web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Gjeta atmosferë mortore”/ Berisha: Prokurorët shihnin të hutuar njëri-tjetrin

23 Janar 2024, 12:08, Politikë CNA
“Gjeta atmosferë mortore”/ Berisha: Prokurorët shihnin
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar akuzat ndaj prokurorëve të SPAK-ut gjatë prononcimit për mediat pas dëshmisë për dosjen “Partizani”.

Berisha tha se në SPAK gjeti një atmosferë mortore, ku prokurorët shihnin të hutuar njëri-tjetrin dhe nuk dinin si të përgjigjeshin.

"Ata refuzuan provat që shembin totalisht piramidën e tyre të mashtrimit, refuzuan ekspertizën e ekspertëve të pavarur që tregojnë shëmtinë e këtij grupi kriminal dhe akuzave të tyre.

Ata refuzuan dokumente, të cilat faktojnë se kanë vepruar në bazën e urdhrit politik të Edi Ramës.

I pyeta se cili nga ju ka bashkëpunuar me McGonigal në veprimtarinë e tij kriminale si grup i strukturuar me Edi Ramën? Se kanë bashkëpunuar, janë këtu kriminelët që kanë bashkëpunuar.

Unë gjeta aty një atmosferë mortore. Shihnin të hutuar njëri-tjetrin dhe nuk dinin se ç’të përgjigjeshin.

Kur përmenda eksponentin kryesor të krimit të organizuar, Taulant Balla, fytyrat u prishën komplet.

Natyrisht iu përgjigja të gjithave, po nuk kishin pyetje ato, ato ishin vetëdenigrim që i bëjmë vetes, siç kanë bërë me dosjen ku thonë se vendimi për letrat me vlerë u mor për të favorizuar, në një kohë kur nga vendimi i letrave me vlerë kanë fituar 40 milionë euro mijëra qytetarë. Është marrë një muaj përpara se Jamarbër Malltezi dhe Begeja të kishin paguar 90 për qind ose 95 për qind të atyre që u takonte këtyre si familje dhe kishin mbetur 5 për qind pa paguar, nga të cilat përfitoi 64 euro Jamarbër Malltezi.

Shikoni se ku poshtërohen, ku shkojnë, ku i çon urdhri politik dhe statusi politik i partisë i Altin Dumanit këta prokurorë", deklaroi kryedemokrati./ CNA





Lajmet e fundit nga