CNA, jo pa qëllim, e ka kujtuar shpesh Blendi Gonxhen, nënkryetar i bashkisë së kryeqytetit, në kohën kur Tirana u përmbyt. Miliona euro dëme. Portat e liqenit artificial u hapën. Një skandal që iu faturua disa rojave. Blendi Gonxhja dha dorëheqjen dhe më pas iku që të harrohej.

Iku dhe shkoi në Greqi, ku zhvilloi një agjenci autobusësh, në të cilën është aksioner. Një shërbim i transportit publik, që është në emër të bashkëshortes. Mendoi se do të harrohej historia e tij duke ikur në Greqi, por edhe atje e vazhdoi punën në mbështetje të Edi Ramës, duke i vënë në dispozicion autobusë dhe e përkrahu.

Me ardhjen e socialistëve në pushtet, u rikthye në Shqipëri. Fillimisht e lanë rrugëve, në detyra “periferike”. Më pas, një ditë, ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës që u përmbyt, u bë drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor.
Filluan tenderët, filluan avazet, filluan investimet e qyfyret. Por, filloi edhe “trashja e qafës” së Blendi Gonxhes. Jo vetëm nga shëndeti, se është bërë një “bol”, siç quhet në gjuhën popullore, por edhe në anët e tjera, përtej asaj fizike.
Një ditë, Blendi Gonxja gdhihet si ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Në një ministri, ku Edi Rama nuk do ta mbante gjatë. Një “superministri”! Pati jo pak akuza për Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara në dorën e Gonxhes.
Më tej, bie “superministria”, si një dështim i shpejtë dhe Blendi Gonxhja mbetet ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, por vazhdon të ketë të njëjtën trashje, jo si “bol” në dhjamosje, por në filozofinë e tij të pushtetarit, duke menduar se është harruar skandali i përmbytjes së Tiranës. Duke menduar se njerëzit nuk shohin dhe nuk kuptojnë.

Çfarë ndodh me këtë njeri të kthyer në një keqmenaxhues të fondeve publike në Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sporti?! Një abuzues!

Në çdo korridor të kësaj ministrie dëgjon vetëm një gjë, se “asgjë nuk kalon pa fjalën e ministrit”. Ministri do të dijë çdo qindarkë shpenzimesh, dhe kjo, jo për të qenë në dijeni se ku shkojnë paratë, por të tjera halle ka Blendi Gonxhe!

“Boli i Ramës” nuk funksionon i vetëm, por shkon përtej.
CNA ka bërë një vëzhgim se si ky individ, dikur nënkryetar bashkie, më pas i “hedhur në kosh”, i larguar, i rikthyer, i bërë drejtor, më pas “superministër”, tani prapë ministër, vazhdon të “trashë qafën” e aferave dhe zullumeve të tij.
“Boli i Ramës” pritet të përballet së shpejti me një kallëzim voluminoz edhe në SPAK, për dy nga momentet e drejtimit të tij; gjatë kohës që ka qenë drejtor i DPSHTRR-së (Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor) në lidhje me tenderët e ndryshëm, për ndërtimin e godinave rajonale e deri te pista e famshme e “Formula 1”-shit në Elbasan, si dhe gjatë kohës që ishte “superministër” i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Dhe tani, që kontrollon dhe shikon gjithçka me mikroskop, që asnjë larvë të mos mundë të dalë jashtë “thesit” të tij./CNA
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur d...
Gazetari Mentor Kikia ndau sot dy këndvështrime të lidhura...
Partia Demokratike ka zhvilluar ditën e djeshme zgjedhjet ...
Kryeministri Edi Rama rrëfeu disa çaste që lidhen me pasio...
Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për median italia...
Kryeministri Edi Rama ndau disa qëndrime përmes një interv...
Këtë të diel, nga ora 08.00 deri në 18.00, demokratët zhvi...
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pasditen e kësaj së die...
Ish-Ministri i Financave dhe socialisti Arben Malaj ka iro...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një...
Kryeministri Edi Rama ka folur në podcastin e tij, lidhur ...
Në episodin e podcastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama ka...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Barcelonë në një vizitë z...
Protesta e fundit e opozitës është shoqëruar me përplasje ...
Kreu i PD-së Sali Berisha pas përfundimit të fjalës në sel...
Në protestën e pasdites së sotme ka patur përplasje të for...
Para selisë së PD-së Sali Berisha është shprehur se kryeng...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Kreu i PD-së Sali Berisha në mbyllje të protestës para sel...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...