
Ndonëse në të gjithë librat e shenjtë shkruhet se bamirësia nuk duhet përmendur dhe trumbetuar, Erion Veliaj e ka vazhduar edhe për këtë Bajram traditën e shpërndarjes së një pjate supë para kamerave. Por këtë radhë ndryshe nga më parë, ai qe i braktisur dhe i shoqëruar vetëm nga rrogtarët e tij.
Në spektaklin ku kryebashkiaku luan rolin e kamarierit me përparëse të kuqe, mungonin dhe Elvana Gjata, dhe Noizi, edhe aktorët e Portokallisë, njësoj si krerët e komuniteteve fetare apo gazetarët e njohur që kanë dalë me mburrje përkrah tij më parë.
Pas skandalit me drejtorët e kompanisë “5D”, të cilët kalonin paratë publike që tenderonin vetë në kompaninë e tyre private, imazhi i Veliajt ka degraduar së tepërmi dhe nuk është po aq e lehtë sa më përpara për tu shfaqur në krah të tij. Aq më tepër që pasi organizata e Bashkisë akuzohet nga SPAK se ka devijuar mbi 20 milionë euro në 23 tendera, për të ndërtuar pallate dhe hotele private në emër të drejtorëve të arrestuar, të bëhesh pjesëtar në farsën e bamirësisë për të pamundurit është një pozicion i vështirë.
Në të shkuarën as Eneda Tarifa nuk e kishte problem të thoshte: “Nëse do kishte bërë nëna nja tre si Erion Veliaj, nuk e di ku do të ishim këtë 4-vjeçar“? As Çilieta Xhilaga, të kthente pllakën: “Lali Eri është nga ata djem që di t’i fitojë zemrën rinisë dhe ma ka fituar zemrën dhe mua”. As Ermal Mamaqi të deklamonte: “Me lalin në krye ndryshimi është bërë i prekshëm në çdo rrugicë dhe cep të qytetit”.
Por tani gjërat duken se kanë ndryshuar. Këtë 10 prill, ndonëse Lali e veshi përparësen e kuqe, ndonëse ai u betua se ndihej në formë, askush nga ata të dikurshmit nuk u pa të shpërndante gjellë në krah të tij.
Të vetmet që nuk e braktisën në këtë farsë propagandistike ishin mediat në hall të Irfanit, Balkanweb, Panorama dhe News 24.
Ky ishte operacioni i parë i bamirësisë që pasi njerëzit kryesor të Veliajt përfunduan në pranga, të dyshuar për korrupsion.
Me 28 mars, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi se kishte lëshuar urdhër-arreste për një sërë drejtorët të lartë të Bashkisë së Tiranës, përfshirë Redi Mollën, ish-drejtor i Operatorit të Ujësjellësit Tiranë UKT dhe Mariglen Qaton, ish-drejtor i Inspektoratit për Mbrojtjen e Territorit (IMT). Të dy akuzohen për korrupsion dhe mosdeklarim të interesave private si funksionarë publikë, pasi u denoncuan vitin e shkuar nga ish deputeti i opozitës, Belind Këlliçi.
Sipas akuzave, Molla dhe Qato ishin pronarë de facto të një kompanie private pjesëmarrëse në tenderët e lëshuar nga një numër institucionesh publike, përfshirë vetë UKT-në dhe Bashkinë e Tiranës./ Lapsi.al
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Ndonëse kryeministri Edi Rama refuzoi interpelancën e ...
Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për qarkun e...
Gazetari Robert Papa ka folur këtë të mërkurë për ish-...
Gazetari Robert Papa i ka cilësuar qeverinë e Edi Ramë...
Sot, Flamur Noka ka dalë në një deklaratë për mediat p...
Një nga moralistët dhe ish-kritikët më të mëdhenj të L...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet...
Në faqen zyrtare të Kuvendit është publikuar raporti i...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Deputeti i Partisë Demokratike (nënkryetar i Rithemelimit)...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Ish-kryeministri Sali Berisha në daljen e tij të radhë...
Lulzim Basha ka kaluar në delir, teksa është pyetur pë...
Kryetarja e Komisionit Hetimor Parlamentar për koncens...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një njoftim në rrjetin e...
Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, ka bërë akuza ...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazm...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka dek...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...