjedhor në q...
Kryeministri Edi Rama ka shigjetuar opozitën dhe kreun e P...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...