Porti ushtarak në Porto Romano sipas "planit Rama"/ PD denoncon “aferën korruptive”
Partia Demokratike, e përfaqësuar nga zëdhënësja Flori...

Pas publikimit të të dhënave personale dhe pagat e shqiptarëve, duket se Qeveria është vënë në lëvizje, duke bërë ndryshime në ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.
Nisma e re e qeverisë parashikon një serë ndryshimesh ligjore në mënyrën e administrimit të të dhënave personale, forcon rolin e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e nga ana tjetër edhe rrit ndjeshëm penalitetet për ata që abuzojnë me këto të dhëna.
Ligji parashikon gjoba për kundërvajtjet administrative do të të shkojë deri në dy miliardë lekë, ose deri në 4% të xhiros totale vjetore të përgjithshme për vitin financiar paraardhës në rastin e ndërmarrjeve.
“Shkelja e detyrimit për bashkëpunim apo e çdo akti të Komisionerit, sipas paragrafit 1 të nenit 85, moszbatimi i një urdhri, apo kufizimi të përkohshëm ose përfundimtar të përpunimit, ose, pezullimi të shkëmbimit të të dhënave, i nxjerrë nga Komisioneri në përputhje me gërmën b) të paragrafit 2 të nenit 85, duke marrë parasysh edhe faktorët e përcaktuar në paragrafin 2 të këtij neni, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë deri në 2 000 000 000 lekë, ose në rastin e një ndërmarrjeje, deri në 4% të xhiros totale vjetore globale për vitin financiar paraardhës, cilado që është më e lartë”, thuhet në ligj.
Kjo praktikisht do të përbënte edhe nivelin më të lartë të sanksionit administrative që aplikohet në Shqipëri.
Sipas report tv, në listën e risive që prezantohet për herë të parë është “e drejta për t’u harruar” e cila mund të konsiderohet si një e drejtë e re e subjektit të të dhënave në kontekstin e zhvillimeve teknologjike.
“Kjo e drejtë shërben si një garanci në mjedisin online për subjektin e të dhënave, duke detyruar ofruesit e motorëve të kërkimit të fshijnë me kërkesë të subjektit të të dhënave informacionin në lidhje me të, i cili me kalimin e kohës nuk është më i nevojshëm, por kur gjendet ka një ndikim negativ në reputacionin e tij. Qëllimi i kësaj të drejte është të eliminojë çdo gjurmë të të dhënave të çdo personi që dëshiron të “harrohet” përgjithmonë nga rrjetet sociale dhe motorët e kërkimit në internet si Google apo platforma të tjera kërkimi” thuhet në ligj.

Ndryshimet lidhen edhe me përmirësimin e përkufizimit të termave të përdorur në projektligj, si dhe në prezantimin e termave të reja. Konkretisht, në një nga termat më të rëndësishëm në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale është pëlqimi. Përkufizimi i këtij termi ka ndryshuar në mënyrë tillë që si pëlqim të merret çdo element tregues të vullnetit të subjektit të të dhënave, të dhënë lirisht, të informuar dhe të qartë nëpërmjet të cilit ai, me anë të një deklarate ose me një veprim të qartë pohues, shpreh dakordësinë për përpunimin e të dhënave personale që lidhen me të, për një ose më shumë qëllime specifike. Ndërkaq, janë prezantuar terma të reja në projektligj si, përpunimi i mëtejshëm, të dhënat e pseudonimizuara, si dhe shtimi i kategorive të të dhënave sensitive.
Në drejtim të të drejtave të subjekteve të të dhënave, projektligji jo vetëm që përmirëson dhe zgjeron të drejtat e tyre të parashikuara nga ligji në fuqi, por parashikon për herë të parë edhe të drejta të reja si e drejta për t’u harruar dhe e drejta për transferueshmërinë e të dhënave. Gjithashtu, parimet dhe kriteret për përpunimin e të dhënave personale edhe pse mbeten të njëjta, përshkruhen në mënyrë më të detajuar dhe të hollësishme.
Në funksion të mbrojtjes efektive të të dhënave personale, krahas detyrimeve të parashikuara nga legjislacioni aktual parashikohen edhe detyrime të reja për kontrolluesit dhe përpunuesit si: kryerja e vlerësimit të ndikimit në mbrojtjen e të dhënave personale përpara fillimit të një procesi përpunimi, detyrimi për tu konsultuar paraprakisht me Komisionerin përpara fillimit të përpunimit të dhënave, në rast se ky përpunim rezulton me rrezik të lartë për subjektin e të dhënave, detyrimi për emërimin e një nëpunësi të mbrojtjes së të dhënave, si dhe prezantimi për herë të parë i kodeve të sjelljes dhe mekanizmave të certifikimit.
Në ndryshim nga ligji aktual i cili nuk përmban parashikime të posaçme, me këtë projektligj parashikohen për herë të parë rregulla mbi përpunimin e të dhënave personale nga autoritetet kompetente për sigurinë publike ose kombëtare dhe për parandalimin dhe ndjekjen e veprave penale.
Kujtojmë se skandali i publikimit të pagave dhe të dhënat personale rrezikoi stabilitetin dhe sigurinë e qytetarëve. Këto të dhëna u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale ku përfshinte të dhënat e pagave të mbi 650 mijë shqiptarëve, numra celulari personale të 900 mijë qytetarëve shqiptarë dhe ajo e targave e mbi 530.452 qytetarë shqiptare privat dhe për 61.513 biznese, banka, ambasada etj!
Partia Demokratike, e përfaqësuar nga zëdhënësja Flori...
Zbardhet debati në korridoret e Kuvendit, para nisjes ...
Mbledhja në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, ku p...
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë po diskuton sot në l...
Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endri...
“Supermeni” i selisë së bravave, Enkelejd Alibeaj, të cili...
“Sudja” e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se vijo...
Presidenti Ilir Meta ka bërë një thirrje mëngjesin e s...
Avokatja Enida Bozheku ka komentuar protestën e 7 korrikut...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka folur me alternativa të q...
Kreu i PD-së, Sali Berisha e ka krahasuar rikthimin e ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sonte në “Open”...
Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, është shprehur se ...
Kreu i PD, Sali Berisha, i ftuar sonte në “Open”, mes ...
Pas rikthimit në krye të Partisë Demokratike, Sali Ber...
Deputeti Belind Këlliçi, ka folur për aferën e incener...
Kreu i PD, Sali Berisha, zbuloi se si do ta organizojë...
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, gjatë ...
kreu i PD, Sali Berisha, i ftuar këtë mbrëmje në emisi...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka zbuluar një bisedë që ka zhv...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...