Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi: Nuk ka ndryshuar asgjë nga sjellja jonë
Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi, foli këtë të mër...

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, u shpreh në një deklaratë për mediat se goditja me vezë e Vangjel Dules në hyrje të SPAK-ut, është një tjetër dëshmi e dorës së zezë të Edi Ramës dhe patronazhistëve të tij, të ngritur mbi opozitën shqiptare.
"Vangjel Dule, si përfaqësues i opozitës dhe i minoritetit grek në Shqipëri, është sot viktimë e dyfishtë e Ramës dhe patronazhistëve të Rilindjes", u shpreh Kaso.
Në Apelin e Posaçëm sot u zhvillua seanca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin, i cili kërkon leje për t’u betuar.
Vangjel Dule u godit me vezë nga një qytetar teksa do të shkonte për të marrë pjesë në seancën gjyqësore. Në seancën e sotme është e pranishme edhe ambasadorja greke.
Deklarata e plotë:
Akti i terrorit simbolik dhe fizik, me qëllim fyerjen dhe intimidimin e deputetit, Vangjel Dule, është një tjetër dëshmi e dorës së zezë të Edi Ramës dhe patronazhistëve të tij, të ngritur mbi opozitën shqiptare.
Të qëllosh me vezë një deputet, kryetar partie opozitare, që po shkon në senacën e gjyqit të një të burgosuri politik të regjimit, është shenja flagrante se qeveria dhe patronazhistët nuk përmbahen më në qëllimet e tyre.
Atë që e bënin fshehtas me McGonigalin, për të asgjësuar opozitën, tani guxojnë ta kryejnë haptas. Pasi shpërfillin Kushtetutën dhe nuk i lejojnë opozitës komisonet hetimore parlamentare, pasi heqin emrin e Sali Berishës si drejtues i koalicionit, pasi mbajnë peng simbolet e Partisë Demokratike me gjykata, tani, po në dyer të gjykatave të tyre, qëllojnë një deputet opozitar.
Ata cënojnë kështu, jo vetëm raportet e pushteteve, rolin e opozitës në sistem, por edhe balancën etnike të ruajtur me fanatizëm nga shqiptarët ndër shekuj.
Vangjel Dule, si përfaqësues i opozitës dhe i minoritetit grek në Shqipëri, është sot viktimë e dyfishtë e Ramës dhe patronazhistëve të Rilindjes.
Edi Rama që ka shkatërruar marrëdhëniet me një vend mik, si dhe prospektin e antarësimit në BE, nuk e ka për gjë të urdhërojë që përfaqësuesi i minoritetit grek që ka jetuar në Shqipëri, në harmoni për qindra vite, të goditet publikisht.
Vangjel Dule nuk është ministër dhe as deputet i qeverisë. Ai nuk ka gjë në dorë në kuptimin e pushtetit, përvec mandatit të zgjedhësve të tij dhe përfaqësimit të tyre në Parlament. Në këtë kuptim goditja e tij është manifestim i pushtetit, që nuk duron dot më as fjalën e lirë në media dhe as përfaqësimin në gjykatë.
Partia Demokratike i bën thirrje Ramës të lidhë zagarët e patronazhimit që i ka vënë në rolin e patriotit dhe të kthehet në krye të fiqirit, sepse kryesimin e qeverisë ia ka dorëzuar bandave të krimit dhe drogës.
Ne e sigurojmë minoritetin grek në Shqipëri, vendin mik Greqinë, se ky është një akt i shkëputur nga fjalori i urrejtjes së Ramës dhe nuk mund ta prishë balancën dhe mirëkuptimin që shqiptarët kanë dhe do të kenë.
Patriotëve të vezës, që kanë dalë nga veza e prishur e Rilindjes, u bëjmë thirrje të mbajnë dorën, sepse Shqipëria është e projektit europian, jo e betonizimit të Himarës. Kush bëhet ushtar i betonizimit të bregdetit dhe e shet veten si patriot, është dy herë i mjerë./CNA
Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi, foli këtë të mër...
Dhoma e Deputetëve i jep dritën jeshile projektligjit ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferri, pa...
Mos bëni si bëj unë, por bëni si them unë. Këtë mesaz...
Gjelosh Progni ka qenë një nga drejtorët e kryebashkiakut ...
Nisma e autoriteteve shqiptare për të rifilluar Reform...
Mëngjesin e kësaj të mërkure, ish-ministri Fatmir Mediu ës...
Ish-kryeministri Sali Berisha, pasditen e sotme, para ...
Deputetët e Partisë Socialiste propozuan në komisionin par...
Partia Demokratike ka reaguar pas shkrimit të publikua...
Kreu i Parisë së Lirisë, Ilir Meta, u shpreh në një de...
Shqipëria do të jetë pjesëmarrëse në panairin ndërkomb...
Ditën e premte pritet të mblidhet Komisioni për Reformën Z...
Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet nga gazetarët nës...
Pas daljes nga SPAK-u, ish-kryeministri Sali Berisha u...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar akuzat ndaj pr...
Ish-kryeministri Sali Berisha doli nga SPAK-u, ku u paraqi...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka refuzuar që t'u përgj...
Liderët e Ballkanit Perëndimor u mblodhën një ditë më ...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, hodhi akuza ndaj SP...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...