
Kryeministri Edi Rama, në një reagim në rrjetet sociale, ka reaguar pas thirrjes nga shoqatat e gazetarëve për të ndërhyrë me urgjencë në draftin e Kodit Penal, duke informuar se Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Ministrave nuk kanë marrë pjesë në hartimin e draftit po ia kanë besuar një grupi ekspertësh, nën udhëhehjen e drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, Profesor Arben Rakipit.
Rama ka theksuar se qeveria ka marrë dhe po studion draftin për të ballafaquar më pas qëndrimet e secilës palë me grupin e ekspertëve.
Kryeministri Edi Rama tha se pasi të bëhen të gjitha ballafaqimet e grupit të punës me të gjitha palët e interesuara dhe në pavarësi të plotë nga qeveria, Ministria e Drejtësisë do ta marrë draftin e rishikuar e do ta konsultojë natyrisht edhe me Komisionin Europian, sepse pa vulën e Brukselit drafti nuk shkon dot në Parlament!
“Shoh që disa shoqata gazetarësh na kanë bërë një thirrje urdhëruese për të ndërhyrë urgjentisht në draftin e Kodit të Ri Penal, çka tregon se ata që duhet të informojnë publikun për procesin e saponisur të diskutimit të këtij drafti nuk e kanë kuptuar akoma (edhe pse u tha shumë qartë nga ministri i drejtësisë) se Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Ministrave, nuk kanë marrë pjesë në hartimin e draftit po ia kanë besuar një grupi ekspertësh të nderuar, nën udhëhehjen e Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, Profesor Arben Rakipit.
Kështu, hëpërhë qeveria është thjeshtë njëra nga shumë palët në këtë proces dhe e kemi marrë e po e studiojmë draftin, për të ballafaquar më pas qëndrimet tona me ato të grupit të ekspertëve, gjë që ua sugjerojmë edhe shoqatave të alarmuara për lirinë e shtypit, të cilat në këtë fazë, në vend se të alarmohen duhet të ndjehen shumë të lehtësuara e të respektuara, sepse kanë të gjithë kohën e nevojshme për ta studiuar e pastaj ballafaquar draftin e Kodit të Ri Penal me grupin e punës, njësoj siç do të bëjë qeveria e siç duhet të bëjnë të tëra palët e interesuara - sidomos ato brenda sistemit, të cilat në vend se të japin deklarata sa të nxituara aq edhe qesharake për shtyp, bëjnë mirë të ulen me grupin e ekspertëve dhe të ballafaqojnë opinionet e tyre.
Ky është një proces demokratik dhe transparent, ku kush do të kontribuojë për një Kod të Ri Penal për Shqipërinë 2030 në BE i ka rrugët e hapura e të gjithë kohën e nevojshme, ndërsa kush do të bëjë zhurmën e vet mund ta bëjë, se demokracia i ka edhe zhurmuesit e vet, po s’mund të thotë dot që s’na pyeti kush.
Pasi të bëhen të gjitha ballafaqimet e grupit të punës me të gjitha palët e interesuara dhe në pavarësi të plotë nga qeveria, Ministria e Drejtësisë do ta marrë draftin e rishikuar e do ta konsultojë natyrisht edhe me Komisionin Europian, sepse pa vulën e Brukselit drafti nuk shkon dot në parlament!
Kështu që miq të shoqatave të shtypit rrini të qetë se nuk ju vjen dot asnjë e keqe nga Kodi i Ri Penal, në Shqipërinë që po shkon në BE dhe jo në BRSS”, shkruan Rama.
Kujtojmë se pak ditë më parë, në të njëjtën linjë pati qëndrimin e saj edhe CNA, ku theksoi se ky draft i Kodit Penal duhet të marrë patjetër vulën e BE-së./ CNA
Deputeti i zgjedhur i PD-së, Belind Këlliçi, në një deklar...
Ylli Manjani, ish-ministri i Ramës, ka deklaruar hapur se ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar mbi ...
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro me anë t...
Deputeti Braçe sot e harroi bukën me miell të keq.Iu kthye...
Në një reagim të gjatë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, në një prononcim për gazetar...
KAS, pasi u mbyllën të gjtha proceset ankimore, i ka kërku...
Kryeministri Edi Rama në intervistën e tij për revistën “Z...
Kryeministri Edi Rama në intervistën e dhënë për median gj...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar ...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median g...
Tani kur fati i tij politik dhe juridik ka marrë poropotin...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferenc...
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën...
Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar ankimin e ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për di...
Maksi Haxhia, i cili ashtu siç u zbulua dhe nga përgji...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për di...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet social...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...