Në një proces ku perceptimi është po aq i rëndësishëm sa edhe faktet, Veliaj ka zgjedhur të sillet si një i burgosur ordiner

“Kolegu” im, Ols Angoni, as nuk e ka idenë se me kë është ngatërruar, megjithëse e quan veten Bruce Willis hajvani dhe u tregon muskujt atyre ushtarëve të BKH”, kjo frazë e përfshirë në statusin e fundit të Erion Veliajt nga qelia, mund të lexohet nga prokuroria si një kërcënim i drejtpërdrejtë i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, që sa vjen e bëhet më i ashpër ndaj prokurorit Ols Dado dhe gjykatësit Erjon Bani.
Në fakt, kjo është vetëm një nga dhjetëra epitetet fyese dhe denigruese ndaj zyrtarëve të drejtësisë, që kur Erjon Veliaj u la në burg dhe kur nisi një fushatë hakmarrjeje verbale ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Prej 10 shkurtit, kur u arrestua në zyrën e tij në Bashkinë e Tiranës me vendim të firmosur nga gjykatësi Erjon Bani dhe me kërkesë të prokurorëve Ols Dado dhe Altin Dumani, Veliaj ka zgjedhur një strategji të ashpër reagimi.
Gjuha shkon përtej komunikimit institucional, pavarësisht se ai ende mban zyrtarisht postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. E megjithatë, ndërsa përpiqet ta portretizojë veten si viktimë të një komploti politik, paralelisht akuzon dhe fyen prokurorinë dhe Gjyqësorin me epitete që shkojnë nga “zvarraniku” te “kasapi i drejtësisë”.
Në statuset e tij, Veliaj ka përdorur një arsenal të tërë epitetesh.
Prokurori Ols Dado është cilësuar si një “muzikant i dështuar”, “violinist mediokër”, “hajvan” “që e kanë bërë prokuror shoqet” dhe “lunatik që nuk e ka idenë se çfarë është drejtësia”. Ndërkohë, gjykatësi Erjon Bani është quajtur “thertorja e drejtësisë”, “kasap i ligjit”, “vegël qorre e politikës së vjetër” dhe “shërbëtor i turpshëm i sistemit”.
Në një tjetër mesazh ai shkruan:
"Si mund të flasësh për drejtësi, kur ke përpara një zvarranik që nuk ka ditur as të luajë violinë e lëre më të bëjë drejtësi?!” dhe më tej e quan prokurorin “një skuth të pështirë që ndjek urdhra me sy mbyllur".
Së fundmi, Veliaj ka shënjestruar drejtpërdrejt Ols Dadon, duke e akuzuar atë si një njeri që e ka marrë pozicionin me “shoqe” dhe që po e përdor pushtetin për të bërë një “veting të paligjshëm mbi 20 vitet e jetës sime – 10 vite si aktivist dhe 10 vite si shërbëtor publik”.
Në mënyrë të përsëritur, Veliaj ka përforcuar idenë se ndodhet në burg për shkak të një skeme politike të fabrikuar.
“E kanë shkruar këtë aktakuzë me dorën që dridhet nga frika e së vërtetës. Çfarë nuk kanë shpikur! Më kanë bërë mafioz, trafikant, hajdut e të korruptuar, vetëm e vetëm që të më largojnë nga kjo betejë”, shkruan ai në një tjetër postim.
Kërcënimet, si rrezik për hetimin për këdo që nuk sheh asgjë të keqe tek disa fjalë më shumë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, duhet thënë se në vendimin që e la në burg, merret parasysh pikërisht kjo lloj sjellje e Veliajt dhe e bashkëshortes së tij, përfshirë këtu; mesazhet kërcënuese ndaj agjentëve të BKH-së dhe përpjekjet për të kontaktuar dëshmitarë dhe për të ndikuar në deklaratat e tyre.
Ishin këto faktorët kryesorë që çuan në lënien në masën e sigurisë “burg pa afat”, ku llogariteshin mes të tjerave edhe njohjet e tyre në sistemin e drejtësisë, fuqia financiare që dispononin dhe përpjekjet e Veliajt për të ndikuar te vartësit e tij në administratën e Bashkisë së Tiranës.
“Një pjesë e madhe e deklaruesve ka pohuar se janë kontaktuar nga shtetësja Ajola Xoxa dhe madje janë thirrur prej saj, duke i dhënë orientime si duhet të sillen para organit procedues”, thuhet në dosjen hetimore.
Prokuroria shkon edhe më tej, duke evidentuar mesazhet kërcënuese që Veliaj i ka dërguar hetuesve të BKH-së, duke u përpjekur të ndalojë thirrjen e bashkëshortes së tij për të dëshmuar.
“Në kushtet kur shtetasi nën hetim Erion Veliaj provohet të ketë dërguar mesazhe të shkruara në adresë të hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, mesazhe këto që duket se kanë synimin të intimidojnë këta zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës së tyre, mund të imagjinohet lehtë më pas se si ky shtetas mund të sillet me dëshmitarët potencialë në këtë proces, pra me provat që kërkohet të merren nga organi procedues” thuhet në dosje.
Duke parë gjuhën e përdorur nga qelia e paraburgimit dhe intensitetin e sulmeve publike të kryebashkiakut Erion Veliaj, gjasat janë që ai të jetë duke minuar veten në procesin e apelimit. Në vend që të përqendrohet në një mbrojtje ligjore të fortë, ai ka zgjedhur strategjinë e përplasjes dhe kërcënimeve, e cila mund t’ia dobësojë akoma më shumë pozitat përballë togave të zeza.
Supozojmë për një moment se Apeli i GJKKO ia lehtëson masën e arrestit Erion Veliajt. Por a nuk do të ngrihen dyshime se një arsye madhore për nxjerrjen e tij nga qelia do të jetë pikërisht kjo: sulmet publike ndaj drejtësisë dhe përpjekje për të ushtruar presion dhe për të frikësuar hetuesit dhe gjyqtarët.
Në një gjyq ku perceptimi është po aq i rëndësishëm sa edhe provat, Veliaj po krijon një atmosferë ku çdo vendim në favor të tij do të dukej pasojë e presioneve politike, dhe jo e fakteve. Nëse qëllimi i tij është të dalë nga burgu, atëherë ai mund të ketë zgjedhur rrugën më të gabuar për ta arritur këtë./Lapsi.al
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pa...
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belin...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e t...
Kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Emirateve të Bashkua...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur në një pos...
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka fol...
Drejtuesi Politik i PArtisë Demokratike për qarkun Berat, ...
Partia Agrare Ambientaliste në një takim me emigrantët ka ...
Kryeministri, Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale nj...
Kryebashkiaku i Tiranës vazhdon publikimet e tij me kanosj...
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve n...
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taul...
Kryebashkiaku Erion Veliaj prej dy javësh ka nisur një sul...
Zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli ka d...
Kryebashkiaku i Tiranës nën masë sigurie në burg pa afat d...
Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belin...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj ka reagu...
Kryeministri Edi Rama dhe ministri Blendi Gonxhja inspektu...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...