Vizita në Barcelonë/ Rama takohet me Sanchez
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Barcelonë në një vizitë z...
Në episodin e podcastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama ka folur edhe lidhur me vizitat e tij zyrtare në Romë dhe Barcelonë.
Rama vlerësoi bashkëpunimin me qeverinë aktuale italiane, ku tha se marrëdhënia mes dy vendeve thelluar përmes projekteve të bashkëpunimit strategjik.
Ndër të tjera, foli edhe për pjesëmarrjen në samitin në Barcelonë me ftesë të kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez, ku u shpreh se Shqipëria nuk është më thjesht e pranishme, por është e besuar, e respektuar dhe është e vlerësuar si një nga aktorët në tryezë.
“Këtë javë pata një udhëtim me dy ndalesa, në Romë dhe në Barcelonë. Në Romë, ku u takova me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, ishte një moment për të bërë një bilanc të ecurisë së projekteve të përbashkëta dhe, nga ana tjetër, për të konfirmuar përmes kësaj ecurie fazën e re të marrëdhënieve mes dy vendeve tona, sepse Italia ka qenë gjithmonë pranë Shqipërisë.
Të gjitha qeveritë italiane, pa dallim, kanë qenë të gatshme dhe gjithmonë të vëmendshme për ta mbështetur dhe ndihmuar Shqipërinë. Por, me qeverinë aktuale të Republikës së Italisë, gjërat kanë shkuar në një nivel tjetër. Bashkëpunimi nuk është thjesht një bashkëpunim i cili bazohet te angazhimi reciprok. Në këtë rast, sigurisht, pjesa më e rëndësishme është ajo e qeverisë italiane për të punuar së bashku, për të qenë vazhdimisht në një rrugë të përbashkët, por mbështetet edhe në një sërë projektesh konkrete.
Pra, edhe firmosja e marrëveshjes strategjike mes dy qeverive në takimin e mëparshëm në Romë është, në të vërtetë, pasqyra më kuptimplotë e faktit se marrëdhënia, e cila gjithmonë ka qenë e karakterizuar si strategjike, ka marrë një ngjyrë të re përmes projekteve të bashkëpunimit strategjik. Një bashkëpunim i strukturuar, një bashkëpunim i cili lidhet qoftë me zhvillimin, qoftë me sigurinë.
Pas Romës pata një vizitë në Barcelonë, ku, me ftesë të kryeministrit Pedro Sanchez, mora pjesë në tryezën e përbashkët të samitit të quajtur “Në mbrojtje të Demokracisë” dhe, përpara këtij samiti, së bashku me delegacionin, u pritëm me nderim të veçantë nga Dhoma e Tregtisë e Katalonjës, ku u pa qartë një nivel krejt i ri i respektit dhe interesimit për Shqipërinë edhe nga biznesi i atij vendi. Një vend, emri i të cilit, jo shumë vite më parë në Spanjë, si Shqipëria, lidhej me paragjykime, sot është kthyer në një nga destinacionet e preferuara të qytetarëve spanjollë, posaçërisht të rinisë spanjolle, si destinacion turistik, ndërkohë që marrëdhëniet shtetërore nuk kanë qenë asnjëherë më mirë sesa sot. Pjesëmarrja në samitin “Në mbrojtje të Demokracisë” dhe pritja nga Kryeministri Pedro Sanchez ishin edhe ato pjesë e sa thashë pak më lart, në aspektin që Shqipëria nuk është më thjesht e pranishme, por është e besuar, është e respektuar dhe është e vlerësuar si një nga aktorët në tryezë. Dhe, për ta mbyllur me këtë shënim, këto ndalesa nxjerrin në pah qartë edhe njëherë se si partnerët tanë seriozë dhe të konfirmuar ndërkombëtarisht, për angazhimet tona, për vullnetin tonë e, mbi të gjitha, falë ecurisë dhe transformimit tonë për të cilin flasin të gjithë, na kanë sjellë në një pikë ku kemi vetëm një dhe vetëm një rrugë: të ecim me shpejtësi vetëm përpara”, tha Rama. / CNA
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Barcelonë në një vizitë z...
Protesta e fundit e opozitës është shoqëruar me përplasje ...
Kreu i PD-së Sali Berisha pas përfundimit të fjalës në sel...
Në protestën e pasdites së sotme ka patur përplasje të for...
Para selisë së PD-së Sali Berisha është shprehur se kryeng...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Kreu i PD-së Sali Berisha në mbyllje të protestës para sel...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka deklaruar...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka publikuar video të një ...
Tensione janë regjistruar pranë Parlamentit, ku deputetët ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar një...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar se formula e vetme ...
Pas përfundimit të fjalimit të Berishës kanë nisur dhe për...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka sfiduar publikisht kryeminist...
Kreu i PD-së Sali Berisha në protestë ka folur për thirrje...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin E...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një f...
Deputeti i PD-së Besart Xhaferri gjatë fjalës së tij në pr...
Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, deklaroi pak mi...
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun Tiranë, ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...