E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat, ka publikuar një letër.
Sipas Berishës, letra e publikuar i është dërguar misionit të OSBE-së nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani, në lidhje me raportin e publikuar për zgjedhjet e 11 majit.
Kryedemokrati tha se letra e dërguar nga Hasani është kërcënuese dhe është dërguar sapo është lexuar raporti.
"Farsa elektorale e 11 majit 2025 është procesi elektoral më i shëmtuar në 32 vite pas rënies së Perdes së Hekurt.
Është procesi më i diskredituar. Është procesi më i korruptuar. Këtu në mënyrë të vazhdueshme kemi paraqitur qindra fakte dhe dokumente të pakundërshtueshme të përdorimit të mbi 1 miliard e 20 milionë eurove para të buxhetit me qëllim blerjen dhe influencën e votës.
Të organizimit të mbi 4 mijë e 500 aktiviteteve më shumë se tri vite të tjera të marra së bashku, në 4 muajt e fundit para zgjedhjeve, të ndaluara me ligj. Të gjysmë miliardi prokurime të ndaluara me ligj para zgjedhjeve.
Të armatosjes së terroristëve elektoralë patronazhistë me të dhënat e qytetarëve për t’i mikluar dhe kërcënuar ata. Firmosjen e licencave për mbjelljen e kanabisit në përmasa 140 herë më të mëdha sesa parashikon ligji. Kemi paraqitur para jush manipulimin ekstrem të votës së diasporës. Por ju jeni dëshmitarë se këtu, nga kjo sallë, nga Parlamenti Europian dhe asambleja parlamentare e OSBE-së, kam denoncuar me forcën më të madhe kërcënimet, presionet e Edi Ramës dhe ministrit Igli Hasani ndaj vëzhguesve ndërkombëtarë me qëllim që ata të ndryshojnë raportin. Siç unë u kam njoftuar, laptopi po bën transparencë të madhe. Këtu para jush kam sjellë sot letrën kërcënuese që ministri i Jashtëm i narkoshtetit, Igli Hasani, iu drejtohet me datën 12 maj, sapo lexohet raporti, zonjës Farah Karimi, koordinatore speciale dhe lidere e misionit afatshkurtër të OSBE-së. Ambasadorit Lamberto Zannier, kryetar i misionit të vëzhguesve të ODIHR-it. Zotit Bjorn Soder, kryetar i delegacionit të asamblesë parlamentare të OSBE-së. Zoti Simone Billi, kryetar i delegacionit të asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës. Dhe zotit Michael Gahler, kryetar i delegacionit të Parlamentit Europian. Shikoni çfarë banditizmi, sapo kanë lëshuar komunikatën, atyre u drejtohet kjo letër. Pas kortezisë, në letër thuhet: ‘Lidhur me deklaratën e gjetjeve dhe konkluzioneve paraprake, dua t’ju përcjell pritshmërinë që këto raporte të pasqyrojnë me saktësi realitetet e observuara në terren gjatë procesit elektoral’. Dhe vazhdon: ‘Në këtë drejtim, dua të shpreh shqetësimin serioz (imagjinoni ju çfarë mafiozësh janë këta, ata sa e kanë lexuar raportin, dhe ky sikur t’ua ketë marrë kopjen para) lidhur me paragrafin hyrës të deklaratës, në të cilin bëhet një paraqitje thellësisht negative në pikëpamjen tonë dhe e pabalancuar e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025'", tha Berisha./ CNA
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për...
Qeveria ka propozuar një projektligj të ri për Forcat e Ar...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar pas ngja...
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar sot me to...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se me përfundimin e ...
94 tonë produkte bujqësore dhe blegtorale janë bllokuar, g...
Ka një debat të stisur rreth një drafti të lançuar nga Min...
Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha ka njoftuar sot se ka...
Deputetja demokrate, Albana Vokshi ndau qëndrimet e saj li...
Ministri i Shtetit, Taulant Balla ka ndarë sot detaje nga ...
Më 25 korrik u prezantua drafti i Kodit Penal, i cili ka s...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh dhe ministrja e Infrastru...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet social...
Kryeministri Edi Rama, në një reagim në rrjetet sociale, k...
Kryeministri Edi Rama, në një reagim në rrjetet social...
Deputeti i zgjedhur i PD-së, Belind Këlliçi, në një deklar...
Ylli Manjani, ish-ministri i Ramës, ka deklaruar hapur se ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar mbi ...
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro me anë t...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...