"Heqim dorë nga mandati"/ Shabani: Kleana Xhuveli do të jetë deputete e Nismës "Shqipëria Bëhet"
Drejtuesi i Nismës “Thurrje”, Endri Shabani, në një dalje ...

Bashkëkryetari i LZHK-së, Ekrem Spahiu ka ndarë sot qëndimin e tij dhe të partisë lidhur me situatën në vend pas rezultateve nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Përmes një deklarate për shtyp theksohet se fushata elektorale e kryeministrit Rama ka qenë një fallsitet i plotë.
Sipas LZHK-së, kjo është arsyeja që zhbën rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit.
Spahiu dhe LZHK propozojnë krijimin e një qeverie teknike, si zgjidhjen e vetme për t’i dhënë fund situatës.
Deklarata e plotë:
“Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” shpreh qendrimin e saj se, Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama njëkohësisht dhe Kryeministri i Shqipërisë, pasi mori 83 mandate nga votimet e 11 majit 2025, e theksojmë, nga votimet dhe jo nga zgjedhjet, është bërë shumë agresiv ndaj institucioneve dhe qytetarëve, duke iu imponuar frikshëm. Me pushtet të plotfuqishëm, tashmë me urdhërat e tij nuk pyet për shkelje të kushtetutës e ligjeve të vendit, as të konventave e kartave ndërkombëtare.
Deklarimet, thirrjet apo premtimet publike i ka shpërfillur krejtësisht.
Gjatë fushates elektorale për mandatin e katërt, Kryeministri Rama deklaronte; se administrata shtetërore qendrore dhe vendore është më e mira në histori, e cila ka qenë model në shërbim të qytetarëve; se Policia e Shtetit është profesioniste dhe zbaton me përpikmëri ligjet; se AKU, Kadastra, Agjencitë dhe Inspektoriatet Kombëtare ishin të përkushtuara në zbatimin e ligjit dhe në shërbim të plotë ndaj qytetarëve.
Për ne si LZHK dhe opozitën në tërsi nuk përbën çudi kjo sjellje e Rames me shqiptarët, por ata që e kanë votuar më 11maj, pas zgjedhjeve po shohin se ai është tjetërsuar plotësisht. Me urdhërin e tij, kërkoi dorëheqjen e të gjithë nënkryetarëve dhe drejtorëve të bashkive duke i shigjetuar në grup se kanë abuzuar me detyrën dhe ligjin dhe iu ka diktuar kryetarëve ristrukturime administrative.
“Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” shpreh qendrimin e saj se, Qeveria nuk mund të drejtojë bashkitë, sepse kjo është shkelje e parimeve të ndarjes së pushteteve në një shtet demokratik. Emërimet dhe shkarkimet në administratën vendore janë kompetencë e kryetarit të bashkisë dhe jo e pushtetit qendror.
Këto veprime përbëjnë cenim të drejtpërdrejtë të autonomisë vendore, të garantuar nga; Kushtetuta e Shqipërisë, Karta Evropiane e Autonomisë Lokale dhe Ligji “Për Vetëqeverisjen vendore”.
Megjithëse janë njerzit e partisë së tij, “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” i bën thirrje Kryeministrit Rama që të ndërpresë menjëherë ndërhyrjet politike në bashkitë e vendit. Ndërkohë, LZHK kërkon angazhimin e gjithë opozites, institucioneve të pavarura dhe partnerëve ndërkombëtarë për të mbrojtur integritetin dhe funksionimin demokratik të pushtetit lokal në Shqipëri.
“Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” shpreh shqetësimin e saj për përmbajtjen ligjore dhe mënyrat si po realizohet aksioni i prishjes së ndërtimeve pa leje dhe lirimi i hapësirave dhe ambienteve publike. Pak ditë para zgjedhjeve të 11 majit, Kryeministri Rama shkoi vetë në Theth dhe në takimin me banorët j’u tha: “T’i gëzoni pronat dhe investimet tuaja, se i keni të trashëguara brez pas brezi”. Për të mos thënë kriminale, minimalisht është hipokrizi, që t’iu thuash ndërtoni dhe t’i gëzoni e pastaj në mes të sezonit, zgjodhi pikërisht Thethin për t’iu shkatërruar plotësisht rreth 100 objekte, të cilat ishin ngritur me shumë mundime e sakrifica.
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar e dënon këtë klimë terrori shtetëror ndaj banorëve të Thethit dhe kërkon dëmshpërblimin e të gjitha objekteve të prishura. Para disa ditëve u bënë shkarkime dhe emërime të reja në drejtoritë vendore dhe komisariatet e policisë së shtetit. Në këtë shpërthim veror, përfshihet edhe vendimi i Qeverisë për ligjin e ri të inspektimeve, ku do të riorganizohen Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe 13 agjenci dhe inspektoriate në vend.
“Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” shpreh qendrimin e saj se, fushata elektorale e Kryeministrit Rama ka qenë një fallsitet i plotë, një arsye më shumë që e zhbën rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. Sjellim në vëmendje se zgjedhjet janë kontestuar nga i gjithë faktori opozitar dhe nuk i njohin ato, ndërkohë vezhguesit e OSBE/ODIHR-it kanë shprehur në Raportin paraprak problematika të mëdha për zgjedhjet.
“Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” rikonfirmon qendrimin e saj se e vetmja zgjidhje për kapërcimin e kësaj situate të rëndë është krijimi i një qeveri kalimtare me mandat të kufizuar për të realizuar:
- Ndryshimet kushtetuese
- Rishikimin e reformës territoriale
- Reformën zgjedhore
- Zgjedhjet e parakohshme, të cilat janë domosdoshmëri kombëtare/CNA
Drejtuesi i Nismës “Thurrje”, Endri Shabani, në një dalje ...
Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në prezantimin e r...
"Telenovela" e mandatit të vetëm të marrë më 11 maj në koa...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqi...
Eriol Braimllari, kushëriri i Endrit Braimllarit, ka dhënë...
Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e tij “Sy m’sy”, është ...
Kryeministri Edi Rama, në rubrikën “Sy m’sy”, nuk la pa ir...
Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e tij “Sy m’sy”, ka fol...
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme është rikthyer me rubk...
Kandidati Zeqir Kordhoni, i përfolur së fundmi si pjesë e ...
Endri Shabani, bashkëdrejtues i koalicionit Nisma “Shqipër...
Ministri i Shtetit dhe drejtuesi politik i Partisë Sociali...
Presidenti i Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian (EESC)...
Kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja ka komentuar sot lid...
Kryeministri Edi Rama i rikthehet nesër rubrikës së komuni...
Gjatë një vizite në Kretë, ministri i Shtetit Taulant Ball...
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet social...
Kryetari i Forumit Rinor të PD-së, Besart Xhaferri përmes ...
Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD dhe njëkohësisht ...
Përplasjet mes përfaqësuesve kryesorë të koalicionit “Nism...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...