web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sot mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së/ Çfarë pritet të ndodhë?

2 Dhjetor 2023, 08:43, Politikë CNA
Sot mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së/ Çfarë pritet
Foto ilustruese

Sot, Partia Demokratike do të mbledhë Kuvendin Kombëtar. Mbledhja pritet të nisë në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve.

Pas humbjes në zgjedhjet e 14 Majit, do të bëhet votëbesimi i kryetarit të partisë, Sali Berisha.

Në këtë Kuvend do të diskutohen dhe pika ta tjera që kanë të bëjnë me situatën brenda partisë si dhe vendin.

Po ashtu mësohet se do të miratohet një rezolutë ku do të tregohet se si do të vazhdojë aksioni opozitar.

Nga ana tjetër megjithëse janë paraqitur si një front para mazhorancës në askionin e tyre opozitar, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi dhe 15 deputetët e tij nuk do të jenë pjesë e Kuvendit Kombëtar të PD-së, pasi nuk e njohin Sali Berishën si kryetarin e partisë së tyre./ CNA





Lajmet e fundit nga