web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbulohet skenari i opozitës për Komisionin e Reformës Zgjedhore

24 Janar 2024, 14:32, Politikë CNA
Zbulohet skenari i opozitës për Komisionin e Reformës Zgjedhore
Selia blu

Pak minuta më parë ka përfunduar mbledhja e deputetëve të opozitës në Kryesinë e Kuvendit.

Mësohet se në mbledhjen e radhës së Komisionit të Reformës Zgjedhore, që do të zhvillohet të premten, demokratët do tentojnë ta bllokojnë atë.

Pas mbledhjes, deputeti Flamur Noka u shpreh: "Duhet të diversifikojmë dhe ashpërsojmë aksionin politik në bazë". 

Theksojmë që opozita kërkon që bashkëkryetari të jetë Oerd Bylykbashi, kërkesë kjo e shprehur më herët, por e refuzuar nga socialistët. 

Në mbledhjen e datës 19 janar, opozita e bllokoi atë, pasi u ul në vendet e deputetëve të mazhorancës. Nuk munguan përplasjet mes opozitës dhe socialistëve.

Ndërkohë sot nuk mungoi edhe një reagim nga OSBE/ODIHR, ku u bënte thirrje palëve politike për konsultime të hapura në muajt në vijim. 

“I nxisim të gjitha palët që të angazhohen për konsultime të hapura dhe gjithëpërfshirëse në muajt në vijim, duke siguruar që reformat që do të pasojnë të përmirësojnë procesin zgjedhor për të mirën e të gjithë shqiptarëve”, thuhet ndër të tjera në reagim./CNA 





Lajmet e fundit nga